Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7760
2018.12.06
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.10.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/560
2018.08.22
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.12.12
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12842768.9
2012.10.25
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2771307
2018.05.30
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161551496 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07; 07; 07; 07; 07; 07; 08
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Novomer, Inc. | 1 Bowdoin Square Suite 300, 02114 Boston, Massachusetts |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FARMER, Jay, J. | c/o Novomer, Inc.950 Danby RoadSuite 198 , Ithaca, NY 14850 , US |
| PORCELLI, Richard, V. | c/o Novomer, Inc.950 Danby RoadSuite 198 , Ithaca, NY 14850 , US |
| LAPOINTE, Robert, E. | c/o Novomer, Inc.950 Danby RoadSuite 198 , Ithaca, NY 14850 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul. B. Curri Pall. 2/3/24, Tirane, Albania AL , AL |
| Vladimir NIKA | Bul. B. Curri Pall. 2/3/24, Tirane, Albania AL , AL |
(54) Titull
METODE PER PRODHIMIN AKRILATEVE NGA EPOKSIDET
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Metoda për sintezën e acidit akrilik që përfshin fazat e mëposhtme: sigurimi i një rryme të gaztë ushqyese që përmban oksid etileni dhe monoksid karboni; drejtimin e rrymës së lëndës ushqyese në një zonë të parë të reaksionit ku ajo vihet në kontakt me një komponim karbonil metalik dhe ku të paktën një pjesë e oksidit të etilenit konvertohet në një rrymë të produktit të karbonilimit që përmban beta propiolakton; drejtimin e rrymës të produktit të karbonilimit në një zonë të dytë të reaksionit ku ajo vihet në kontakt me një katalizator, i cili katalizon konvertimin e beta propiolaktonit në acid akrilik; tërheqja e një rrjedhe produkti të acidit akrilik nga zona e dytë e reaksionit; dhe izolimin e acidit akrilik nga rryma e produktit. |
| 2 | Metoda sipas pretendimit 1, që përfshin më tej fazën e shtimit të ujit në produktin e karbonilimit para se të hyjë në zonën e dytë të reaksionit. |
| 3 | Metoda sipas pretendimit 1, ku konvertimi i oksidit të etilenit në beta propiolakton është një reaksion në fazë të gaztë, ose ku komponimi karbonil metalik ka një formulë [QMy(CO)w]x, ku: Q është çdo ligand ose më shumë se një ligand dhe nuk ka nevojë të jetë i pranishëm; M është një atom metalik; Y është një numër i plotë nga 1 deri në 6 përfshirëse; W është një numër i tillë që siguron karbonil të qëndrueshëm metalik; dhe X është një numër i plotë nga -3 deri në +3 përfshirëse. |
| 4 | Metoda sipas pretendimit 1, ku komponimi karbonil metalik përmban një karbonil metalik anionik, opsionalisht: ku (i) komponimi karbonil metalik anionik përmban një pjesë të zgjedhur nga grupi i përbërë nga: [Co(CO)4]-, [Ti(CO)6]2-, [V(CO)6]-, [Rh(CO)4]-, [Fe(CO)4]2-, [Ru(CO)4]2-, [Os(CO)4]2-, [Cr2(CO)10]2-, [Fe2(CO)8]2-, [Tc(CO)5]-, [Re(CO)5]-, dhe [Mn(CO)5]-, ose : ku (ii) komponimi karbonil metalik anionik përmban [Co (CO)4]-, ose: ku (iii) komponimi karbonil metalik anionik përmban [Rh(CO)4]-. |
| 5 | Metoda sipas pretendimit 1, ku komponimi karbonil metalik përmban një komponim karbonil metalik neutral, opsionalisht: ku (i) komponimi karbonil metalik neutral zgjidhet nga grupi i përbërë nga: Ti(CO)7; V2(CO)12; Cr(CO)6; Mo(CO)6; W(CO)6, Mn2(CO)10, Tc2(CO)10, Re2(CO)10 Fe(CO)5, Ru(CO)5 Os(CO)5 Ru3(CO)12, Os3(CO)12 Fe3(CO)12 Fe2CO)9 Co4(CO)12, Rh4(CO)12, Rh6(CO)16, Ir4(CO)12, Co2(CO)8 dhe Ni(CO)4, ku (ii) kompleksi karbonil metalik neutral përmban Co2(CO)8. |
| 6 | Metoda sipas pretendimit 1, ku komponimi karbonil metalik përfshin një trup të ngurtë. |
| 7 | Metoda sipas pretendimit 1, ku komponimi karbonil metalik mbështetet në një trup të ngurtë, opsionalisht ku (i) mbështetësi i ngurtë zgjidhet nga grupi i përbërë nga trupa të ngurtë inorganik dhe mbështetës polimerik, ose ku (ii) mbështetësi i ngurtë përzgjidhet nga grupi i përbërë nga: silicë, xham, alumin, zirkon, toka me diatome, okside metalike, kripëra metalike, qeramika, argjila, sita molekulare, kiselgur dhe dioksid titani ose ku (iii) mbështetësi i ngurtë zgjidhet nga grupi i përbërë nga xhel silici, alumin dhe xham. |
| 8 | Metoda sipas pretendimit 1, ku (i) raporti i monoksidit të karbonit me oksidin e etilenit në rrymën ushqyese është midis 1:1 dhe 100: 1, ose: ku (ii) raporti i monoksidit të karbonit me oksidin e etilenit në rrymën ushqyese është më i madh se 10:1, ose: ku (iii) rryma ushqyese furnizohet në zonën e parë të reaksionit me një presion midis 2.026 kPa dhe 20.265 kPa (20 dhe 200 atmosferë), ose: ku (iv) rryma ushqyese furnizohet në zonën e parë të reaksionit në një temperaturë midis 50 dhe 200°C. |
| 9 | Metoda sipas pretendimit 1, ku katalizatori në zonën e dytë të reaksionit përmban një acid, opsionalisht ku acidi përmban acid fosforik, ose ku acidi përfshin një katalizator të ngurtë acidi. |
| 10 | Metoda sipas pretendimit 1, ku rryma e produktit të karbonilimit sigurohet në zonën e dytë të reaksionit si një rrymë e gaztë, opsionalisht ku rryma e produktit të karbonilimit përmban një përzierje të beta propiolaktonit dhe monoksidit të karbonit, ose ku rryma e produktit të karbonilimit është në thelb pa oksid etileni që nuk është futur në reaksion. |
| 11 | Metoda sipas pretendimit 1, ku etapa e izolimit të acidit akrilik përfshin kondensimin e acidit akrilik. |
| 12 | Metoda sipas pretendimit 1, që përfshin më tej fazën e oksidimit të gazit etilen për të siguruar rrymën ushqyese të oksidit të etilenit, opsionalisht ku faza e oksidimit të gazit etilen përfshin kontaktin e etilenit me oksigjen në një reaktor oksidimi të etilenit në prani të një katalizatori të përshtatshëm për të konvertuar të paktën një pjesë të etilenit në oksid etileni, duke tërhequr një rrymë oksidi etileni të gaztë nga reaktori i oksidimit të etilenit; dhe duke kombinuar rrymën e oksidit etilen të gaztë me monoksidin e karbonit për të siguruar rrymën e ushqimit. |
| 13 | Metoda për sintezën e estereve akrilate që përfshin fazat e mëposhtme: sigurimi i një rryme të gaztë ushqyese që përmban oksid etileni dhe monoksid karboni; drejtimin e rrymës ushqyese në një zonë të parë të reaksionit ku ajo vihet në kontakt me një komponim karbonil metalik dhe ku të paktën një pjesë e oksidit të etilenit konvertohet në një rrymë produkti që përmban beta propiolaktone; shtimi i një alkooli C1-8 në rrymën e produktit që përmban beta propiolakton; drejtimin e rrymës së produktit që përmban beta propiolakton dhe alkool C1-8 në një zonë të dytë të reaksionit ku ajo vihet në kontakt me një katalizator që katalizon konvertimin e beta propiolaktonit dhe alkoolit C1-8 në ester të acidit akrilik përkatës; tërheqja e një rryme produkti esteri të acidit akrilik nga zona e dytë e reaksionit; dhe izolimin e një esteri akrilat nga rryma e produktit. |
| 14 | Metoda sipas pretendimit 13, ku (i) alkooli C1-8 zgjidhet nga grupi që konsiston në metanol, etanol, propanol, butanol, hexanol dhe 2-etil heksanol, ose: ku (ii) alkooli C1-8 përmban metanol; ose: ku (iii) alkooli C1-8 përmban butanol. |
| 15 | Metoda për sintezën e polipropiolaktonit që përfshin fazat e mëposhtme: furnizimi i një rrymë të gaztë ushqyese që përmban oksid etileni dhe monoksid karboni; drejtimin e rrymës ushqyese në një zonë të parë të reaksionit ku ajo vihet në kontakt me një komponim karbonil metalik dhe të paktën një pjesë e oksidit të etilenit konvertohet në një rrymë produkti që përmban beta propiolakton; drejtimin e rrymës së produktit që përmban beta propiolakton në një reaktor polimerizimi që përmban një tretës të përshtatshëm dhe një katalizator polimerizimi; tërheqja e një rryme produkti polipropiolakton nga reaktori i polimerizimit; dhe izolimin e polipropiolaktonit nga rryma e produktit. |
| 16 | Metoda për sintezën e poli-3-hidroksibutirat që përfshin fazat e mëposhtme: sigurimi i një rryme të gaztë ushqyese që përmban oksid propilen me enancio-të pasuruar dhe monoksid karboni; drejtimin e rrymës ushqyese në një zonë të parë reaksioni ku ajo vihet në kontakt me një komponim karbonil metalik dhe të paktën një pjesë e oksidit të propilenit konvertohet në një rrymë produkti që përmban beta butirolakton; drejtimin e rrymës së produktit që përmban beta butirolakton në një reaktor polimerizimi që përmban një tretës dhe një katalizator polimerizimi; tërheqja e një rrjedhe produkti poli-3-hidroksibutirat nga reaktori i polimerizimit; dhe izolimin e poli-3-hidroksibutirat nga rryma e produktit. |
| 17 | Metoda sipas secilit prej pretendimeve 13, 15 ose 16, ku (i) komponimi karbonil metalik përfshin një trup të ngurtë, ose: ku (ii) komponimi karbonil metalik mbështetet në një trup të ngurtë, ose: ku (iii) mbështetësi i ngurtë zgjidhet nga grupi i përbërë nga trupa të ngurtë inorganik dhe mbështetës polimerik; ose: ku (iv) mbështetësi i ngurtë zgjidhet nga grupi i përbërë nga: silicë, xham, alumin, zirkon, toka me diatome, okside metalike, kripëra metalike, qeramika, argjila, sita molekulare, kieselgur dhe dioksid titani. |
| 18 | Metoda për sintezën e acidit akrilik që përfshin fazat e mëposhtme: furnizimin e një rryme etileni; kontaktin e rrymës së etilenit me oksigjen në praninë e një katalizatori për të siguruar një rrymë oksidi etileni; shtimi i monoksidit të karbonit në rrymën e oksidit të etilenit për të siguruar një rrymë ushqyese; drejtimin e rrymës ushqyese në një zonë të parë reaksioni ku ajo vihet në kontakt me një komponim karbonil metalik dhe ku të paktën një pjesë e oksidit të etilenit konvertohet në një rrymë produkti karbonilimi që përmban beta propiolakton; drejtimin e rrymës së produktit të karbonilimit në një zonë të dytë reaksioni ku ajo vihet në kontakt me një katalizator, i cili katalizon konvertimin e beta propiolakton në acid akrilik; tërheqja e një rryme produkti të acidit akrilik nga zona e dytë e reaksionit; dhe izolimi i acidit akrilik nga rryma e produktit, opsionalisht: ku oksidi i etilenit mbetet substancialisht në fazën e gaztë midis fazës të oksidimit dhe zonës së parë të reaksionit. |