REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7540 2018.09.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.07.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/328 2018.05.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15002048.5 2015.07.08
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3114942 2018.02.21
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
ODC Lizenz AG Alter Postplatz 2 6370 Stans / CH
(72) Shpikës
Emri Adresa
HÜHN, Tilo Etzelweg 4 8824 Schönenberg / CH , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
(54) Titull
PRODUKTE KAKAOJE BAZUAR NË KOKRRAT E KAKAOS TË PAFERMENTUARA DHE METODAT E GATITJES SË TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për përpunimin e kokrrave të kakaos të pafermentuara, që përfshin hapat e: (a) shtimit të ujit në kokrrat e pafermentuara, me ose pa tulin e kakaos dhe mukusin e kakaos, për të formuar një suspension; (b) bluarjes me lagështi të suspensionit në fjalë; (c) nënshtrimit të suspensionit në fjalë ndaj një trajtimi me nxehtësi në një temperaturë prej 70 °C ose më të ulët; (d) ndarjes së suspensionit në një fazë ujore ( faza e rëndë), një fazë yndyrore (faza e lehtë) dhe në një fazë të ngurtë, faza yndyrore në fjalë përmban gjalp kakao si një përbërës kryesor dhe përbërës të ngurtë dhe/ose ujë si përbërës në sasi më të pakët dhe faza e ngurtë në fjalë përmban pluhur kakao dhe ujë; dhe (e) përpunimit veçmas të tre fazave, i cili përfshin opsionalisht: veçimin (ndarjen) e gjalpit të kakaos nga faza yndyrore, veçimin e pluhurit të kakaos nga faza e ngurtë, dhe veçimin e aromës së kakaos dhe një pluhuri polifenolik të paktën nga faza ujore; ku kokrrat e kakaos në fjalë të pafermentuara nuk janë paratharë; dhe ku kokrrat e kakaos në fjalë të pafermentuara i janë nënshtruar një faze inkubacioni përpara hapit (a).
2 Metoda sipas pretendimit 1, ku faza e inkubacionit përfshin shtimin e kokrrave të pafermentuara të kakaos në një tretësirë etanolike në një temperaturë midis 10°C dhe 70°C për një periudhë midis 2 orësh dhe 10 ditësh, vëllimi i tretësirës etanolike është i mjaftueshëm për të mbuluar kokrrat e kakaos.
3 Metoda për sipas pretendimit 2, ku përqëndrimi i etanilit në tretësirën etanolike është të paktën 1 vëll.-% dhe më pak se 7vëll.-%.
4 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku kokrrat e kakaos në fjalë të pafermentuara nuk janë ndarë nga tuli.
5 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 4, që gjithashtu përfshin një hap të ndarjes së tulit nga kokrrat e kakaos përpara hapit (a).
6 Metoda sipas pretendimit 5, ku tuli dhe mukusi i kakaos të përftuara në hapin e ndarjes së tulit nga kokrrat e kakaos përpunohet veçmas nga kokrrat e kakaos të pafermentuara dhe më pas shtohet në suspension përpara ose gjatë hapave (a), (b), (c), ose (d).
7 Metoda sipas pretendimit 6, ku përpunimi i tulit dhe mukusit të kakaos përfshin neutralizimin dhe/ose heqjen e përbërësve acidik.
8 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku aroma e kakaos dhe pluhuri polifenolik janë ekstraktuar nga faza ujore dhe faza e ngurtë.
9 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku secili nga hapat në fjalë të përpunimit të kakaos kryhet në temperatura jo më shumë se afërsisht 70°C.
10 Një metodë për prodhimin e çokollatës ose produkteve të ngjashme me çokollatën që përfshin hapat e : (a) shtimit të ujit në kokrrat e pafermentuara të kakaos për të formuar një suspension; (b) bluarjes me lagështi të suspensionit në fjalë; (c) nënshtrimit të suspensionit në fjalë ndaj një trajtimi me nxehtësi në një temperaturë prej 70 °C ose më të ulët; (d) ndarjes së suspensionit në një fazë ujore ( faza e rëndë), një fazë yndyrore (faza e lehtë) dhe në një fazë të ngurtë, faza yndyrore në fjalë përmban gjalp kakao si një përbërës kryesor dhe përbërës të ngurtë dhe/ose ujë si përbërës në sasi më të pakët dhe faza e ngurtë në fjalë përmban pluhur kakao dhe ujë; dhe (e) përpunimit veçmas të tre fazave, i cili përfshin opsionalisht: veçimin e gjalpit të kakaos nga faza yndyrore, veçimin e pluhurit të kakaos nga faza e ngurtë, dhe veçimin e aromës së kakaos dhe një pluhuri polifenolik të paktën nga faza ujore; (f) rikombinimit të ekstrakteve të aromës së kakaos me ekstraktet e gjalpit të kakaos; (g) përzierjes së ekstrakteve të rikombinuara me ekstraktin në fjalë të pluhurit të kakaos, ekstraktin në fjalë të pluhurit polifenolik dhe/ose qumësht pluhur; (h) lëmimin e përzierjes në fjalë ku kokrrat e kakaos në fjalë të pafermentuara nuk janë paratharë; dhe ku kokrrat e kakaos në fjalë të pafermentuara i janë nënshtruar një faze inkubacioni përpara hapit (a).
11 Metoda sipas pretendimit 10, që përfshin më tej një hap të ndarjes së kokrrave të pafermentuara kakaos nga tuli përpara hapit (a), opsionalisht përpunimin e tulit të kakaos dhe mukusit të përftuara në hapin e ndarjes së tulit nga kokrrat e kakaos veçmas nga kokrrat e kakaos të pafermentuara, dhe më pas shtimin e tulit të kakaos ose në suspension përpara ose gjatë hapave (a), (b), (c), ose (d), ose përpara ose gjatë hapave (f), (g) dhe (h).