REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7686 2018.11.01
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.08.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/332 2018.05.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.11.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11746585.6 2011.08.26
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2611439 2018.02.21
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 10175293
US 379775
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Fresenius Kabi Deutschland GmbH Else-Kröner-Strasse 1,61352 Bad Homburg v.d.H. / DE
(72) Shpikës
Emri Adresa
KRAMPITZ, Barbara Hamburger Allee 50,60486 Frankfurt am Main , DE
SCHLOTZER, Ewald Fasanenweg 13,61440 Oberursel , DE
SUCHNER, Ulrich Waldstr. 27,85435 Erding , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
KOMPOZIMI QË PËRFSHIN NJË KOMBINIM TË DHA DHE EPA PËR ADMINISTRIM PARENTERAL PARA FILLIMIT TË KIMIOTERAPISE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Kompozimi që përfshin një kombinim të acideve yndyrore omega-3 acidit eikosapentaenoik (EPA) dhe acidit dokosahekzaenoik (DHA) për përdorim në përmirësimin e efikasitetit të kimioterapisë ose radioterapisë dhe/ose në parandalimin ose reduktimin e efekteve anësore të shkaktuara nga kimioterapia ose radioterapia në një pacient që vuan nga kanceri, ku kompozimi duhet të administrohet në rrugë parenterale te pacienti vetëm 48 deri në 24 orë para fillimit të një cikli të kimioterapisë ose radioterapisë, ku kompozimi përfshin 1.0 g/100 mL deri në 7.0 g/100 mL EPA dhe 1.0 g/100 mL deri në 7.0 g/100 mL DHA.
2 2. Kompozimi për përdorim sipas Pretendimit 1 , ku efektet anësore janë zgjedhur nga grupi i përbërë prej efekteve anësore gastrointestinale, efekteve anësore hematologike, reduktimit në peshë të mëlçisë, efekteve anësore neurotoksike, efekteve anësore që afektojnë zemër, efekteve anësore inflamatore, humbjes në peshë, funksionit të kufizuar të përgjigjes imune, reduktimit të inflamacioneve ose një kombinimi të tyre.
3 3. Kompozimi për përdorim sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, ku çrregullimi kanceroz është zgjedhur nga grupi i përbërë prej tumoreve solide dhe tumoreve jo-solide, ku tumoret solide janë zgjedhur në mënyrë të preferuar nga grupi i përbërë prej karcinomës kolorektale, karcinomës së gjëndrave të qumështit, karcinomës pancreatike, karcinomës së melçisë, karcinomës së mushkerive dhe karcinomës gastrike.
4 4. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kimioterapia përfshin një agjent kimioterapeutik të zgjedhur nga grupi i përbërë prej 5-fluoruracilit, gemcitabinës, doksorubicinës, paklitakselit, mitomicinës, ciklofosfamidit, epirubicinës, arabinosilcitozinës, tamoksifenit, irinotekanit, oksaliplatinës, acidit folinik, cisplatinës, taksanit, alkaloideve të vinkës, epipodofilotoksinave, alkaloideve sintetike, citarabinës, nitrosuresë, dakarbazinës, fludarabinës, ifosfamidit, mitomicinës C, tamoksifenit ose një kombinimi të tyre.
5 5. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kimioterapia përfshin 5-fluoruracilin në të cilin kimioterapia është në mënyrë të preferuar FOLFOX ose FOLFIRI.
6 6. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku radioterapia është zgjedhur nga grupi i përbërë prej teleterapisë dhe brakiterapisë.
7 7. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kompozimi përfshin më tej aditivë të preferuar të zgjedhur nga grupi i përbërë prej acideve yndyrore me zinxhir të mesëm dhe hekurit, ose një kombinimi të tyre.
8 8. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kompozimi përfshin 1.0 g/100 mL deri në 4.0 g/100 mL EPA dhe 1.0 g/100 mL deri në 4.0 g/100 mL DHA.
9 9. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kompozimi është përveç kësaj gjithashtu i administruar midis 24 orëve dhe 1 orë para fillimit të ciklit të kimioterapisë ose radioterapisë, ku kompozimi është në mënyrë të preferuar i administruar 3 orë para fillimit të një cikli të kimioterapisë ose radioterapisë
10 10. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku administrimi i kompozimit është përsëritur, ku kompozimi është në mënyrë të preferuar i administruar 2 deri në 5 herë.
11 11. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kompozimi është administruar para çdo cikli të kimioterapisë ose radioterapisë.
12 12. Kompozimi për përdorim sipas ndonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku 5 mg deri në 250 mg të EPA për kilogram peshë trupore dhe në ditë janë administruar, ku në mënyrë të preferuar 20 mg deri në 80 mg të EPA për kilogram peshë trupore dhe në ditë, më shumë në mënyrë të preferuar ku 40 mg deri në 60 mg të EPA për kilogram peshë trupore dhe në ditë janë administruar, dhe ku 5 mg deri në 250 mg të DHA për kilogram peshë trupore dhe në ditë janë administruar, në mënyrë të preferuar ku 20 mg deri në 80 mg të DHA për kilogram peshë trupore dhe në ditë, më shumë në mënyrë të preferuar ku 40 mg deri në 60 mg të DHA për kilogram peshë trupore dhe në ditë janë administruar.