Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7503
2018.09.03
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.03.19
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/308
2018.05.10
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15764710.8
2015.03.19
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3119201
2018.03.14
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201461955299 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Vigorous Solutions Ltd. | Yitzchak 37 Kiryat Yearim 9083800 / IL |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| ABOOHI, Morris | Shderot Chen 4/7 6407107 Tel Aviv / IL , IL |
| ROGOSNITZKY, Moshe | Yitzchak 37 9083800 Telz Stone / IL , IL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
TRETËSIRAT E SILDENAFILIT DHE METODAT E PËRGATITJES DHE PËRDORIMIT TË TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një kompozim farmaceutik që përfshin: (a) një mbartës ujor që përbëhet esencialisht prej ujit dhe të paktën 20% prej etanolit; dhe (b) citrat sildenafili i tretur në mbartësin ujor të sipërpërmendur në një përqendrim prej të paktën 7 mg/ml. |
| 2 | Kompozimi farmaceutik sipas pretendimit 1, që përfshin një agjent aromatizues dhe/ose një agjent bllokues të hidhësirës. |
| 3 | Një kompozim farmaceutik që përfshin (a) një mbartës ujor që përbëhet esencialisht prej ujit, etanolit dhe më pak se 20% aceton; dhe (b) citrat sildenafilin e tretur në mbartësin ujor të sipërpërmendur në një përqendrim prej të paktën 10 mg/ml. |
| 4 | Kompozimi farmaceutik sipas pretendimit 3, që përfshin të paktën një prej një agjenti aromatizues ose një agjenti bllokues të hidhësirës. |
| 5 | Një kompozim farmaceutik që përfshin: (a) një mbartës ujor që përfshin ujë, etanol, dhe 0.0075% deri në 20% aceton; dhe (b) citrat sildenafili i tretur në mbartësin ujor të sipërpërmendur në një përqendrim prej të paktën 10 mg/ml. |
| 6 | Një kompozim farmaceutik që përfshin: (a) një mbartës ujor që përfshin ujë dhe të paktën 60% etanol; dhe (b) citrat sildenafili i tretur në mbartësin ujor të sipërpërmendur në një përqendrim prej të paktën 7 mg/ml. |
| 7 | Një kompozim sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme 3 deri në 5, që përfshin një agjent stabilizues. |
| 8 | Një kompozim sipas pretendimit 7, ku agjenti stabilizues i sipërpërmendur është zgjedhur nga grupi i përbërë prej : monogliceridit të diacetiluar, monopalmitostearatit të dietil glikolit, behenatit të glicerilit, distearatit të glicerilit, monolinoleatit të glicerilit, mono-oleatit të glicerilit, monostearatit të glicerilit, monostearatit të glicerilit vetë emulsifikues, makrogol cetostearil etereve, cetomakrogolit 1000, 9 polioksil 20 cetostearil eterit, makrogol 15 hidroksistearatit, makrogol lauril etereve, laureth 4, lauromakrogolit 400, makrogol monom etil etereve, makrogol oleil etereve, polioksil 10 oleil eterit, makrogol stearateve, polioksil 40 stearateve, menfegolit, mono & di glicerideve, nonoksinoleve, oktoksinoleve, poloksamereve, vajit të kastorit polioksil, vajit të kastorit polioksil të hidrogjenizuar, polisorbateve, diacetatit të propilen glikolit, laureateve të propilen glikolit, dilaureatit të propilen glikolit, mono laureatit të propilen glikolit, monopalmitostearatit të propilen glikolit, quillaia, estereve të sorbitanit, estereve të sukrozës, tiloksapolit, karagenanit, celulozës, ceratonias, dekstrateve, etilcelulozës, mucinës gastrike, hiprolozës, hipromelozës, ftalatit të hipermelozës, metilcelulozës, oksidit të polietilenit, acetatit të polivinilit, alkoolit të polivinilit, silikateve, glikolatit të amidonit të natriumit, tragakantës dhe gomës së ksantanit. |
| 9 | Një metodë që përfshin: (a) vendosjen e citrat sildenafilit në një kombinim që përbëhet esencialisht prej etanolit dhe ujit për të prodhuar një përzierje; dhe (b) nxehjen e përzierjes së sipërpërmendur për të prodhuar një tretësirë të citrat sildenafilit të sipërpërmendur me një përqendrim prej të paktën 7 mg/ml. |
| 10 | Metoda sipas pretendimit 9, që përfshin: ftohjen e tretësirës së sipërpërmendur dhe shtimin e etanolit dhe/ose ujit. |
| 11 | Një metodë që përfshin: (a) sigurimin e një vëllimi të parë të acetonit; dhe (b) shtimin e një vëllimi të dytë që përbëhet esencialisht prej etanolit dhe ujit për të prodhuar një vëllim total të tretësirës; dhe (c) tretjen e citrat sildenafilit në një përqendrim prej të paktën 7 mg/ml në lidhje me vëllimin total të sipërpërmendur. |
| 12 | Metoda sipas pretendimit 11, që përfshin: nxehjen e tretësirës së sipërpërmendur në një temperaturë jo më pak se 5 °C nën pikën e vlimit të acetonit të sipërpërmendur. |
| 13 | Metoda sipas pretendimit 12, që përfshin heqjen e të paktën 25% të acetonit të sipërpërmendur. |
| 14 | Metoda sipas pretendimit 12, që përfshin: ftohjen e tretësirës së sipërpërmendur dhe shtimin e një ose më shumë alkooleve dhe/ose ujit në një përqendrim total të alkoolit prej të paktën 34%. |
| 15 | Një formë e dozimit oral që përfshin: një shtresë të jashtme; dhe një bazë të lëngshme që përfshin një kompozim farmaceutik sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 8. |
| 16 | Një formë e dozimit bukal që përfshin: një mbartës që përmban një kompozim farmaceutik sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 8; dhe një mbështjellës të përshtatur për të parandaluar avullimin e mbartësit ujor të sipërpërmendur gjatë ruajtjes. |
| 17 | Një kuti trajtimi që përfshin: një enë që mban një shumëllojshmëri të dozave të vetme të një kompozimi farmaceutik sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 8; dhe një pajisje matëse të kalibruar për matjen e një doze të vetme nga ena e sipërpërmendur. |
| 18 | Një kuti trajtimi sipas pretendimit 17, përmes së cilës secila prej dozave të vetme të sipërpërmendura të përmbajtura në një enë të veçantë; dhe materiali i paketimit i përshtatur për të mbajtur enët e veçanta të sipërpërmendura. |