Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7445
2018.08.16
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.11.05
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/312
2018.05.10
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10185313.3
2004.11.05
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2380911
2018.05.09
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 517096 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Roche Glycart AG | Wagistrasse 18 8952 Schlieren-Zuerich / CH |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Püntener, Ursula | 44 Darlington Gardens Southampton SO15 7QJ , GB |
| Suter, Tobias | Beckhammer 4 8057 Zürich , CH |
| Ferrara Koller, Claudia | Göblistrasse 12 6300 Zug , CH |
| Umana, Pablo | Felsenrainstrasse 28 8032 Wollerau , CH |
| Mössner, Ekkehard | Felsenburgweg 5 8280 Kreuzlingen , CH |
| Brünker, Peter | Burgwiesenstrasse 3c 8335 Hittnau , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
MOLEKULA ANTIGJEN BASHKUESE ME AFRIMITET BASHKUES TË PËRMIRËSUAR PËR RECEPTORIN FC DHE FUNKSION EFEKTOR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një antitrup anti-CD20 i Tipit II i humanizuar që përmban (a) një zonë të ndryshueshme zinxhiri të rëndë të përzgjedhur nga SEQ ID NO:62, SEQ ID NO:64, SEQ ID NO:66, SEQ ID NO:68, SEQ ID NO:70 dhe SEQ ID NO:72, dhe (b) zona e ndryshueshme e zinxhirit të lehtë KV1 e SEQ ID NO:76. |
| 2 | 2. Një antitrup anti-CD20 i Tipit II që përmban një zonë të ndryshueshme zinxhiri të rëndë që kodohet nga një sekuencë acidi nukleik e cila është 80% identike me SEQ ID NOs:61, 63, 65, 67, 69 ose 71 dhe një zonë të ndryshueshme zinxhiri të lehtë që kodohet nga një sekuencë acidi nukleik e cila është të paktën 80% identike me SEQ ID NO: 75, ku antitrupi i përmendur shkakton nivele më të larta të apoptozës kur ndodhet në inkubacion me qeliza njerëzore CD20-pozitive në raport me një kontroll në kushte identike duke përdorur antitrupin IgG1 kimerik C2B8 me një sekuencë identike me rituksimabin. |
| 3 | 3. Një vektor shprehës që përmban një polinukleotid që kodon një zonë të ndryshueshme zinxhiri të rëndë të pretendimit 1 ose të pretendimit 2 dhe një polinukleotid që kodon një zonë të ndryshueshme zinxhiri të lehtë të pretendimit 1 ose të pretendimit 2. |
| 4 | 4. Vektori i pretendimit 3, i cili është policistronik. |
| 5 | 5. Një qelizë pritëse e izoluar që përmban vektorin shprehës të pretendimit 3 ose të pretendimit 4 ose një polinukleotid që kodon një zonë të ndryshueshme zinxhiri të rëndë të pretendimit 1 ose të pretendimit 2 dhe një polinukleotid që kodon një zonë të ndryshueshme zinxhiri të lehtë të pretendimit 1 ose të pretendimit 2. |
| 6 | 6. Qeliza pritëse e pretendimit 5, ku qeliza pritëse e përmendur është projektuar për të shprehur të paktën një acid nukleik që kodon një polipeptid që ka veprimtari të β(1,4)-N-acetilglukosilaminiltransferazë III. |
| 7 | 7. Qeliza pritëse e pretendimit 6, ku polipeptidi i përmendur që ka veprimtari të β(1,4)-N-acetilglukosilaminiltransferazë III është një polipeptid ndërfutës i cili për më tej përmban zonën lokalizuese Golgi të një polipeptidi rezident Golgi heterolog. |
| 8 | 8. Qeliza pritëse e pretendimit 7, ku zona lokalizuese Golgi e përmendur është përzgjedhur nga zona lokalizuese e manosidazës II, e β(1,2)-N-acetilglukosilaminiltransferazës I, e β(1,2)-N-acetilglukosilaminiltransferazës II, e manosidazës I ose e fukosiltransferazës bërthamë α1-6. |
| 9 | 9. Një metodë për të prodhuar një antitrup anti-CD20 të Tipit-II të humanizuar të pretendimit 1 ose të pretendimit 2 që përmban mbjelljen e qelizës pritëse të secilit prej pretendimeve 5 deri në 8 në kushte të tilla që lejojnë prodhimin e antitrupit të përmendur dhe përftimin e antitrupit të përmendur nga mbjellja e përmendur. |
| 10 | 10. Një antitrup anti-CD20 i Tipit II i humanizuar, ku antitrupi është i përftueshëm nëpërmjet qelizës pritëse të secilit prej pretendimeve 5 deri në 8. |
| 11 | 11. Antitrupi i secilit prej pretendimeve 1, 2 ose 10, ose i përftueshëm nëpërmjet metodës së pretendimit 9, ku antitrupi i përmendur përmban një zonë Fc të glikoprojektuar. |
| 12 | 12. Antitrupi i pretendimit 11, ku antitrupi i përmendur ka një përmirësim në fraksionin e oligosakarideve të fukosiluara të bashkuara tek zona Fc e glikoprojektuar. |
| 13 | 13. Antitrupi i pretendimit 11, ku antitrupi i përmendur ka një përmirësim në zonën e oligosakarideve jo të fukosiluara të ndara më dysh të bashkuara tek zona Fc e glikoprojektuar. |
| 14 | 14. Antitrupi i pretendimit 11, ku antitrupi i përmendur ka dukshëm nivele të larta bashkimi tek receptorët FcgamaRIII njerëzor në lidhje me antitrupin të pa-glikoprojektuar. |
| 15 | 15. Antitrupi i pretendimit 11, ku antitrupi i përmendur ka dukshëm nivele të larta tëveprimtarisë ADCC në lidhje me antitrupin e pa-glikoprojektuar. |
| 16 | 16. Një përbërje farmaceutike që përmban antitrupin e secilit prej pretendimeve 1, 2, ose 10 deri në 15, ose të përftueshëm nëpërmjet metodës së pretendimit 9, dhe një transportues farmaceutikisht të pranueshëm. |
| 17 | 17. Një antitrup i secilit prej pretendimeve 1, 2, ose 10 deri në 15, ose i përftueshëm nëpërmjet metodës së pretendimit 9, për tu përdorur si një medikament për të trajtuar një çrregullim të qelizave-B. |
| 18 | 18. Antitrupi sipas përdorimit të pretendimit 17, ku çrregullimi i qelizave-B të përmendura është një limfomë e qelizave-B. |
| 19 | 19. Përdorimi i antitrupit i secilit prej pretendimeve 1, 2, ose 10 deri në 15, ose i përftueshëm nëpërmjet metodës së pretendimit 9, për prodhimin e një medikamenti për të trajtuar një çrregullim të trajtueshëm nëpërmjet shterimit të qelizave-B. |
| 20 | 20. Një antitrup i secilit prej pretendimeve 1, 2, ose 10 deri në 15, ose i përftueshëm nëpërmjet një metodës së pretendimit 9, për tu përdorur si një medikament për të trajtuar një çrregullim të trajtueshëm nëpërmjet shterimit të qelizave-B. |
| 21 | 21. Përdorimi i pretendimit 19 ose antitrupi sipas përdorimit të pretendimit 20, ku çrregullimi i përmendur është natyrë malinje hematologjike ose një sëmundje autoimune. |
| 22 | 22. Antitrupi për përdorimin e pretendimit 21, ku natyra malinje e përmendur është limfoma e qelizave-B, limfoma jo-Hodgkin, ose leuçemia limfocitike kronike e qelizave-B. |