REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7541 2018.09.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.07.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/327 2018.05.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15002047.7 2015.07.08
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3114941 2018.02.21
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
ODC Lizenz AG Alter Postplatz 2 6370 Stans / CH
(72) Shpikës
Emri Adresa
Hühn, Tilo Etzelweg 4 8824 Schönenberg / CH , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr. "Emin Duraku" , Pall.6/1, Ap. 4-02; Tirana/AL , AL
Ditika HOXHA Rr. "Emin Duraku" , Pall.6/1, Ap. 4-02; Tirana/AL , AL
(54) Titull
EKSTRAKTE TË KAKAOS, PRODUKTE ME PËRMBAJTJE KAKAOJE DHE METODA PËR PRODHIMIN E TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos që përfshin hapat e: (a) shtimit të ujit në kokrrat ose grimcat e kakaos për të formuar një suspension; (b) bluarjes me lagështi të suspensionit në fjalë; (c) nënshtrimit të suspensionit në fjalë ndaj një trajtimi me nxehtësi në një temperaturë prej 70 °C ose më të ulët; (d) ndarjes së suspensionit në : një fazë ujore ( faza e rëndë), një fazë yndyrore (faza e lehtë) që përmban gjalp kakao, dhe në një fazë të ngurtë që përmban përmban pluhur kakao dhe përbërës ujorë; (e) ndarjes së vazhdueshme të përbërësve ujorë nga faza e ngurtë e përftuar në hapin (d), për të përftuar aromë kakaoje dhe pluhur kakaoje, duke siguruar një rrjedhje të fazës së ngurtë në fjalë në një pajisje përzierëse; ku pajisja përzierëse përmban: një trup tubular, cilindrik (1) me një bosht horizontal (2) që ka një portë hyrëse (3) për fazën e ngurtë, një portë dalëse (4) për fazën e ngurtë të tharë dhe një portë dalëse (10) për një fazë avulli që përmban aromë kakao; pllaka fundore (5,5’) të cilat mbyllin trupin tubular (1) në skajet e tij të kundërta; një zarf (6) koaksial( me bosht të përbashkët) që ngroh ose ftoh murin e brendshëm (7) të trupit tubular (1) në një temperaturë nga 55°C deri në 150°C ; dhe një rotor me thika (8) i cili mbështetet për rrotullim në trupin tubular, tehet/thikat janë vendosura në trajtën e një helike dhe të orientuara për të centrifuguar fazën e ngurtë dhe njëkohësisht për ta transportuar atë drejt portës dalëse.
2 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas pretendimit 1, ku faza e avullit që del nga pajisja përzierëse furnizohet brenda suspensionit përpara ose gjatë hapave (b) ose (c).
3 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas pretendimeve 1 ose 2, ku muri i brendshëm (7) i trupit tubular (1) të pajisjes përzierëse nxehet në një temperaturë midis 65 dhe 140 °C.
4 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku faza e ngurtë e përftuar pas hapit (d) ka një përmbajtje ujore prej 50 deri në 75% të peshës.
5 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku hapi (e) përfshin hapat e: (e1) para-tharjes së vazhdueshme të fazës së ngurtë, të përftuar në hapin (d) duke siguruar një rrjedhje të fazës së ngurtë në fjalë në një pajisje përzierëse të parë; dhe (e2) tharjes së vazhdueshme të fazës së ngurtë të para-tharë, të përftuar në hapin (e1), duke siguruar një rrjedhje të fazës së ngurtë të para-tharë në një pajisje të dytë përzierëse; ku secila prej pajisjeve përzierëse e para dhe e dyta përmbajnë: një trup tubular, cilindrik (1) me një bosht horizontal (2) që ka një portë hyrëse (3) për fazën e ngurtë, një portë dalëse (4) për fazën e ngurtë të tharë dhe një portë dalëse (10) për një fazë avulli që përmban aromë kakao; pllaka fundore (5,5’) të cilat mbyllin trupin tubular (1) në skajet e tij të kundërta; një zarf (6) koaksial( me bosht të përbashkët) që ngroh ose ftoh murin e brendshëm (7) të trupit tubular (1) në një temperaturë nga 55°C deri në 150°C ; dhe një rotor me thika (8) i cili mbështetet për rrotullim në trupin tubular, tehet/thikat janë vendosura në trajtën e një helike dhe të orientuara për të centrifuguar fazën e ngurtë dhe njëkohësisht për ta transportuar atë drejt portës dalëse.
6 Metoda sipas pretendimit 5, ku muri i brendshëm (7) i trupit tubular (1) të pajisjes përzierëse të parë nxehet në një temperaturë midis 70 dhe 110 °C, në mënyrë të preferueshme, midis 80 dhe 100 °C, dhe/ose ku muri i brendshëm (7) i trupit tubular (1) të pajisjes përzierëse të dytë nxehet në një temperaturë midis 100 dhe 150 °C, në mënyrë të preferueshme midis 120 dhe 140 °C.
7 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku një rrymë e nxehtë ajri futet përmes një porte hyrëse (11) në pajisjen(et) përzierëse njëkohësisht dhe bashkë me rrjedhën e fazës së ngurtë për tu tharë.
8 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku rotori me thika i pajisjes(ve) përzierëse është vënë në punë në një shpejtësi prej 600 deri në 1100 rpm, në mënyrë të preferueshme midis 750 dhe 1050 rpm.
9 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas pretendimeve 5 deri në 8, ku faza e parë e avullit që del nga pajisja e parë përzierëse në hapin (e1) furnizohet brenda suspensionit përpara ose gjatë hapave (b) dhe (c).
10 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas pretendimeve 5 deri në 9, ku faza e ngurtë e para-tharë e përftuar pas hapit (e1) ka një përmbajtje ujore prej 3 deri në 7% të peshës, dhe/ose ku pluhuri i kakaos i përftuar pas hapit (e2) ka një përmbajtje ujore prej më pak se 3% të peshës.
11 Metoda për përpunimin e kokrrave ose grimcave të kakaos sipas pretendimeve 5 deri në 10, ku faza e avullit e përftuar në hapin (e2) është mbledhur si faza e aromës, kjo fazë e aromës është kombinuar me fazën ujore, dhe lëngu i kombinuar i është nënshtruar një ose më shumë hapave të përqëndrimit për të përftuar një ekstrakt të aromës së kakaos.
12 Një metodë për të prodhuar çokollatë ose produkte të ngjashme me çokollatën që përfshin hapat e : përpunimit të kokrrave ose grimcave të kakaos sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 11, përzierjes së pluhurit të përftuar të kakaos me të paktën njërin prej: aromës së kakaos, gjalpit të kakaos ose pluhurit polifenolik; dhe lëmimin uniform të përzierjes në fjalë.