REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7408 2018.07.24
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.10.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/341 2018.05.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13814160.1 2013.12.23
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2945856 2018.02.21
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 102013100543
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Cayago GmbH Achenweg 16, 6370 Kitzbühel
(72) Shpikës
Emri Adresa
WALPURGIS, Hans Peter Austraße 12, A-6352 Ellmau , AT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
PAJISJE LUNDRIMI QË PËRFSHIN NJË AKUMULATOR TË ENERGJISË SË TEPËRT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një pajisje lundrimi që përfshin një skelet (10), që është montuar nga një pjesë e sipërme (20) dhe një pjesë e poshtme (30), ku pjesa e sipërme (20) është pajisur me dy doreza kontrolli (14), vendosur në të dyja anët e skeletit (10) dhe dhe te të cilat një përdorues mund të mbahet, ku pajisja e lundrimit mund të kontrollohet nga operimi i elementëve të instaluar në dorezat e kontrollit (14), ku skeleti (10) ka një kanal rrjedhës (60) ose skeleti (10) është lidhur me një kanal rrjedhës (60), ku kanali rrjedhës (60) është lidhur me një rregullim për nxitimin e ujit me motor, në veçanti një helikë (52), dhe ku motori (50) është bashkuar te një akumulator energjie (70), karakterizuar në atë që dy akumulatorë të energjisë (70) janë të integruara në skelet (10), ku akumulatorët e energjisë (70) janë vendosur në të dyja anët e planit qendror gjatësor që shtrihet në drejtimin gjatësor të skeletit (10), në atë që, përveç kanalit rrjedhës (60), një hapësirë vërshimi përmes së cilës uji mund të rrjedhë është gjithashtu vendosur në skelet (10), dhe në atë që akumulatorët e energjisë (70) janë vendosur të paktën pjesërisht në hapësirën e vërshimit, në atë që hapësira e vërshimit është bashkuar të rrethinat nëpërmjet hapjeve të kalimit të ujit, ku hapjet e kalimit të ujit janë formuar në pjesën e poshtme (30) dhe brenda janë projektuar si hapje të hyrjes së ujit (35) në rajonin e harkut (11) dhe si hapje të daljes së ujit (33) në rajonin e pupës (12).
2 2. Pajisja e lundrimit sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që akumulatorët e energjisë (70) janë vendosur, të paktën në rajone, në të dyja anët e kanalit rrjedhës (60),
3 3. Pajisja e lundrimit sipas njërit prej pretendimeve 1 ose 2, karakterizuar në atë që akumulatorët e energjisë (70) janë vendosur mënyrë simetrike në lidhje me planin qendror gjatësor.
4 4. Pajisja e lundrimit sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, karakterizuar në atë që të paktën një prej akumulatorëve të energjisë (70) mund të sigurohet në të paktën dy pozicione instalimi në skelet (10), ku pozicionet e instalimit janë vendosur në mënyrë të shqendërzuar në lidhje me njëri tjetrin në drejtimin e boshtit gjatësor (L) të pajisjes së lundrimit.
5 5. Pajisja e lundrimit sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që skeleti (10) përfshin pjesën e sipërme (20) dhe pjesën e poshtme (3) të cilat mund të jenë në mënyrë të ndërsjellë bashkuar me të njëjtat, ku vendet (21) për akumulatorët e energjisë (70) janë formuar në hapësirën e rrethuar nga pjesa e sipërme (20) dhe pjesa e poshtme (30), në të cilën akumulatorët e energjisë (70) janë vendosur në mënyrë të çmontueshme.
6 6. Pajisja e lundrimit sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 5, karakterizuar në atë që qendra e masës e akumulatorëve të energjisë (70) është rregulluar në mënyrë të shqendërzuar drejt pupës (12) nga plani qendror tërthor që është drejtuar pingul me boshtin gjatësor (L).
7 7. Pajisja e lundrimit sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 6, karakterizuar në atë që një pajisje monitorimi është bashkuar te një aparaturë elektronike e kontrollit (40), e cila monitoron një ose më shumë gjendje operimi të akumulatorëve të energjisë (70), dhe në atë që aparatura elektronike e kontrollit përfshin një pajisje kalimi, me anë të së cilës një ose të dy akumulatorët e energjisë (70) mund të jenë në mënyrë selektive të bashkuar te motori.
8 8. Pajisja e lundrimit sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 7, karakterizuar në atë që skeleti (10) përfshin vende (21) për dy akumulatorë të energjisë (70) që mund të inkorporohen në skelet (10), ku vendet (21) janë projektuar të tilla që akumulatorët e energjisë (70) të madhësive të ndryshme mund të sigurohen në mënyrë selektive aty .