REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7633 2018.10.15
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.11.10
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/611 2018.09.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14798775.4 2014.11.10
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3069066 2018.07.04
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20131866
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  16; 16; 16; 16
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Stucchi S.p.A. Via della Lira Italiana, 397, 24040 Pagazzano, Bergamo
(72) Shpikës
Emri Adresa
GATTI, Gianmarco Viale Piave 1/C , I-24040 Pognano (BG) , IT
TIVELLI, Sergio Via San Martino 13 , I-24050 Cividate Al Piano (BG) , IT
STUCCHI, Giovanni Via Mons. Bignamini 4 , I-24047 Treviglio (BG) , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
(54) Titull
NYJE LIDHËSE TRANSMISIONI FLUID ME BASHKUESE FAQE-SHESHTË ME UNAZË HERMETIZUESE BALLORE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një nyje transmisioni fluidi (100) që përmban një kanxhë faqe-sheshtë femër (47) të futur në bllokun ushqyes hidraulik (1) që i përket nyjes (100), dhe një kanxhë faqe-sheshtë mashkull (48), që gjatë përdorimit mund të çiftohet me kanxhën femër të sipërpërmendur (47), ku blloku (1) përfshin të paktën një linjë hidraulike (49) dhe një linjë shkarkuese (50), dhe një levë (4) të bashkuar me gungën (7) që shërben për të ulur presionin në dhomën (54) brenda kanxhës femër (47) dhe për të shkëputur kanxhën mashkull (48) nga kanxha femër (47), ku kanxha femër (47) përmban një valvol uljeje presioni (51) që lejon gjatë përdorimit komunikimin e dhomës (54) me linjën shkarkuese (50), ku kanxha femër (47) përmban edhe një nyje të brendshme (60) që rregullohet të rrëshqasë aksialisht brenda nyjes së jashtme (53) të vetë kanxhës femër (47), ku nyja e brendshme (60) që ka një fund (35) dhe një bisht (44) me faqe të sheshtë (441) me fytyrë nga pjesa e jashtme e kanxhës femër (47), ku bishti (44) dhe faqja e sheshtë (441) janë të bashkuara (integruara) me njera tjetrën, dhe një bokull hermetizuese (43) krijon një hapësirë (65) ndërmjet bokullës hermetizuese (43) dhe bishtit (44), ku nyja e jashtme (53) përmban një mbajtëse të një dadoje unazore (29), një dado unazore (30) dhe të paktën një sferë kyçëse (32) të vendosur brenda skatullës (291) të mbajtëses së dados unazore (29), ku mbajtësja e dados unazore (29) rregullohet të jetë në gjendje të lëvizë aksialisht kundrejt dados unazore (30), ku nyja e jashtme (53) përmban edhe një kupë (41) që rregullohet në mënyrë të tillë që gjatë punës të rrëshqasë aksialisht brenda mbajtëses së dados unazore (29), ku lidhësi femër (47) përmban edhe një unazë hermetizuese ballore (400, 500) që mbështetet prej dados unazore (30) përballë kanxhës mashkull (48) dhe që ka një pjesë të deformueshme (401, 501) që pengon futjen e papastërtive brenda kanxhës femër (47) nëse ajo shkëputet nga kanxha mashkull (48) ose nëse ajo çiftohet te kanxha mashkull (48), gjatë hapave të çiftimit/ççiftimit (shkëputjes), dhe pjesa e deformueshme (401, 501) gjatë përdorimit rrotullohet sipas akrepave të orës në drejtimin për brenda kanxhës femër (47) gjatë çiftimit, pjesa e deformueshme (401, 501) gjatë përdorimit rrotullohet kundër akrepave të orës në drejtimin për jashtë kanxhës femër (47) dhe rrëshqet gjatë kanxhës mashkull (48) gjatë ççiftimit, nyja e transmisionit fluid (100) rregullohet në mënyrë të tillë që kur kanxha femër (47) të ççiftohet (shkëputet) nga kanxha mashkull (48), unaza hermetizuese ballore (400, 500) paratensionon dadon unazore (30), mbajtësen e dados unazore (29) dhe kupën (41), duke mbyllur kështu çfarëdo hapësire që mund të lejojë futjen e papastërtive në kanxhën femër (47), së bashku me faqen e sheshtë (441) të bishtit (44).
2 Një nyje (100) sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se pjesa e deformueshme (501) e unazës hermetizuese ballore (500) përfshin një sipërfaqe mbështetëse (502) për mbajtësen e dados unazore (29) dhe një teh mbështetës (503) për kupën (41), ku sipërfaqja (502) është e pjerrësuar kundrejt faqes së parë (441) të bishtit (40) kur unaza hermetizuese ballore (500) montohet te kanxha femër (47) e shkëputur nga kanxha mashkull (48), ku sipërfaqja (502) paratensionon ballazi mbajtësen e dados unazore (29), ndërsa paratensionimi i kupës (41) është rrethor i lidhur me tehun (503) të unazës hermetizuese ballore (500).
3 Një nyje (100) sipas pretendimit 1 ose 2, që karakterizohet nga ajo se kupa e sipërpërmendur (41) përfshin edhe një hermetizues (45) që paratensionon diametralisht bokullën hermetizuese (43) duke kufizuar kështu futjen e papastërtive ndërmjet këtyre detaleve.
4 Një nyje (100) sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se skatulla (304) e dados unazore (30) përfshin një element të deformueshëm (305) të përshtatur për të shtyrë sferën kyçëse (32) radialisht në drejtim të skatullës (49) të trupit mashkull (4).