REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7457 2018.08.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.03.15
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/501 2018.08.01
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.09.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13713652.9 2013.03.15
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2825036 2018.05.02
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201261611950
US 201261736930
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  07; 12; 01
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road
(72) Shpikës
Emri Adresa
MURPHY, Andrew, J. 10 Newton Court , Croton-on-Hudson, NY 10520 , US
MACDONALD, Lynn 16 Gedney Way , White Plains, NY 10605 , US
SMITH, Eric 2035 Crescent Drive , Tarrytown, NY 10591 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
ANTITRUPA ME VARG TË LEHTË TË PROJEKTUAR ME HISTIDINË DHE BREJTËS TË MODIFIKUAR GJENETIKISHT PËR TË GJENERUAR KËTO ANTITRUPA
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
0
1 1. Një brejtës i modifikuar gjenetikisht që përmban në gjenomin e tij, në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës, një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës, që përmban një sekuencë gjenike të vetme e të riorganizuar të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane, e cila derivon nga një sekuencë e riorganizuar Vκ1-39/Jκ ose Vκ3-20/Jκ, ku sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane është e lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë gjenike të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës dhe ku (i) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përfshin sekuencën gjenike VK1-39/JK që përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 108, 111 dhe një kombinim i tyre; (b) në pozicionet 105, 106, 108 dhe 111; ose (c) në pozicionet 106, 108 dhe 111; ose (ii) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përmban sekuencën gjenike Vκ3-20/Jκ, që përfshin një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine, të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 107, 109 dhe një kombinim i tyre; (b) në pozicionet 105, 106, 107 dhe 109, ose (c) në pozicionet 105, 106 dhe 109; ku pozicionet janë sipas numërimit IMGT.
2 2. Brejtësi i pretendimit 1, ku: sekuenca gjenike e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës është një sekuencë gjenike e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës së brejtësit, si p.sh. një sekuencë gjenike endogjene e gjenit të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës së brejtësit.
3 3. Brejtësi sipas cilitdo prej pretendimeve pararendëse, ku: brejtësi përmban në gjenomin e tij edhe një sekuencë gjenike të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës jo të riorganizuar, që përfshin segmentet humane VH, DH, dhe JH , të lidhura në mënyrë funksionale me një sekuencë gjenike të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës, ku në mënyrë opsionale sekuenca gjenike e regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës është një sekuencë gjenike e regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së brejtësit, si p.sh. një sekuencë gjenike endogjene e regjionit të pandryshueshëm të imunoglobulinës së brejtësit, në mënyrë opsionale në një lokus endogjen të vargut të rëndë të imunoglobulinës së brejtësit.
4 4. Brejtësi, sipas cilitdo prej pretendimeve pararendëse, tek i cili mungon një regjion i ndryshueshëm i vargut të lehtë të imunoglobulinës funksionale jo të riorganizuar.
5 5. Brejtësi, sipas cilitdo prej pretendimeve pararendëse, ku sekuenca gjenike e vetme, e riorganizuar, e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane derivon nga një sekuencë gjenike e riorganizuar Vκ1-39/Jκ5 ose Vκ3-20/Jκ1.
6 6. Brejtësi sipas cilitdo prej pretendimeve pararendëse, i cili përfshin një popullatë antitrupash antigjen-specifikë, e cila krahasuar me një popullatë antitrupash antigjen-specifikë të prodhuar te brejtësit që nuk përmban një zëvendësim të kodonit të histidinës në një regjion të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës, është pasuruar për antitrupa antigjen-specifikë, të cilët shfaqin një ulje të gjysmëjetës së shpërbërjes (t1/2) në një pH acid krahasuar me pH neutral, me rreth të paktën 2-fish, 3-fish, 4-fish, 5-fish,10-fish, 15-fish, 20-fish, 25-fish, 30-fish, ose në mënyrë opsionale rreth 30-fish ose më shumë.
7 7. Brejtësi sipas cilitdo prej pretendimeve pararendëse, i cili shpreh një antitrup që përmban një domen të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane me një zëvendësim të të paktën një mbetjeje jo-stidinë me një histidinë, në një pozicion aminoacidi të koduar nga të paktën një kodon i zëvendësuar në sekuencën gjenike të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës.
8 8. Brejtësi sipas cilitdo prej pretendimeve pararendëse, ku brejtësi është një mi arash.
9 9. Brejtësi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-7, ku brejtësi është një mi.
10 10. Brejtësi sipas cilitdo prej pretendimeve 8-9, ku sekuenca gjenike e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës është përzgjedhur nga një sekuencë gjenike e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës së një miu arash ose një miu, në mënyrë opsionale në një lokus të vargut të lehtë endogjen të miut të arave ose në një lokus të vargut të lehtë endogjen të miut, respektivisht; dhe ku brejtësi, në mënyrë opsionale, përmban në gjenomin e tij edhe një sekuencë të paorganizuar të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës, që përfshin segmentet humane VH, DH, dhe JH të lidhura në mënyrë funksionale me një sekuencë gjenike të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës, të zgjedhur nga një sekuencë gjenike e regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të miut të arave ose miut; në mënyrë opsionale në një lokus endogjen të vargut të rëndë të miut të arave ose në një lokus endogjen të vargut të rëndë të miut, respektivisht.
11 11. Brejtësi i pretendimit 10, ku brejtësi shpreh një popullatë antitrupash antigjen-specifikë në përgjigje të një antigjeni të caktuar, ku të gjithë antitrupat nga popullata përmbajnë: domene të ndryshueshme të vargut të lehtë të imunoglobulinës, që derivojnë nga e njëjta sekuencë gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë human që përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine, dhe vargje të rënda të imunoglobulinës që përmbajnë domene të ndryshueshme të vargut të rëndë human, që derivojnë nga një repertor segmentesh të vargut të rëndë human V, D, dhe J.
12 11. Brejtësi i pretendimit 10, ku brejtësi shpreh një popullatë antitrupash antigjen-specifikë në përgjigje të një antigjeni të caktuar, ku të gjithë antitrupat nga popullata përmbajnë: domene të ndryshueshme të vargut të lehtë të imunoglobulinës, që derivojnë nga e njëjta sekuencë gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë human që përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine, dhe vargje të rënda të imunoglobulinës që përmbajnë domene të ndryshueshme të vargut të rëndë human, që derivojnë nga një repertor segmentesh të vargut të rëndë human V, D, dhe J. 12. Një metodë për përftimin e brejtësit sipas cilitdo prej pretendimeve pararendëse, ku metoda përfshin zëvendësimin e të gjitha sekuencave funksionale të gjenit të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës te brejtësi me sekuencën gjenike të vetme, të riorganizuar, të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane, ku sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane lidhet në mënyrë funksionale me një sekuencë gjenike të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës, si p.sh. një sekuencë gjenike endogjene e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të brejtësit, në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës së brejtësit.
13 13. Një metodë për gjenerimin e një antitrupi që shfaq lidhje të varur nga pH ndaj një antigjeni në fjalë, që përfshin: imunizimin e një brejtësi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 11 ose të një brejtësi të përftuar sipas pretendimit 12 me një antigjen me interes; dhe përftimin e një qelize B e cila shpreh një antitrup që lidhet me një antigjen me interes me afinitet të dëshiruar në një pH neutral, ndërkohë që shfaq një lidhje të reduktuar ndaj antigjenit të interesit në një pH acid, dhe në mënyrë opsionale (a) duke përdorur qelizën B për të përftuar një hibridomë ose (b) duke izoluar ADN-në koduese të antitrupit nga qeliza B ose hibridoma dhe duke e vendosur ADN-në në vektorë shprehës dhe duke transfektuar vektorët në një qelizë bujtëse.
14 14. Metoda e pretendimit 13, ku antitrupi shfaq një gjysmëjetë shpërbërjeje (t1/2) prej rreth 2 minutash ose më pak në pH acid dhe në 37°C.
15 15. Metoda e pretendimit 13 ose 14, ku metoda përdoret për të prodhuar një antitrup bispecifik që shfaq lidhje të varur nga pH ndaj një ose më shumë antigjene.
16 16. Metoda e pretendimit 15, ku metoda përfshin: (a) identifikimin e një qelize B, e cila kodon një domen të parë të ndryshueshëm të vargut të rëndë që lidh një epitop të parë me interes dhe shpreh një antitrup që shfaq lidhje të varur nga pH dhe izolimin e një acidi nukleik të parë që kodon regjionin e ndryshueshëm të vargut të rëndë; dhe (b) identifikimin e një qelize B, e cila kodon një domen të dytë të ndryshueshëm të vargut të rëndë, që lidh një epitop të dytë me interes dhe shpreh një antitrup që shfaq lidhje të varur nga pH dhe izolimin e një acidi nukleik të dytë që kodon regjionin dytë të ndryshueshëm të vargut të rëndë; (c) përzgjedhjen e një sekuence të tretë të acidit nukleik të tretë të derivuar nga një sekuencë e vetme e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane; dhe (d) shprehjen e sekuencës të acidit nukleik të parë, të dytë dhe të tretë për të formuar antitrupin specifik.
17 17. Një qelizë e brejtësit e izoluar nga brejtësi i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 11, ose e izoluar nga një brejtës i përftuar sipas metodës së pretendimit 12, ku qeliza përmban një sekuencë gjenike të vetme e të riorganizuar të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës human, e cila lidhet në mënyrë funksionale me një sekuencë gjenike të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës dhe është derivuar nga një sekuencë e riorganizuar Vκ1-39/Jκ ose Vκ3-20/Jκ, dhe ku (i) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përfshin sekuencën gjenike VK1-39/JK që përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 108, 111 dhe një kombinim i tyre (b) në pozicionet 105, 106, 108 dhe 111; ose (c) në pozicionet 106, 108 dhe 111; ose (ii) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përmban sekuencën gjenike Vκ3-20/Jκ, që përfshin një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine, të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 107, 109 dhe një kombinim i tyre; (b) në pozicionet 105, 106, 107 dhe 109, ose (c) në pozicionet 105, 106 dhe 109; ku pozicionet janë sipas numërimit IMGT.
18 18. Qeliza e brejtësit e pretendimit 17, ku qeliza është një qelizë B.
19 19. Një hibridomë e përbërë nga një qelizë B e izoluar nga brejtësi i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 11, ose një brejtës i përftuar sipas metodës së pretendimit 12, ku hibridoma përmban një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës që përfshin një sekuencë gjenike të vetme e të riorganizuar të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane, e cila lidhet në mënyrë funksionale me një sekuencë gjenike të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës dhe është derivuar nga një sekuencë e riorganizuar VK1-39/JK ose VK3-20/JK dhe ku (i) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përfshin sekuencën gjenike Vk1-39/Jk që përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 108, 111 dhe një kombinim i tyre (b) në pozicionet 105, 106, 108 dhe 111; ose (c) në pozicionet 106, 108 dhe 111; ose (ii) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përmban sekuencën gjenike Vκ3-20/Jκ, që përfshin një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine, të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 107, 109 dhe një kombinim i tyre; (b) në pozicionet 105, 106, 107 dhe 109, ose (c) në pozicionet 105, 106 dhe 109; ku pozicionet janë sipas numërimit IMGT.
20 20. Qeliza ES e një brejtësi që përfshin një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës që përmban në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës një sekuencë gjenike të vetme, të riorganizuar, të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane, të lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës dhe të derivuar nga një sekuencë e riorganizuar Vκ1-39/Jκ ose Vκ3-20/Jκ dhe ku (i) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përfshin sekuencën gjenike Vk1-39/Jk që përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 108, 111 dhe një kombinim i tyre (b) në pozicionet 105, 106, 108 dhe 111; ose (c) në pozicionet 106, 108 dhe 111; ose (ii) sekuenca gjenike e vetme dhe e riorganizuar e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane përmban sekuencën gjenike Vκ3-20/Jκ, që përfshin një zëvendësim të të paktën një kodoni jo-histidine me një kodon histidine, të projektuar për të shprehur një histidinë (a) në një pozicion të përzgjedhur nga 105, 106, 107, 109 dhe një kombinim i tyre; (b) në pozicionet 105, 106, 107 dhe 109, ose (c) në pozicionet 105, 106 dhe 109; ku pozicionet janë sipas numërimit IMGT.