REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7449 2018.08.23
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.02.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/441 2018.07.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.09.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14754019.9 2014.02.20
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2840892 2018.04.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201361766765
US 201361879338
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  07; 01
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road
(72) Shpikës
Emri Adresa
MACDONALD, Lynn 16 Gedney Way , White PlainsNew York 10605 , US
MEAGHER, Karolina A. 14 Church Street2nd Floor , TarrytownNew York 10591 , US
GURER, Cagan 8 Pamela Lane , ValhallaNew York 10595 , US
MURPHY, Andrew J. 10 Newton Court , Croton-on-HudsonNew York 10520 , US
SMITH, Eric 2152 Crescent Drive , TarrytownNew York 10591 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
KAFSHË JOHUMANE ME SEKUENCA TË MODIFIKUARA TË VARGUT TË RËNDË TË IMUNOGLOBULINËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një mi arash ose mi që përmban në gjenomin e linjës germinale, në një lokus endogjen të vargut të rëndë të imunoglobulinës, një sekuencë nukleotidi të regjionit të vargut të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të riorganizuar, nën kontrollin e një promotori dhe të lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë gjeni të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë endogjen, ku sekuenca nukleotide e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të riorganizuar kodon sekuencën e VH3-23/X1X2/JH, ku X1 është një aminoacid dhe X2 është një aminoacid dhe ku të gjitha segmentet e gjeneve funksionale endogjene VH, DH dhe JH janë fshirë nga lokusi 2 endogjen i vargut të rëndë të imunoglobulinës ose janë bërë jofunksionale.
2 2. Miu i arave ose miu i pretendimit 1, ku: (a) X1 është Gly dhe X2 është Tyr; (b) segmenti i gjenit human JH përzgjidhet nga grupi i përbërë nga JH1, JH2, JH3, JH4, JH5, JH6 dhe një variant polimorfik i tij; ose (c) sekuenca nukleotide e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të riorganizuar kodon sekuencën e VH3-23/GY/JH4-4 humane(SEQ ID NR:137).
3 3. Një mi sipas pretendimit 1
4 4. Miu i arave ose miu i pretendimit 1, ku sekuenca e gjenit të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë përzgjidhet nga një CH1, një sekuencë e lakuar, një CH2, një CH3 dhe një kombinim i tyre
5 5. Miu i arave ose miu i pretendimit 1, ku: (a) të gjitha segmentet funksionale endogjene të gjenit VH, DH dhe JH zëvendësohen nga sekuenca nukleotide e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të riorganizuar; (b) një domen i ndryshueshëm i vargut të rëndë të imunoglobulinës, i koduar nga sekuenca nukleotide e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të riorganizuar nuk është imunogjenike ndaj miut të arave ose miut; ose (c) miu i arave ose miu përfshin një gjen Adam6a, një gjen Adam6b, ose të dyja.
6 6. Miu i arave ose miu i pretendimit 1, ku miu i arave ose miu përfshin gjithashtu një sekuencë nukleotidi që kodon një segment gjeni V të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar (VL) dhe një segment gjeni J të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar (JL).
7 7. Miu i arave ose miu i pretendimit 6, ku: (a) sekuenca nukleotide që kodon segmentin e gjenit V të vargut të lehtë të paorganizuar (VL) dhe segmentin e gjenit të vargut të lehtë të paorganizuar (JL) është e lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë gjeni të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës; ose (b) segmenti i gjenit të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar (VL) dhe segmenti i gjenit të imunoglobulinës humane të paorganizuar (JL) janë të lidhur në mënyrë funksionale, në një lokus endogjen të një miu arash ose të një miu, me një sekuencë gjeni të regjionit të pandryshueshëm të imunoglobulinës së një miu arash ose të një miu.
8 8. Miu i arave ose miu i pretendimit 7, ku sekuenca e gjenit e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë përzgjidhet nga një sekuencë gjeni e regjionit të pandryshueshëm human, të një miu arash dhe të një miu.
9 9. Miu i arave ose miu i pretendimit 8, ku sekuenca e gjenit e regjionit të pandryshueshëm të miut të arave ose miut përzgjidhet nga një sekuencë gjeni e regjionit të pandryshueshëm të miut dhe të miut të arave.
10 10. Një metodë për të përftuar një mi arash ose mi, e cila përbëhet nga: (a) modifikimi i një gjenomi të një miu arash ose një miu për të fshirë ose për të bërë jofunksionalë segmentet e gjenit të vargut të rëndë të imunoglobulinës funksionale endogjene VH, DH dhe JH; dhe (b) vendosja në gjenom, në lokusin e vargut të rëndë të imunoglobulinës endogjene, e një sekuence nukleotide të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të riorganizuar, ku sekuenca nukleotide e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të riorganizuar e VH3-23/X1X2/JH e lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë endogjene të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë, ku X1 është një aminoacid dhe X2 është një aminoacid.
11 11. Miu i arave ose miu i pretendimit 1, që në gjenomin e tij përfshin gjithashtu: një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës që përmban një a më shumë, por më pak se numri i llojit të egër të segmenteve të gjenit VL dhe JL të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane, të lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë acidi nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë.
12 12. Miu i arave ose miu i pretendimit 11, ku: (a) X1 është Gly dhe X2 është Tyr; (b) segmenti i gjenit human JH përzgjidhet nga grupi i përbërë nga JH1, JH2, JH3, JH4, JH5, JH6 dhe një variant polimorfik i tyre; (c) sekuenca nukleotide e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të riorganizuar kodon sekuencën e VH3-23/GY/JH4-4 humane (SEQ ID NR:137); (d) një a më shumë por më pak se numri i llojit të egër të segmenteve të gjenit VL dhe JL të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane janë të lidhur në mënyrë funksionale me sekuencën e acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë në një lokus endogjen; (e) lokusi i vargut të lehtë të imunoglobulinës përfshin dy segmente gjenesh humane VL, Vκ1-39 dhe Vκ3-20; (f) të paktën një nga segmentet e gjenit VL ose JL të vargut të lehtë human kodon një a më shumë kodone histidine, të cilat nuk kodohen nga një segment gjeni korrespondues i ndryshueshëm i vargut të lehtë në linjën germinale humane; ose (g) të paktën një nga segmentet e gjenit VL përfshin një shtim ose zëvendësim të të paktën një kodoni johistidine, të koduar nga sekuenca e segmentit të linjës germinale humane korresponduese VL me një kodon histidine.
13 13. Miu i arave ose miu i modifikuar i pretendimit 12, ku kodoni i shtuar ose i zëvendësuar i histidinës është i pranishëm në CDR3.
14 14. Një metodë për përftimin e një sekuence acidi nukleik që kodon një domen të ndryshueshëm (VL) të vargut të lehtë të imunoglobulinës, të aftë për të lidhur një antigjen në mënyrë të pavarur nga një domen i ndryshueshëm i vargut të rëndë, e cila përbëhet nga: (a) imunizimi i një miu arash ose miu, në përputhje me pretendimin 11, 12 ose 13 me një antigjen me interes ose një imunogjen të tij; (b) lejimi që miu i arave ose miu të zhvillojë një përgjigje imune; (c) izolimi nga miu i arave ose miu i imunizuar i një qelize që përmban një sekuencë acidi nukleik që kodon një domen të ndryshueshëm të vargut të lehtë, i cili mund të lidhë antigjenin; dhe (d) përftimi nga qeliza i një sekuence acidi nukleik që kodon domenin e ndryshueshëm (VL) të vargut të lehtë që mund të lidhë antigjenin.
15 15. Metoda e pretendimit 14, ku: (i) izolimi i hapit (c) realizohet nëpërmjet renditjes së qelizave të aktivizuar nga fluoreshenca (FACS) ose citometria e fluksit; (ii) qeliza që përmban sekuencën e acidit nukleik që kodon domenin e ndryshueshëm të vargut të lehtë që lidh antigjenin është një limfocit, ku limfociti në mënyrë opsionale përfshin qelizat vrasëse natyrale, qelizat T ose qelizat B; (iii) metoda gjithashtu përbëhet nga: (c)' shkrirja e limfocitit me një qelizë kanceroze, ku në mënyrë opsionale qeliza kanceroze është qelizë mielome; (iv) sekuenca e acidit nukleik të (d) shkrihet me një sekuencë acidi nukleik që kodon një sekuencë acidi nukleik të regjionit të pandryshueshëm të imunoglobulinës; (v) sekuenca e acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë është një sekuencë kappa humane ose një sekuencë lambda humane; (vi) sekuenca e acidit nukleik të (d) përbëhet nga një a më shumë zëvendësime ose shtime të kodonit të histidinës, të cilat derivojnë nga segmenti i paorganizuar i gjenit VL në gjenomin e brejtësit.
16 16. Një metodë për përftimin e një proteine antigjen-lidhëse që përfshin një domen të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës, e cila mund të lidhë një antigjen në mënyrë të pavarur nga një domen i ndryshueshëm i vargut të rëndë, e cila përbëhet nga: (a) imunizimi i një miu arash ose miu të modifikuar gjenetikisht sipas pretendimit 11, 12 ose 13 me një antigjen të parë që përfshin një epitop të parë ose një porcion imunogjenik të tij, ku brejtësi përfshin gjithashtu në gjenomin e tij: (i) dy a më shumë, por jo më pak se numri i llojit të egër i segmenteve të gjenit të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane (VL dhe JL), të lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë të acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës; (b) lejimi që miu i arave ose miu të zhvillojë një përgjigje imune ndaj epitopit të parë ose porcionit imunogjenik të tij; (c) izolimi nga miu i arave ose miu i një qelize që përmban një sekuencë acidi nukleik që kodon një domen të ndryshueshëm të vargut të lehtë, i cili lidh në mënyrë specifike epitopin e parë ose porcionin imunogjenik të tij; (d) përftimi nga qeliza i (c) sekuencës së acidit nukleik që kodon domenin e ndryshueshëm të vargut të lehtë që lidh në mënyrë specifike epitopin e parë ose porcionin imunogjenik të tij; (e) përdorimi i sekuencës së acidit nukleik së (d) në një formë shprehjeje, të shkrirë me një sekuencë acidi nukleik të regjionit të pandryshueshëm të imunoglobulinës humane; dhe (f) shprehja e sekuencës së acidit nukleik të (d) në një linjë qelize prodhimi që shpreh një varg të rëndë të imunoglobulinës humane, e cila lidh në mënyrë specifike një antigjen ose epitop të dytë për të formuar një proteinë antigjen-lidhëse, vargu i lehtë i së cilës kodohet nga acidi nukleik i (d) dhe që lidh epitopin e parë ose porcionin imunogjenik të tij në mënyrë të pavarur nga vargu i rëndë, dhe vargu i rëndë i të cilit lidh në mënyrë specifike antigjenin ose epitopin e dytë.
17 17. Metoda e pretendimit 16, ku: (a) të paktën një nga segmentet e gjenit VL ose JL të vargut të lehtë human kodon një a më shumë kodone histidine, të cilat nuk kodohen nga një segment gjeni i ndryshueshëm i vargut të lehtë të linjës germinale humane korresponduese; (b) epitopi i parë derivon nga një receptor i sipërfaqes së qelizës, ku në mënyrë opsionale receptori i sipërfaqes së qelizës është receptor Fc, ku preferimisht receptori Fc është FcRn; (c) antigjeni ose epitopi i dytë derivon nga një antigjen i tretshëm; (d) antigjeni ose epitopi i dytë derivon nga një receptor i sipërfaqes së qelizës; ose (e) antigjeni i parë është receptor Fc, antigjeni i dytë është proteinë e tretshme, dhe proteina antigjen-lidhëse përmban një a më shumë zëvendësime dhe shtime histidine të derivuara nga segmenti i gjenit VL në gjenomin e miut të arave ose miut.
18 18. Një qelizë e derivuar nga miu i arave ose miu i çdonjërit prej pretendimeve 1-13, ku qeliza përfshin në gjenomin e saj një lokus të vargut të rëndë të imunoglobulinës që përmban një sekuencë nukleotide të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të riorganizuar, ku sekuenca nukleotide e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të riorganizuar kodon sekuencën e VH3-23/X1X2/JH, ku X1 është një aminoacid dhe X2 është një aminoacid dhe ku të gjitha segmentet e gjeneve funksionale endogjene VH, DH dhe JH janë fshirë nga lokusi endogjen i vargut të rëndë të imunoglobulinës ose janë bërë jofunksionale.