REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7548 2018.09.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.03.29
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/369 2018.06.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12763896.3 2012.03.29
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2691112 2018.05.23
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201161470121
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Merck Sharp & Dohme LLC 126 East Lincoln Avenue, Rahway, New Jersey 07065
(72) Shpikës
Emri Adresa
GERGICH, Kevin James 351 N. Sumneytown Pike North Wales, PA 19454 / US , US
NARASIMHAN, Chakravarthy Nachu 556 Morris Avenue Summit, NJ 07901-1330 / US , US
KANG, Soonmo Peter 126 East Lincoln Avenue Rahway, NJ 07065-0907 / US , US
SHARMA, Manoj K. 556 Morris Avenue Summit, NJ 07901-1330 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
FORMULIME TË QËNDRUESHME TË ANTITRUPAVE TË DREJTUARA KUNDRA RECEPTORIT HUMAN TË VDEKJES SË PROGRAMUAR PD-1 DHE MJEKIMET E LIDHURA ME TO
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një formulim i liofilizuar i qëndrueshëm i një antitrupi PD-1 anti-human, që arrihet duke liofilizuar një tretje ujore që përman: a) 25-100 mg/mL të antitrupit PD-1 anti-human; b) 70 mg/mL sukrozë; c) 0.2 mg/mL polisorbat 80; dhe d) 10 mM Histidinë bufer me pH 5.0 - pH 6.0, dhe ku antitrupi, përman: një zinxhir të lehtë që përman mbetjet aminoacide 20 deri 237 të SEQ ID NO: 36 dhe një zinxhir të rëndë që përman mbetjet aminoacide 20 deri 466 të SEQ ID NO:31.
2 Një formulim farmaceutik i lëngshëm i qëndrueshëm i një antitrupi PD-1 anti-human, që përman: a) 25-100 mg/mL të antitrupit PD-1 anti-human; b) 70 mg/mL sukrozë; c) 0.2 mg/mL polisorbat 80; dhe d) 10 mM Histidinë bufer me pH 5.0-6.0, ku antitrupi, përman: një zinxhir të lehtë që përman mbetjet aminoacide 20 deri 237 të SEQ ID NO: 36 dhe një zinxhir të rëndë që përman mbetjet aminoacide 20 deri 466 të SEQ ID NO:31.
3 Formulimi sipas Pretendimit 1 ose 2, ku antitrupi PD-1 anti-human, është i pranishëm në sasinë 25 mg/mL në tretjen ujore.
4 Formulimi sipas Pretendimit 1, 2, ose 3, ku tretja ujore ka pH 5.5.
5 Formulimi sipas cilitdo prej Pretendimeve paraprirëse, ku antitrupi është h409A11.
6 Formulim farmaceutik i liofilizuar i qëndrueshëm sipas Pretendimit 1, ku tretja ujore përman 25.0 mg/ml antitrup PD-1 anti-human, 1.55 mg/ml histidinë, 0.2 mg/ml polisorbat 80, 70 mg/ml sukrozë, dhe ka pH 5.5; ku antitrupi PD-1 anti-human është h409A11.
7 Një formulim farmaceutik sipas cilitdo prej Pretendimeve 2 deri 6, për përdorim në një metodë mjekimi terapeutik.
8 Një formulim farmaceutik i lëngshëm për përdorim sipas Pretendimit 7, ku terapia është mjekimi i kancerit.
9 Formulimi farmaceutik i lëngshëm për përdorim sipas Pretendimit 8, ku një dozë e përzgjedhur nga 1.0, 3.0, dhe 10 mg/kg administrohet në intervale prej 14 ditësh ose 21 ditësh gjatë të gjithë kohës së mjekimit.
10 Formulimi farmaceutik i lëngshëm për përdorim sipas Pretendimit 8, ku antitrupi PD-1 anti-human, ose pjesa (fragmenti) antigjen lidhëse e tij, administrohet në një dozë prej 5.0 mg/kg ose 10 mg/kg me intervale çdo 2 javë ose çdo 3 javë gjatë të gjithë kohës së mjekimit.
11 Formulimi farmaceutik i lëngshëm për përdorim sipas Pretendimit 8, ku terapia është mjekimi i melanomës, ku antitrupi PD-1 anti-human, ose pjesa antigjen lidhëse e tij, administrohet në një dozë prej 3.0 mg/kg me intervale çdo 3 javë gjatë të gjithë kohës së mjekimit.
12 Formulimi farmaceutik i lëngshëm për përdorim sipas Pretendimit 8, që administrohet në një infuzion IV prej 30 minutash.
13 Formulimi farmaceutik i lëngshëm për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 8-12, ku subjekti që mjekohet nuk ka eksperiencë të mëparshme.
14 Formulimi farmaceutik i lëngshëm për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 8-12, ku subjekti që mjekohet është mjekuar më parë me kemoterapi shtesë.