REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7525 2018.09.10
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.06.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/514 2018.08.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.09.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11790495.3 2011.06.03
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2575884 2018.07.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 351125
US 201161474764
US 201161430645
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  61; 07; 61; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
AbbVie Biotechnology Ltd Harbour Fiduciary Services Limited,Thistle House, 4 Burnaby Street, Hamilton, Pembroke
(72) Shpikës
Emri Adresa
OKUN, Martin, M. 207 W. Park Avenue , Libertyville, IL 60048 , US
HARRIS, Thomas, C. 432 Saint Andrews Lane , Gurnee, IL 60031 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
PËRDORIMET DHE PËRBËRJET PËR TRAJTIMIN E HIDRADENITIS SUPPURATIVA (HS)
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një antitrup anti-TNFa njerëzor i izoluar, për tu përdorur në trajtimin e hidradenitis suppurativa (HS) tek një subjekt, ku antitrupi anti-TNFa njerëzor i izoluar administrohet tek një subjekt sipas një regjimi doze të ndryshueshme të shumëfishtë që përmban: a) një dozë të parë të furnizuar me 160 mg në javën 0, b) një dozë të dytë të furnizuar me 80 mg në javën 2, dhe c) një dozë trajtimi javor prej 40 mg duke filluar me javën 4; për më tej ku antitrupi anti-TNFa është adalimumab.
2 2. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas pretendimit 1, ku antitrupi anti-TNFa ul numrin e plagëve inflamatore (numri AN) tek subjekti, për më tej ku antitrupi anti-TNFa ad-ministrohet sistematikisht tek subjekti.
3 3. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas pretendimit 2, ku numri AN reduktohet me të paktën 50% reduktim tek subjekti në varësi të numrit AN bazë.
4 4. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas pretendimit 2 ose 3, ku subjekti nuk ka shtim të numrit të abceseve dhe/ose nuk ka shtim rrjedhjeje në sasinë e një fistule rrjedhëse në vijim të administrimit të një antitrupi anti-TNFa.
5 5. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-4, ku subjekti ka plagë HS në të paktën dy zona anatomike të ndryshme përpara trajtimit.
6 6. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-5, ku subjekti ose: (i) ka një përgjigje të papërshtatshme ndaj antibiotikëve oral, nuk i toleron antibiotikët oral, ose ka një kundërindikacion ndaj antibiotikëve oral; ose (ii) nuk ka reaguar ose nuk i ka toleruar antibiotikët oral për trajtimin e e HS-e të tij.
7 7. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-6, ku antitrupi anti-TNFa administrohet nën lëkurë.
8 8. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-7, ku antitrupi anti-TNFa administrohet me të paktën një agjent terapeutik shtesë.
9 9. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 108, ku antitrupi anti-TNFa nuk është përdorur në kombinim me ose: (i) një agjent terapeutik shtesë; (ii) një agjent terapeutik shtesë i dobishëm për trajtimin e HS; ose një antibiotik ose agjent anti-infektiv.
10 10. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-9, ku subjekti është përzgjedhur nga grupi që konsiston në një subjekt që ka një numër AN më të madh se ose të barabartë me 3 në nivelin bazë, një subjekt i cili është femër, një subjekt i cili është mbi 40 vjeç, një subjekt i cili është një duhanpirës, dhe cilindo kombinim të tyre.
11 11. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-9, ku antitrupi anti-TNFa: (i) përmirëson pikët e Indeksit të Cilësisë së Jetës Dermatologjike (DLQI) tek një subjekt; (ii) redukton pikët e Vlerësimit Global Mjekësor - Hidradenitis Suppurativa (HS-PGA) tek një subjekt, nga një vlerë prej 3 ose më shumë tek një vlerë 0-2; ose (iii) ul pikët HS-PGA tek një subjekt me të paktën 2 gradë.
12 12. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-11, ku HS është HS me nivel mesatar deri në të rëndë.
13 13. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-12, ku subjekti është një pacient i rritur.
14 14. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas pretendimit 1, ku abceset dhe nodujt infla- matorë me nivel mesatar deri në të rëndë të hidradenitis suppurativa janë trajtuar.
15 15. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas pretendimit 14, ku subjekti nuk i toleron antibiotikët oral, ka një kundërindikacion për antibiotikët oral, ose ka përgjigje të papërshtatshme ndaj antibiotikëve oral.
16 16. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas pretendimit 14 ose 15, i cili për më tej përmban administrimin nën lëkurë tek subjekti të 40 mg adalimumab çdo dy javë pas javës së 16-të.
17 17. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas pretendimit 14 ose 15, ku subjekti është një pacient i rritur, dhe antitrupi anti-TNFa administrohet nën lëkurë.
18 18. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku antitrupi anti-TNFa ndërfutet në një përbërje farmaceutike në formën e një tretësire që injektohet ose që është e patretshme.
19 19. Antitrupi anti-TNFa, për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku doza e trajtimit javor prej 40 mg e ruan shëndetin e subjektit në një gjendje në të cilën subjekti është tërësisht i lirë nga simptomat që shoqërojnë sëmundjen, ose në një gjëndje që simptomat janë reduktuar dukshëm.