Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7539
2018.09.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.07.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/326
2018.05.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15002046.9
2015.07.08
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3114940
2018.02.21
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| ODC Lizenz AG | Alter Postplatz 2 6370 Stans / CH |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Hühn, Tilo | Etzelweg 4 8824 Schönenberg / CH , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr. "Emin Duraku" , Pall.6/1, Ap. 4-02; Tirana/AL , AL |
| Ditika HOXHA | Rr. "Emin Duraku" , Pall.6/1, Ap. 4-02; Tirana/AL , AL |
(54) Titull
PRODUKTE ÇOKOLLATE, PRODUKTE TË NGJASHME ME COKOLLATEN, KIT(KOMPLET) PRODHIMI ÇOKOLLATE DHE METODA TË GATITJES SË TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një metodë për përpunimin e kokrrave të kakaos të fermentuara ose në gjëndje inkubacioni, që përfshin hapat e: shtimit të ujit në kokrrat ose grimcat e fermentuara ose në gjëndje inkubacioni të kakaos për të formuar një suspension; bluarjes në lagështi të suspensionit në fjalë; nënshtrimit të suspensionit në fjalë ndaj një trajtimi me nxehtësi në një temperaturë prej 70 °C ose më të ulët; ndarjes së suspensionit në një fazë ujore ( faza e rëndë), një fazë yndyrore (faza e lehtë) dhe në një fazë të ngurtë, faza yndyrore në fjalë përmban gjalp kakaoje si një përbërës kryesor dhe përbërës të ngurtë dhe/ose ujë si përbërës në sasi më të pakët dhe faza e ngurtë në fjalë përmban pluhur kakaoje dhe ujë; dhe përpunimit veçmas të tre fazave, i cili përfshin opsionalisht: veçimin (ndarjen) e gjalpit të kakaos nga faza yndyrore, veçimin e pluhurit të kakaos nga faza e ngurtë, dhe veçimin e aromës së kakaos dhe një pluhuri polifenolik nga të paktën faza ujore; karakterizuar në atë që hapi i përpunimit veçmas i të tre fazave përfshin: neutralizimin e acidit acetik të formuar gjaë fermentimit ose i formuar ose i shtuar para ose gjatë një gjëndjeje inkubacioni të kokrrave të kakaos në fazën ujore; dhe/ose heqjen e acidit acetik në fjalë nga faza ujore. |
| 2 | Metoda sipas pretendimit 1, ku acidi acetik hiqet nga faza ujore përmes distilimit, nxjerrjes/ekstraktimit, proceseve të membranës së lëngshme të llojit të emulsionit, kristalizimit anti-tretës ose kombinimeve të tyre. |
| 3 | Metoda sipas pretendimeve 1 ose 2, ku faza ujore në fjalë i nënshtrohet një ose më shumë fazës(ve) të përqëndrimit për të përftuar aromën e kakaos dhe ekstraktet e pluhurit polifenolik në fjalë. |
| 4 | Metoda sipas pretendimit 3, ku acidi acetik hiqet nga faza ujore para ose gjatë fazës(ve) të përqëndrimit. |
| 5 | Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku aroma e kakaos dhe pluhuri polifenolik janë nxjerrë/ekstraktuar nga faza ujore dhe faza e ngurtë. |
| 6 | Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, duke përfshirë edhe një hap tharje të fazës së ngurtë në një tharës pas ndarjes në tre faza për të përftuar përbërës të ngurtë aromatikë dhe kakao të ngurtë. |
| 7 | Metoda sipas pretendimit 4, ku tharësi është një tharës në formën e një daulleje. |
| 8 | Metoda sipas pretendimit 4, ku tharësi është një pajisje përzierëse që përmban: një trup tubular, cilindrik që ka një portë hyrëse dhe një dalëse për fazën e ngurtë të vendosura përgjatë boshtit të tij horizontal dhe i mbyllur në skajet e tij të kundërta nga pllaka fundore; një zarf koaksial (me bosht të përbashkët) ngrohës ose ftohës; dhe një rotor me thika për rrotullim mbështetet në trupin tubular, tehet/thikat janë vendosura në trajtën e një helike dhe të orientuara për të centrifuguar fazën e ngurtë në përpunim e sipër dhe njëkohësisht transportimin e saj drejt portës dalëse, ku porta dalëse komunikon me anë të një tubi, me një pajisje për veçimin e fazës së aromës nga produkti i tharë për të tharë në mënyrë të vazhdueshme kakaon e ngurtë dhe për të ndarë përbërësit aromatikë. |
| 9 | Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme ku hapat në fjalë të përpunimit të kakaos janë kryer pa përdorimin e tretësve jo-ujor. |
| 10 | Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme ku secili prej hapave në fjalë të përpunimit të kakaos është kryer në temperatura prej jo më shumë se përafërsisht 70°C. |
| 11 | Një metodë për të prodhuar çokollatë ose produkte ë ngjashme me çokollatën që përfshin hapat e : shtimit të ujit në kokrrat ose grimcat e fermentuara ose në gjëndje inkubacioni të kakaos për të formuar një suspension; bluarjes me lagështi të suspensionit në fjalë; nënshtrimit të suspensionit në fjalë ndaj një trajtimi me nxehtësi në një temperaturë prej 70 °C ose më të ulët; ndarjes së suspensionit në një fazë ujore ( faza e rëndë), një fazë yndyrore (faza e lehtë) dhe në një fazë të ngurtë, faza yndyrore në fjalë përmban gjalp kakao si një përbërës kryesor dhe përbërës të ngurtë dhe/ose ujë si përbërës në sasi më të pakët dhe faza e ngurtë në fjalë përmban pluhur kakao dhe ujë; dhe përpunimit veçmas të tre fazave, i cili përfshin opsionalisht: veçimin e gjalpit të kakaos nga faza yndyrore, veçimin e pluhurit të kakaos nga faza e ngurtë, dhe veçimin e aromës së kakaos dhe një pluhuri polifenolik të paktën nga faza ujore; karakterizuar në atë që hapi i përpunimit veçmas i të tre fazave përfshin: neutralizimin e acidit acetik të formuar gjatë fermentimit ose i formuar ose i shtuar para ose gjatë një gjëndje inkubacioni të kokrrave të kakaos në fazën ujore; dhe/ose heqjen e acidit acetik në fjalë nga faza ujore. |
| 12 | Metoda sipas pretendimit 11, ku ekstraktet e rikombinuara janë përzierë me të paktën ekstraktin në fjalë të pluhurit të kakaos dhe ekstraktin në fjalë të pluhurit polifenolik. |
| 13 | Metoda sipas pretendimit 11 ose 12, ku ekstraktet e rikombinuara janë përzierë më tej me sheqer, ëmbëlsues ose tul kakao. |