REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7317 2018.06.11
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.02.19
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/248 2018.04.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.06.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15705026.1 2015.02.19
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3123566 2018.04.04
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 202014101428
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Bals Elektrotechnik GmbH & Co. KG Burgweg 22 57399 Kirchhundem / DE
(72) Shpikës
Emri Adresa
RAMM, Andreas Heinsberger Straße 56 57399 Kirchhundem , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
FISHË KONTAKTI PËR NJË PRIZË ELEKTRIKE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një fishë kontakti (1) për priza elektrike (9a) ose çiftim, që përmban dy krahë elastik fishe (2a, 2b) të cilët formojnë një hapësirë ndërfutëse (3) dhe ndërmjet të cilës një kunj kontakti (10, 10’, 10’’) të një prize (11) mund të mbërthehet në hapësirën ndërfutëse (3) nëpërmjet devijimit elastik të dy krahëve elastik të fishës (2a, 2b) të vendosura larg nga njëra-tjetra përgjatë një plani devijues (A) kur kunji i kontaktit (10, 10’, 10’’) hyn në hapësirën ndërfutëse (3) pingul me planin devijues (A); ku: fisha e kontaktit (1) përmban një pirun (12) që përfshin një krah të jashtëm të parë dhe të dytë (4a, 4b) ndërmjet të cilit formohet një krah i brendshëm i parë dhe i dytë (5a, 5b); secili krah i brendshëm (5a, 5b) ka një anë të vendosur në një skaj të lirë (6a, 6b) të njërit prej krahëve të jashtëm (4a, 4b) dhe drejt skajit tjetër të secilit prej krahëve të brendshëm formohet njëri prej krahëve të fishës (2a, 2b) që ka një skaj të lirë; zonat e lira (F, F’) janë formuar ndërmjet krahëve të fishës dhe krahëve të jashtëm (2a, 2b, 4a, 4b), në mënyrë të tillë që kur kunji i kontaktit (10, 10;, 10;;) hyn në hapësirën ndërfutëse (3), dy krahët e fishës (2a, 2b) mund të devijojnë në mënyrë elastike nga jashtë brenda zonave të lira (F, F’); dhe ku krahu i parë dhe i dytë i fishës (2a, 2b) mbahen tek njëri tjetri të paktën një anën e hapësirës ndërfutëse (3) ku skajet e krahëve të parë dhe të dytë të brendshëm (5a, 5b) janë të vendosur në skajet e lira (6a, 6b) të krahëve të parë dhe të dytë të jashtëm (4a, 4b) dhe ku skajet e lira të krahëve të fishës (2a, 2b) afrohen me njëri-tjetrin; karakterizuar në atë që tiparet kufizuese (7, 7’) formohen ndërmjet krahëve të fishës dhe krahëve të jashtëm (2a, 2b, 4a, 4b) në krahët e parë dhe të dytë të jashtëm (4a, 4b), të cilët kufizojnë devijimin e krahëve të parë dhë të dytë të fishës (2a, 2b); ku tiparet kufizuese (7, 7’) janë të dimensionuara në mënyrë të tillë që janë në varësi të formës së skajeve të lira të krahëve të fishës (2a, 2b), krahët e fishës kur angazhohen në tiparet kufizuese (7, 7’) mund të marrin një hapësirë maksimale nga njëra-tjetra e cila gjithnjë do të jetë më e vogël se diametri minimal i kunjit të kontaktit (10, 10’, 10’’) që do të përftohet në mënyrën mbërthyese.
2 2. Fisha e kontaktit (1) sipas pretendimit 1, ku fisha e kontaktit (1) për më tej përmban një një pjesë të pasme suste (14) që bashkon krahët e jashtëm të parë dhe të dytë (4a, 4b) me njëri-tjetrin.
3 3. Fisha e kontaktit (1) sipas secilit prej pretendimeve 1 ose 2, ku krahët (2a, 2b, 4a, 4b, 5a, 5b) dhe pjesa e pasme e sustës (14) përkulen nga një pjesë metalike në formë flete të zgjatur të vetme.
4 4. Fisha e kontaktit (1) sipas secilit prej pretendimeve 1 ose 2, ku një element bashkues (8) sigurohet ndërmjet krahëve të jashtëm të parë dhe të dytë (4a, 4b), që bashkon krahët e jashtëm të parë dhe të dytë (4a, 4b) me njëri-tjetrin.
5 5. Fisha e kontaktit (1) sipas pretendimit 4, ku elementi bashkues (8) ankorohet në krahët e jashtëm të parë dhe të dytë (4a, 4b).
6 6. Fisha e kontaktit (1) të paktën sipas pretendimit 2 dhe 4, ku pjesa e pasme e sustës (14) është modeluar në mënyrë të tillë që të përfshijë elementin bashkues (8).
7 7. Fisha e kontaktit (1) sipas secilit prej pretendimeve 4 deri në 6, ku elementi bashkues (8) është fiksuar në të paktën njërin prej tipareve kufizuese (7, 7’).
8 8. Fisha e kontaktit (1) sipas secilit prej pretendimeve 4 deri në 7, ku elementi bashkues (8) sigurohet në formën e një elementi bashkues elektrik.
9 9. Fisha e kontaktit (1) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku të paktën njëri prej dy krahëve të fishës (2a, 2b) është modeluar në mënyrë të tillë që hapësira ndërfutëse (3) të jetë konike ose në formë hinke.
10 10. Një prizë çiftuese ose elektrike (9a), që përmban një fishë kontakti (1) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9.
11 11. Një prizë çiftuese ose elektrike (9a), që përmban një fishë kontakti (1) sipas pretendimit 8, ku krahët e jashtëm të parë dhe të dytë (4a, 4b) janë të paktën pjesërisht të fiksuar në prizën çiftuese ose elektrike (9a), dhe ku krahët e brendshëm të parë dhe të dytë (5a, 5b) janë elastikisht të lëvizshëm.