REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7538 2018.09.21
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.02.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/299 2018.05.07
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12157377.8 2012.02.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2497839 2018.04.11
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 201100366
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
SOL S.p.A. Via Borgazzi 27 20052 Monza MI / IT
(72) Shpikës
Emri Adresa
Gandola, Andrea Piazza Giovanni Paolo II, 14 22100 COMO / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
(54) Titull
METODË PËR TRAJTIMIN E ÇELIQEVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për trajtimin e një çeliku prej karboni që përmban hapat e: a) të paktën një trajtim termik të çelikut prej karboni, të përzgjedhur nga karburizimi, karboazotimii (procesi i çimentimit të çelikut nëpërmjet ndërfutjes së njëkohshme të karbonit dhe të azotit në shtresën sipërfaqësore të një elementi) dhe temperimi, që ndodhin në një furrë trajtimi; b) një trajtim termik i mëpasshëm për pasivizimin/kaltërimin e çelikut prej karboni të trajtuar në hapin a), ku trajtimi termik i mëpasshëm i përmendur kryhet drejtpërsëdrejti në furrën e përmendur të trajtimit në hapin a), në një temperaturë që varion ndërmjet 800°C dhe 900°C, në një ambient që përmban azot dhe të paktën një dioksid karboni, oksid azoti, ose përzierje të tyre, ku përbërja e ambientit të furrës së trajtimit rregullohet nëpërmjet ndryshueshmërisë së shkallëve të rrjedhjes së azotit dhe të paktën një prej dioksidit të karbonit, oksidit të azotit ose përzierjeve të tyre që hyjnë në një përzierës gazi për të përgatitur një përzierje gazi që furni-zohet brenda furrës së përmendur gjatë hapit b).
2 Metoda sipas pretendimit 1, ku gjatë hapit b) përbërja e ambientit të furrës së trajtimit monitorohet dhe rregullohet në mënyrë të vazhdueshme.
3 Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 dhe 2, ku përbërja e ambientit të furrës së trajtimit në hapin b) rregullohet nëpërmjet një kontrolluesi logjik të programueshëm (PLC).
4 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku përbërja e ambientit të furrës së trajtimit në hapin b) analizohet nëpërmjet përdorimit të një analizuesi të përzgjedhur nga një provë-lambda ose një provë me oksigjen dhe rregullohet në mënyrë të tillë që vlera e sinjalit që vjen nga analizuesi i përmendur varion ndërmjet 870 mV dhe 960 mV.
5 Metoda sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, ku përbërja e ambientit në hapin b) rregullohet mbi bazën e përqindjeve të CO dhe CO2 ndaj peshës në peshën e përgjithshme të ambientit të furrës së trajtimit, të zbuluar nga analizuesit CO dhe CO2.
6 Metoda sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, ku në ambientin e hapit b) përmbajtja e CO varion ndërmjet 20% dhe 80% në raport me peshën e përzierjes (CO+CO2).
7 Metoda sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, ku përbërja e ambientit në hapin b) rregullohet mbi bazën e presionit të pjesshëm të oksigjenit të ambientit të furrës së trajtimit të zbuluar nga analizuesit e presionit.
8 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku trajtimi i hapit a) ndodh në praninë e një përzierje të gaztë që përmban azot dhe të paktën një monoksid karboni, hidrogjen ose përzierje të tyre, ku metoda për më tej përmban zbulimin dhe rregullimin e vazhdueshëm të përbërjes së përzierjes së gaztë gjatë hapit a) në mënyrë të tillë që ta mbajë potencialin e karbonit të përzierjes së gaztë në një vlerë të paracaktuar.
9 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku përzierja e gaztë që hyn në furrën e trajtimit në hapin a) përftohet në një reaktor katalitik dhe përbërja e përzierjes së gaztë që hyn në furrën e trajtimit termik në hapin a) rregullohet nëpërmjet ndryshueshmërisë së shkallës së rrjedhjes dhe përbërjes së një rrjedhje gazi që përmban azot, oksigjen, dioksid karboni dhe hidrokarbur që hyjnë në reaktorin katalitik të përmendur, ose nëpërmjet ndryshueshmërisë së shkallëve të rrjedhjes së komponenteve të rrjedhjes së gaztë që hyjnë në një përzierës gazi për të përgatitur një përzierje gazesh që furnizohet në reaktorin katalitik të përmendur, preferueshëm nëpërmjet mjeteve të një kontrolluesi logjik të programueshëm (PLC).
10 Një aparat për trajtimin e një çeliku prej karboni, që përmban: - të paktën një sistem përzierës gazesh (1) për të përgatitur një përzierje azoti dhe të paktën një prej dioksidit të karbonit, oksidit të azotit ose përzierje të tyre, - të paktën një furrë (3) për të kryer hapat e: a) të paktën një trajtim termik të çelikut prej karboni, të përzgjedhur nga karburizimi, karboazotimii (procesi i çimentimit të çelikut nëpërmjet ndërfutjes së njëkohshme të karbonit dhe të azotit në shtresën sipërfaqësore të një elementi) dhe temperimi; b) një trajtim termik i mëpasshëm për pasivizimin/kaltërimin e çelikut prej karboni të trajtuar në hapin a), ku trajtimi termik i mëpasshëm i përmendur kryhet drejtpërsëdrejti në furrën e përmendur të trajtimit në hapin a), në një temperaturë që varion ndërmjet 800°C dhe 900°C, në një ambient që përmban azot dhe të paktën një dioksid karboni, oksid azoti, ose përzierje të tyre, ku përbërja e ambientit të furrës së trajtimit rregullohet nëpërmjet ndryshueshmërisë së shkallëve të rrjedhjes së azotit dhe të paktën një prej dioksidit të karbonit, oksidit të azotit ose përzierjeve të tyre që hyjnë në një përzierës gazi për të përgatitur një përzierje gazi që furnizohet brenda furrës së përmendur gjatë hapit b), - të paktën një sistem (4) për të analizuar dhe për të kontrolluar shkallët e rrjedhjes së gazeve dhe parametrat e procesit përmban  mjete për të zbuluar përqendrimin e monoksidit të karbonit, dioksidit të karbonit, metanit dhe të oksidit të azotit dhe opsionalisht pikën e vesës dhe/ose përqendrimin e oksigjenit,  mjete për të zbuluar dhe për të rregulluar temperaturën në furrën e trajtimit,  mjete për të përcaktuar dhe për të rregulluar shkallët e rrjedhjes së gazeve që hyjnë në në sistemin përzierës (1), ku gazet e përmendur janë një ose më shumë prej azoti, dioksid karboni, oksid azoti, oksigjeni dhe hidrokarburi, si një funksion i tipit të trajtimit termik dhe të përqendrimit të monoksidit të karbonit, dioksidit të karbonit, metanit dhe të oksidit të azotit dhe opsionalisht pika e vesës dhe/se përqendrimi i oksigjenit, dhe i temperaturës në furrën e trajtimit, ashtu siç është zbuluar, dhe - opsionalisht të paktën një reaktori katalitik (2) që përmban mjete të përshtatura për të furnizuar energjinë e ngrohjes.
11 Aparati sipas pretendimit 10, ku mjetet zbuluese të përqendrimit janë përzgjedhur ndërmjet analizuesve të monoksidit të karbonit dhe dioksidit të karbonit, provës së oksigjenit, provës lambda dhe kombinimeve të tyre.
12 Aparati sipas secilit prej pretendimeve 10 ose 11, ku analiza dhe njësia kontrolluese përmban një kontrollues logjik të programueshëm (PLC), i cili është përshtatur të rregullojë sasitë/shkallës e rrjedhjes së gazit që furnizohet nga përzierësi i gazit në mënyrë të tillë për të përftuar një shtresë të dëshirueshme prej karbidesh dhe oksidi në çelikun prej karboni të trajtuar, mbi bazën e informacionit që i referohet temperaturës së trajtimit dhe përqendrimeve të gazeve të siguruara nga analizuesit CO, CO2 dhe CH4 dhe tek përmbajtja e O2 e zbuluar nga proba lambda ose prova me oksigjen.
13 Metoda e trajtimit esipas pretendimeve 1-9 për trajtimin e pjesëve të çelikut prej karboni, veçanërisht të ingranazheve dhe të valvolave.