Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7424
2018.08.02
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.03.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/392
2018.06.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15719149.5
2015.03.26
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3126019
2018.05.09
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| DE | 102014004783 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Steinbach Alpin | Paß Thurn Str. 10a,6372 Oberndorf |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| WEBER, Brigitte | Ried Bichlach 29,A-6370 Kitzbühel , AT |
| STEINBACH, Christian | Paß Thurn Str. 10a,A-6372 Oberndorf , AT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
SISTEM ZBUTJEJE PËR BORD RRËSHQITËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Sistem zbutjeje (10) për bord rrëshqitës (1), në mënyrë të veçantë për një bord rrëshqitës dëbore për ski, që përfshin: - një pllakë bazë (12) që shtrihet përgjatë njw aksi gjatësor (L) të bordit rrëshqitës me një anë të lartë (12a), në të cilën një këpucë (2) ose një lidhës mund të vendoset dhe një ndërfaqe çiftimi e poshtme (12b) me bordin rrëshqitës, në të cilën pllaka bazë është e mbështetur në mënyrë të rrotullueshme në të paktën një pikë montimi (M) në bordin rrëshqitës; - një zbutës (22) i konfiguruar për zbutjen e një lëvizje relative midis bordit rrëshqitës dhe pllakës bazë; në të cilin zbutësi është i mbështetshwm, pavarësisht çdo mbajtjeje të pllakës bazë, në bordin rrëshqitës respektivisht përpara dhe prapa pllakës bazë në një pikë (26.2) që ndryshon nga pika e montimit (M); në të cilin lëvizja relative që do të zbutet është e transferueshme në zbutës në mënyrë të lirë nga çdo transmetim; e karakterizuar në atë se zbutësi është mbajtur në pllakën bazë. |
| 2 | 2. Sistem zbutjeje sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë se sistemi i zbutjes është konfiguruar për drejtimin e fluksit të forcave përgjatë një trajektoreje nga një pikë përpara dhe/ose prapa të pllakës bazë në bordin rrëshqitës së pari nëpërmjet zbutësit dhe më pas në pllakën bazë. |
| 3 | 3. Sistem zbutjeje sipas pretendimit 1 ose 2, e karakterizuar në atë se zbutësi është rregulluar sipër bordit rrëshqitës dhe poshtë pllakës bazë ose në pllakën bazë. |
| 4 | 4. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se zbutësi është mbajtur në pllakën bazë poshtë pllakës bazë, në të cilin zbutësi është lidhur me pllakën bazë në të cilin zbutësi është i lidhur me pllakën bazë në një mënyrë forme të kyçur dhe/ose të forcuar. |
| 5 | 5. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se zbutësi është vendosur në një mënyrë të lirë pavarësisht nga bordi rrëshqitës, në të cilin zbutësi është i lëvizshëm gjithashtu në një drejtim të lartësor, në lidhje me bordin rrëshqitës. |
| 6 | 6. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se funksioni i zbutjes është siguruar me vlerën absolute të lëvizjes relatve të elementit respektiv (24, 26) që transferon një forcë ose një lëvizje; ose në atë se zbutësi është konfiguruar të përmbushë dy funksione zbutjeje në drejtime të kundërta, në të cilin funksionet e zbutjes janë të pavarura nga njëra-tjetra dhe/ose janë të axhustueshme në mënyrë të pavarur, në të cilin zbutësi është vendosur ndërmjet dy elementeve (24, 26) që transferojnë forcën ose lëvizjen që do të zbutet; ose në atë se zbutësi është lidhur me elementin që transferon forcën me anë të elemenit të ndërmjetëm. |
| 7 | 7. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se zbutësi ose të paktën një funksion zbutjeje është i lirë nga goditjet pa ngarkesë, në mënyrë të veçantë në lidhje me ngarkesën në rënie dalëse. |
| 8 | 8. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se zbutësi është gjithashtu i montueshëm në një orientim të kthyer me 180° dhe/ose në ato skaje të kundërt ose pikë çiftimi të zbutësit janë simetrike në lidhje me njëra-tjetrën. |
| 9 | 9. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se të paktën një funksion zbutjeje i zbutësit është i ndryshueshëm (angazhueshëm) ose i çangazhueshëm. |
| 10 | 10. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimit të mëparshëm, e karakterizuar në atë se një ose dy funksione zbutjeje të zbutësit respektivisht janë të axhustueshëm opsionalisht për të zbutur ngarkesën ardhëse hyrëse ose ngarkesën rëndëse dalëse; ose në atë se zbutësit tregon të paktën një diafragmë (29.1, 29.2) dhe zbutësi është i kontrollueshëm ose i axhustueshëm me anë të paktën një diafragme, në të cilin diafragma mund të pozicionohet në një mënyrë formë kyçëse në të paktën dy pozicione rrotulluese të paracaktueshme. |
| 11 | 11. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimit të mëparshëm, e karakterizuar në atë se sistemi i zbutjes tregon dy pajisje zbutjeje (23, 25) dhe një element sustë (27); në të cilin zbutësi është konfiguruar si zbutës me tre funksione që përmbush një funksion sustë dhe dy funksione zbutjeje. |
| 12 | 12. Sistem zbutjeje, sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se zbutësi tregon dy pistonë (28.1, 28.2), një/elementin sustë (27) që është rregulluar ndërmjet tyre, në të cilin ëherein ngurtësia ose ngurtësia e përkuljes së bordit rrëshqitës (1) është i axhustueshëm me anë të një elementi sustë. |
| 13 | 13. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në a të se ndërfaqja e çiftimit e poshtme me bordin rrëshqitës është konfiguruar për një lëvizje relative të paracaktuar ndërmjet pllakës bazë dhe bordit rrëshqitës si një funkson i kurbaturës së bordit rrëshqitës, në të cilin zbutësi është konfiguruar për zbutur gjithashtu lëvizjen relative ndërmjet pllakës bazë dhe bordit rrëshqitës, përveç zbutjes së lëvizjes preliminare ndërmjet zbutësit dhe bordit rrëshqitës |
| 14 | 14. Sistem zbutjeje sipas çdo pretendimi të mëparshëm, e karakterizuar në atë se sistemi zbutës (10) tregon një sistem lidhjeje (20) me një lidhje të lëvizjes së drejtimit (K), në të cilin ndërfaqja e çiftimit të poshtëm (12b) me brodin rrëshqitës është konfiguruar për një axhustim lartësie të pllakës bazë në një drejtim lartësor pingul me aksin gjatësor (L), në të cilin axhustimi lartësor është çiftuar me lëvizjen translative ndërmjet pllakës bazë dhe bordit rrëshqitës, në të cilin lidhja e lëvizjes së drejtimit (K) është konfiguruar për axhustimin e pozicionit lartësor në një mënyrë proporcionalisht të ulët ose proporcionalisht ose disproporcionalisht të lartë respektivisht me seksione ose tërësisht përgjatë lidhjes së lëvizjes së drejtimit, si funksion i lëvizjes translative; ose në atë se lidhja e lëvisjes së drejtimit tregon një kontur (12.3) me anë të të cilit axhustimi lartësor kryen, gjatë përkuljes së bordit rrëshqitës, një pozicion rritës në këmbë me kurbaturë rritëse, të paktën në seksione. |
| 15 | 15. Bord rrëshqitës (1), në mënyrë të veçantë bord rrëshqitës dëbore për ski (10) sipas çdo pretendimi të mëparshëm, në të cilin zbutësi është mbështetur në bordin rrëshqitës, pavarësisht çdo mbajtjeje të pllakës bazë, me anë të një elementi (24, 26) që transferon një forcë ose një lëvizje dhe që është i mbështetur respektivisht në një pikë përpara dhe prapa të pllakës bazë dhe në të cilin bordi rrëshqitës tregon një sistem lidhjeje (20) me një lidhje të lëvizjes së drejtimit (K) për të lidhur një këpucë me bordin rrëshqitës, i cili sistem lidhës është konfiguruar në mënyrë të tillë që një kurbë devijimi e bordit rrëshqitës është lirisht dinamikisht i modifikueshëm pavarësisht gjatësise së pllakës bazë (12), në të cilin zbutësi është axhustuar në një mënyrë jo të çiftuar nga bordi rrëshqitës dhe i lëvizshëm së bashku me pllakën bazë dhe mban pllakën bazë. |