Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7547
2018.09.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.12.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/370
2018.06.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10791039.0
2010.12.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2516457
2018.03.14
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 20090288562 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Regeneron Pharmaceuticals, Inc. | 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MACDONALD, Lynn | 16 Gedney Way White Plains NY 10605 / US , US |
| GURER, Cagan | 8 Pamela Lane Valhalla NY 10595 / US , US |
| MURPHY, Anrew, J. | MURPHY, Andrew, J. 10 Newton Court Croton-on-Hudson NY 10520 / US , US |
| TU, Naxin | 514 Washington Avenue Pleasantville NY 10570 / US , US |
| STEVENS, Sean | 355 Berry Street 413 San Francisco CA 94158 / US , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
MINJTË E HUMANIZUAR ME RECEPTORË FC GAMA
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një mi që përmban një modifikim gjenetik, ku ky modifikim gjenetik përfshin zëvendësim të një fragmenti gjenomik të lokusit gjenik FcγR me afinitet të ulët të miut endogjen, ku fragmenti gjenomik në fjalë përmban gjene të miut që kodojnë nënnjësitë-α të FcγRIIB, FcγRIV dhe FcγRIII, me një fragment gjenomik human që kodon të paktën dy gjene FcyR humane me afinitet të ulët të përzgjedhura nga FcγRIIA, FcγRIIB, FcγRIIC, FcγRIIIA dhe FcγRIIIB humane, dhe ku miu përmban një zinxhir-γ funksional FcR. |
| 2 | Miu i pretendimit 1, ku të paktën dy gjene FcγR humane me afinitet të ulët janë FcγRIIA dhe FcγRIIIA. |
| 3 | Miu i pretendimit 2, ku FcγRIIIA humane është shprehur në qelizat NK të miut. |
| 4 | Miu i pretendimit 2, ku gjenet FcγRIIA dhe FcγRIIIA përfshijnë variante alelike ose polimorfizma. |
| 5 | Miu i pretendimit 1, ku gjenet FcγR humane me afinitet të ulët janë FcγRIIB, FcγRIIC dhe FcγRIIIB. |
| 6 | Miu i pretendimit 1, i cili përmban variante alelike të FcγR humane me afinitet të ulët dhe ku variantet alelike janë zgjedhur nga grupi i përbërë nga (a) varianti alelik 131H i FcγRIIA, (b) varianti alelik 158V i FcγRIIIA, (c) varianti alelik 232I i FcγRIIB, (d) varianti alelik i FcγRIIIB i karakterizuar nga një alel i neutrofil-antigjen 2 (NA2) dhe (e) një kombinim i tyre. |
| 7 | Një mi i modifikuar gjenetikisht, ku modifikimi gjenetik përfshin zëvendësimin e një fragmenti gjenomik të lokusit gjenik FcγR me afinitet të ulët të miut endogjen, ku fragmenti gjenomik në fjalë përmban gjenet e miut që kodojnë nënnjësitë-α të FcγRIIB, FcγRIII dhe FcγRIV, me një fragment gjenomik human që kodon të paktën dy gjene FcγR humane me afinitet të ulët, ku të paktën dy gjene FcγR humane me afinitet të ulët përmbajnë një gjen që kodon një nënnjësi-α të FcγRIIIA humane, ku miu shpreh një proteinë FcγRIIIA humane të lidhur me një nënnjësi-γ të FcR-së së një miu endogjen, ku proteina FcγRIIIA humane shprehet në sipërfaqen e një qelize vrasëse natyrore (NK) të një miu. |
| 8 | Miu i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 7, ku qeliza NK e miut është një qelizë NK që qarkullon në gjakun e miut dhe proteina e FcγRIIIA humane e shprehur në sipërfaqen e qelizës NK lidhet me një imunoadezinë ose një antitrup që përmban një Fc humane ose një Fc humane të modifikuar, dhe ku imunoadezina ose antitrupi lidhet specifikisht me një qelizë të synuar (objektiv) te miu, dhe lidhja e imunoadezinës ose antitrupit tek FcγRIIIA e qelizës NK ndihmon në vrasjen e qelizave NK të qelizës objektiv. |
| 9 | Miu i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 8, ku: (a) qeliza objektiv është e infektuar me një patogjen human dhe imunoadezina ose antitrupi lidhet specifikisht me një epitop të patogjenit human; ose (b) qeliza objektiv është një qelizë tumorale dhe imunoadezina ose antitrupi lidhet specifikisht me një epitop të qelizës tumorale. |
| 10 | Një metodë për vlerësimin e vrasjes së qelizave të varur nga antitrupat, që përfshin: (a) administrimin, te miu i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 7, të një antitrupi terapeutik që lidhet specifikisht me një qelizë objektiv të miut e cila nuk është një qelizë NK, ku antitrupi terapeutik përmban një Fc humane; (b) matjen e nivelit të vrasjes së qelizave të ndërmjetësuar nga NK te miu ose te një kampion të indeve të miut; dhe, (c) përcaktimin e shkallës së vrasjes së qelizave objektiv të ndërmjetësuar nga antitrupi terapeutik, duke matur në këtë mënyrë vrasjen e qelizave të varur nga antitrupat. |
| 11 | Metoda e pretendimit 10, ku të paktën dy gjene FcγR humane me afinitet të ulët përmbajnë gjithashtu një gjen që kodon një nënnjësi-α FcγR humane të zgjedhur nga një nënnjësi-α FcγRIIA, një nënnjësi-α FcγRIIB, një nënnjësi-α FcγRIIC, një nënnjësi-α FcγRIIIB, dhe një kombinim të tyre. |
| 12 | Metoda e pretendimit 10, ku qeliza objektiv është: (a) një patogjen human dhe antitrupi terapeutik lidhet specifikisht me një epitop të patogjenit human; (b) një qelizë miu e infektuar nga një patogjen human dhe antitrupi terapeutik lidhet specifikisht me një epitop të patogjenit human; (c) një qelizë humane e infektuar nga një patogjen human dhe antitrupi terapeutik lidhet specifikisht me një epitop të patogjenit human; ose (d) një qelizë tumorale humane, dhe antitrupi terapeutik lidhet specifikisht me një epitop të asaj qelize tumorale humane. |
| 13 | Metoda e pretendimit, 10 ku kampioni i indeve është një kampion gjaku. |
| 14 | Metoda e pretendimit 12(d), ku antitrupi terapeutik është një antitrup human. |