Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7394
2018.07.12
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2036.09.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/349
2018.05.23
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
16187358.3
2016.09.06
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3141360
2018.03.07
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 201503493 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Gruppo Meccaniche Luciani S.r.l. | Via del Lavoro, 155 62014 Corridonia (MC) / IT |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LUCIANI, Gianfranco | Via Porta di Sejano, 12 62014 CORRIDONIA (MC) / IT , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul. "B.CURRI", Pall. 2/3/24, Tirane, Albania, AL , AL |
| Vladimir NIKA | Bul. "B.CURRI", Pall. 2/3/24, Tirane, Albania, AL , AL |
(54) Titull
PAJISJE PËR KAPJEN E KAPSEVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Pajisje (1) për kapjen e kapseve (9) në materialin e shiritit (S), ku secila kapëse (9) përbëhet nga një trup (90) dhe mjetet e kapjes (91) të afta të shpojnë shiritin (S) dhe të kapen me shiritin, pajisja (1) përmban: - një pllakë të poshtme (5) që ka një sërë kunjash (6) të drejtuar lart, - një pllakë të ndërmjetme (7) që vendoset mbi pllakën e poshtme (5); pllaka e ndërmjetme (7) ka një tërësi vrimash (70) të përshtatshme për futjen e trupit (90) të kapseve të përmendura, në mënyrë që mjetet e kapjes (91) të kapseve të jenë orientuar nga sipër, vrimat (70) e pllakës së ndërmjetme janë vrima tej e tej për të lejuar kalimin e kunjave (6) të pllakës së poshtme, - një pllakë të sipërme (8) me vrimat (80) të vendosura me regjistrim me vrimat e përmendura (70) të pllakës së ndërmjetme, për të akorduar mjetet e kapjes (91) të kapseve dhe që të lejojë kapjen e kapseve (9 ) në shiritin (S), kur kapset shtypen midis kunjave të pllakës së poshtme dhe vendeve të pllakës së sipërme, karakterizuar në atë që kunjat (6) të pllakës së poshtme (5) kanë një kokë (64) me material fleksibël që bllokohet tek trupi (90) i kapseve në fjalë, në mënyrë që të mos dëmtojnë trupin e kapseve kur kapset shtypen midis kunjave të pllakës së poshtme dhe vrimave të pllakës së sipërme. |
| 2 | Pajisje sipas pretendimit 1, ku kunji (6) i pllakës së poshtme ka një trup (60) prej çeliku. |
| 3 | Pajisje sipas pretendimit 1 ose 2, ku koka (64) e kunjit (6) të pllakës së poshtme është prej materiali plastik. |
| 4 | Pajisje sipas pretendimit 3, ku koka (64) e kunjit të pllakës së poshtme është prodhuar me derdhje me injeksion me material plastik. |
| 5 | Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 2 deri në 4, ku trupi (60) i kunjit të pllakës së poshtme përmban një bisht (61) që del sipër sipas të njëjtit aks për kapjen e kokës (64). |
| 6 | Pajisje sipas pretendimit 5, ku bishti i përmendur (61) i kunjit (6) të pllakës së poshtme përfshin të paktën një qafë (62) që del në mënyrë radiale nga bishti në mënyrë që të përcaktojë kundër-pjerrësinë (63) për kapjen e kokës së kunjit. |
| 7 | Pajisje sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku koka (64) e kunjit të pllakës së poshtme përbëhet nga një vend i zbrazët (65) për t'u çiftëzuar me trupin (90) e kunjit. |
| 8 | Pajisje sipas pretendimit 7, ku vendi i zbrazët (65) i kokës së kunjit ka formë kupole sferike, konike ose piramidale. |
| 9 | Pajisje sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, që përmban edhe susta (50) të vendosura midis pllakës së poshtme (5) dhe pllakës së ndërmjetme (7). |
| 10 | Pajisje sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, që përmban gjithashtu një bazë (2) e përshtatur për të mbajtur pllakën e poshtme (5) dhe një mbulesë (3) e përshtatur për të mbajtur pllakën e sipërme. |