Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7499
2018.09.03
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.06.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/254
2018.04.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.09.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12797634.8
2012.06.08
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2691530
2018.03.07
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161495552 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Oregon Health & Science University | 690 SW Bancroft Street,Mail Code L106TT,Portland, OR 97239 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Picker, Louis | Vaccine and Gene Therapy Institute, OHSU West Campus,505 NW 185th Avenue, Beaverton, OR 97006 , US |
| HANSEN, Scott | 3050 NW Valle Vista Terrace, Portland, OR 97210 , US |
| FRÜH, Klaus | 1980 NW 113th Avenue,Portland, OR 97229 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
GLIKOPROTEINAT CMV DHE VEKTORËT REKOMBINANTË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një vektor citomegalovirus (CMV) për përdorim në një metodë të nxitjes së një përgjigje të qelizës CD8+ T te një antigjen heterolog në një subjekt seropozitiv CMV, ku vektori CMV është: (a) një vektor njerëzor CMV (HCMV) që kodon një antigjen heterolog dhe proteinat funksionale US2-US6 dhe nuk shpreh një proteinë US11 aktive, ose (b) një vektor rezus CMV (RhCMV) që kodon një antigjen heterolog dhe proteinat funksionale Rh182-Rh185 dhe nuk shpreh një proteinë Rh189 aktive; dhe ku antigjeni heterolog është një antigjen i sëmundjes infektive ose një antigjen tumori. |
| 2 | 2. Vektori CMV për përdorim i pretendimit 1, ku antigjeni heterolog është zgjedhur nga grupi i përbërë prej: një antigjeni të Morbillivirusit; një antigjeni HA të virusit të fruthit; një antigjeni F të virusit të fruthit; një glikoproteine të tërbimit; një antigjeni të glikoproteinës G të virusit të tërbimit; një antigjeni të gripit; një antigjeni HA të virusit të gripit; një antigjeni N të virusit të gripit; një antigjeni të Herpesvirusit; një antigjeni të glikoproteinës të virusit të herpes simpleks (HSV); një antigjeni të virusit Epstein-Barr; një antigjeni të flavivirusit; një antigjeni JEV; një antigjeni të virusit të Etheve të Verdha; një antigjeni të virusit të Etheve tropikale; një antigjeni të virusit të Hepatitit; HBsAg; një antigjeni të virusit të imunodefiçencës; një antigjeni të virusit Hantaan; një antigjeni të C. tetani; një antigjeni pneumokokal; PspA; një antigjeni të Borrelias; OspA, OspB, dhe OspC e Borrelias e lidhur me sëmundjen Lyme të tillë si Borrelia burgdorferi, Borrelia atzelli dhe Borrelia garinii; një antigjeni të lisë së dhenve (varicella zoster); dhe një antigjeni të Plasmodiumit. |
| 3 | 3. Vektori CMV për përdorim i pretendimit 1, ku antigjeni heterolog është zgjedhur nga grupi i përbërë prej: një antigjeni gag të HIV, një antigjeni env të HIV, një antigjeni rev të HIV, një antigjeni tat të HIV, një antigjeni nef të HIV, një antigjeni pol të HIV, dhe një antigjeni int të HIV. |
| 4 | 4. Vektori CMV për përdorim i pretendimit 1, ku antigjeni heterolog është zgjedhur nga grupi i përbërë prej: një antigjeni gag të SIV, një antigjeni env të SIV, një antigjeni rev të SIV, një antigjeni tat të SIV, një antigjeni nef të SIV, një antigjeni pol të SIV, dhe një antigjeni int të SIV. |
| 5 | 5. Vektori CMV për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1-4, ku subjekti seropozitiv CMV është një njeri ose një macaque rezus. |
| 6 | 6. Vektori CMV për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1-5, ku vektori CMV përfshin një ose më shumë të një mutacioni pikë në një sekuencë të acidit nukleik që kodon US 11, një mutacioni me zhvendosje të fazës në një sekuencë të acidit nukleik që kodon US 11, një fshirje të të gjithës ose pjesës së sekuencës së acidit nukleik që kodon US 11, ose një konstrukt antisens ose ARNi që frenon shprehjen e US 11 siç përshkruhet në SEQ ID NO: 4. |
| 7 | 7. Vektori CMV për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1-6, ku vektori CMV është administruar nga administrimi intravenoz, intramuskular, intraperitoneal, ose oral. |
| 8 | 8. Vektori CMV për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1-7, ku shprehja e antigjenit heterolog është drejtuar nga një sekuencë koduese e antigjenit heterolog të lidhur në mënyrë operative te një promotor. |
| 9 | 9. Vektori CMV për përdorim i pretendimit 8, ku promotori është zgjedhur nga grupi i përbërë prej një promotori themelor, një promotori nxitës, një promotori jo-viral, dhe një promotori viral. |
| 10 | 10. Vektori CMV për përdorim i pretendimit 8, ku promotori është një promotor EF1-alfa, MCMV-IE, ose HCMV-IE. |
| 11 | 11. Vektori CMV për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1-10, ku vektori CMV kodon US2 siç përshkruhet në SEQ ID NO:1, US3 siç përshkruhet në SEQ ID NO:2, dhe US6 siç përshkruhet në SEQ ID NO:3. |