REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7534 2018.09.20
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.11.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/229 2018.04.04
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.10.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10834150.4 2010.11.30
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2508378 2018.01.10
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
CN 20091199960
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Saic Motor Corporation Ltd. Rm. 509 Bldg. 1 No. 563 Song Tao Road Zhangjinag Hi-Tech Park Shanghai 201203 / CN
(72) Shpikës
Emri Adresa
WANG, Jian No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
ZHU, Jun No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
CHEN, Yanglong No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
GE, Hailong No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
GAO, Weimin No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
LUO, Sidong No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
CHEN, Zhixin No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
CHEN, Hong No. 201 AnYan Rd. JiaDing Shanghai 201804 / CN , CN
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku" Pall.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku" Pall.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
(54) Titull
NJËSI ELEKTRIKE DREJTIMI HIBRID, SISTEM DREJTIMI HIBRID DHE METODË E KONTROLLIT TË TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një njësi elektrike hibride drejtimi për një automjet, njësia elektrike hibride e drejtimit përmban një motor të parë (2), një motor të dytë (3), një diferencial (4), një bosht të parë (5), një pajisje të parë ngadalësimi me faza (9), një pajisje të dytë ngadalësimi me faza (10), një freksion të parë (6), dhe një freksion të dytë (7), ku një disk drejtimi i freksionit të parë (6) është lidhur me motorin e dytë (3) dhe një motor me djegie (1) i automjetit, një disk i kontrolluar i freksionit të parë (6), është lidhur me boshtin e parë (5), një disk drejtimi i freksionit të dytë (7) është lidhur me motorin e parë (2), një disk drejtimi i freksionit të dytë (7), është lidhur me boshtin e parë (5), pajisjet, përkatësisht e para dhe e dyta e ngadalësimit me faza (9,10) mund të transmetojnë fuqinë në diferencial (4) secila përkatësisht, dhe motori me djegie (1) është lidhur në motorin e dytë (3) drejtëpërdrejtë ose përmes një pajisje rrotulluese çiftimi, karakterizuar nga, një sinkronizues (8), i cili është vendosur me rrëshqitje në boshtin e parë (5) dhe mund të punojë me pajisjen e parë ose të dytë të ngadalësimit me fazë (9,10).
2 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që pajisja e parë e ngadalësimit me fazë (9) përmban një marsh të parë drejtimi me ingranazh (13) dhe një marsh të parë drejtimi me ingranazh që punon me marshin e parë të kutisë së marsheve (13), ku marshi i parë i kutisë së marsheve (13) mbështetet në boshtin e parë (5), përmes një kushinete (11), dhe marshi i parë i kutisë së marsheve mund të punojë me diferencialin (4).
3 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që pajisja e dytë e ngadalësimit të fazës (10) përmban një marsh të dytë drejtimi me ingranazh (14) dhe një marsh të dytë drejtimi me ingranazh që punon me marshin e dytë të kutisë së marsheve (14), ku marshi i dytë i kutisë së marsheve (14) mbështetet në boshtin e parë (5), përmes një kushinete (12), dhe marshi i dytë i kutisë së marsheve mund të punojë me diferencialin (4).
4 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas pretendimit 3, karakterizuar në atë që boshti i parë (5), marshi i parë i kutisë së marsheve (13) marshi i dytë i kutisë së marsheve (14), freksioni i parë (6) dhe freksioni i dytë (7) janë vendosur koaksialisht/në një bosht të përbashkët.
5 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas pretendimit 3, karakterizuar në atë që njësia elektrike hibride e drejtimit përmban edhe një bosht të dytë (15) në të cilin marshi i parë dhe i dytë i kutisë së marsheve janë vendosur koaksialisht/në një bosht të përbashkët.
6 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas pretendimit 5, karakterizuar në atë që boshti i dytë (15) është pajisur gjithashtu me një marsh të ndërmjetëm i cili punon me diferencialin (4), dhe i vendosur në mënyrë të preferueshme midis marshit të parë dhe të dytë të drejtimit me ingranzh.
7 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 6, karakterizuar në atë që freksioni i dytë (7) është vendosur në hapësirën e krijuar nga një mbështetëse e rotorit (16) të motorit të parë (2) dhe boshtit të parë (5).
8 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 7, karakterizuar në atë që freksioni i parë (6) është vendosur në hapësirën e krijuar nga një mbështetëse e rotorit (16) të motorit të dytë (3) dhe boshtit të parë (5).
9 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 8, karakterizuar në atë që disku drejtues i freksionit të parë (6) është është lidhur drejtëpërdrejtë me një mbështetëse të rotorit (16) të motorit të dytë (3).
10 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 9, karakterizuar në atë që momentet e inertësisë së një rotori (17) një mbështetëse e rotorit (16) të motorit të dytë (3) dhe disku i drejtimit të freksionit të parë (6) janë ekuivalent me një volant konvencional të motorit.
11 Njësia elektrike hibride e drejtimit sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 10, karakterizuar në atë që disku drejtues i freksionit të parë (6) është lidhur me freksionin e parë (5) përmes një amortizatori me sustë.
12 Një sistem drejtimi hibrid për një automjet që përmban të paktën një motor me djegie (1), karakterizuar në atë që gjithashtu përmban një njësi elektrike hibride drejtimi sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 11.
13 Një metodë kontrolli për një sistem drejtimi hibrid sipas pretendimit 12, karakterizuar në atë që metoda e kontrollit të paktën kontrollon një modalitet parkimi me marsh neutral, një modalitet ndalo-për tu-karikuar, një modalitet përshpejtimi të menjëhershëm dhe ndërrimi shpejtësie, një modalitet drejtimi dhe ndërrimi shpejtësie krejtësisht elektrik, një modalitet drejtimi hibrid paralel dhe ndërrimi shpejtësie, një modalitet veprimi në seri karikohu-duke udhëtuar dhe ndërrimit të shpejtësisë, një modalitet riciklimi të energjisë së ngadalësimit të shpejtësisë gjatë frenimit.
14 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin e parkimit me marsh neutral , tre burime fuqie të sistemit të drejtimit hibrid p.sh, motori me djegie (1), motori i parë (2) dhe motori i dytë (3) janë të shkëputur prej rrotave (20) dhe në këtë mënyrë , freksioni i parë dhe i dytë (6,7) dhe sinkronizuesi (8) janë në një gjëndje të shkëputur, të stakuar dhe motori me djegie (1) dhe motorët e parë dhe të dytë (2,3) ndalojnë së punuari.
15 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 ose 14, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin ndalo-për tu-karikuar, motori i dytë (3) karikon një paketë baterie të automjetit hibrid duke vënë në përdorim prodhimin e energjisë nga motori me djegie (1) kur automjeti është i ndaluar, dhe në këtë modalitet, freksioni i parë dhe i dytë (6,7) dhe sinkronizuesi (8) janë në një gjëndje të stakuar, motori me djegie (1) është në punë, motori i dytë (3) kryen veprimin e prodhimit të energjisë elektrike, dhe motori i parë (2) ndalon së punuari.
16 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 në15, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin e përshpejtimit të menjëhershëm dhe ndërrimit të shpejtësisë, sistemi i drejtimit hibrid përdor prodhimin e fuqisë nga motori me djegie (1) dhe motori i parë dhe i dytë (2,3) për të drejtuar automjetin në ecje, dhe në këtë modalitet, motori me djegie (1) dhe freksioni i parë dhe i dytë (6,7) janë në punë, freksioni i parë dhe i dytë (6,7) janë në një gjëndje pune, dhe sinkronizuesi (8) kontrollohet që të punojë me pajisjen e parë ose të dytë (9,10) të ngadalësimit të shpejtësisë me faza në mënyrë që të arrijë funksionin e ndërrimit të marshit të parë ose të dytë të shpejtësisë së sistemit të drejtimit hibrid.
17 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 në15, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin e drejtimit dhe ndërrimit të shpejtësisë në mënyrë krejtësisht elektrike, sistemi i drejtimit hibrid përdor për të drejtuar automjetin në ecje prodhimin e fuqisë nga motori i parë (2) dhe në këtë modalitet, motori i parë (2) është në punë dhe motori me djegie (1) dhe motori i dytë (3) ndalojnë së punuari dhe freksioni i parë (6) është në gjëndje të stakuar dhe freksioni i dytë (7) është në gjëndje pune, dhe sinkronizuesi (8) kontrollohet që të punojë me pajisjen e parë ose të dytë (9,10) të ngadalësimit të shpejtësisë me faza në mënyrë që të arrijë funksionin e ndërrimit të marshit të parë ose të dytë të shpejtësisë së sistemit të drejtimit hibrid.
18 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 në16, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin e drejtimit dhe ndërrimit të shpejtësisë në mënyrë krejtësisht elektrike, sistemi i drejtimit hibrid përdor për të drejtuar automjetin në ecje prodhimin e fuqisë nga motori i parë dhe i dytë (2,3) dhe në këtë modalitet, motori i parë dhe i dytë (2,3) janë në punë dhe motori me djegie (1) ndalon së punuari, freksioni i parë dhe i dytë (6,7) janë në gjëndje pune, dhe sinkronizuesi (8) kontrollohet që të punojë me pajisjen e parë ose të dytë (9,10) të ngadalësimit të shpejtësisë me faza në mënyrë që të arrijë funksionin e ndërrimit të marshit të parë ose të dytë të shpejtësisë së sistemit të drejtimit hibrid.
19 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 në18, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin e drejtimit hibrid paralel dhe ndërrimit të shpejtësisë, sistemi i drejtimit hibrid përdor për të drejtuar automjetin në ecje prodhimin e fuqisë nga motori me djegie (1) dhe motori i parë ose i dytë (2,3), dhe në këtë modalitet, motori me djegie (1) dhe motori i parë ose i dytë (2,3) janë në punë, freksioni i parë (6) është në gjendje pune, dhe kur motori i parë (2) është në veprim freksioni i dytë (7) është në gjëndje pune, dhe kur motori i parë (2) ndalon së punuari freksioni i dytë (7) është në gjëndje të stakuar, dhe sinkronizuesi (8) kontrollohet që të punojë me pajisjen e parë ose të dytë (9,10) të ngadalësimit të shpejtësisë me faza në mënyrë që të arrijë funksionin e ndërrimit të marshit të parë ose të dytë të shpejtësisë së sistemit të drejtimit hibrid.
20 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 në19, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin veprimit në seri karikohu-duke udhëtuar dhe ndërrimit të shpejtësisë, sistemi i drejtimit hibrid karikon një paketë baterie të automjetit hibrid duke përdorur prodhimin e fuqisë nga motori me djegie (1), automjeti drejtohet duke përdorur prodhimin e fuqisë të motorit të parë (2) dhe në këtë modalitet, motori me djegie (1) , motori i parë dhe i dytë (2,3) janë të gjithë në vëprim, ndërkohë që freksioni i parë (6) është në gjëndje të stakuar dhe freksioni i dytë (7) është në gjëndje pune, dhe sinkronizuesi (8) kontrollohet që të punojë me pajisjen e parë ose të dytë (9,10) të ngadalësimit të shpejtësisë me faza në mënyrë që të arrijë funksionin e ndërrimit të marshit të parë ose të dytë të shpejtësisë së sistemit të drejtimit hibrid.
21 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 në 20, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin veprimit paralel karikohu-duke udhëtuar dhe ndërrimit të shpejtësisë, sistemi i drejtimit hibrid drejton automjetin në ecje duke përdorur prodhimin e fuqisë pjesërisht nga motori me djegie (1) dhe pjesërisht nga motori i parë (2) , pjesa e mbetur e fuqisë së motorit me djegie (1) vë në punë motorin e dytë (3) për të prodhuar energji elektrike në mënyrë që të karikojë një paketë baterie të automjetit hibrid, dhe në këtë modalitet, motori me djegie (1), motori i parë dhe i dytë (2,3) janë të gjithë në veprim, freksioni i parë dhe i dytë (6,7) janë në gjëndje pune, dhe sinkronizuesi (8) kontrollohet që të punojë me pajisjen e parë ose të dytë (9,10) të ngadalësimit të shpejtësisë me faza në mënyrë që të arrijë funksionin e ndërrimit të marshit të parë ose të dytë të shpejtësisë së sistemit të drejtimit hibrid.
22 Metoda e kontrollit sipas pretendimit 13 në 21, karakterizuar në atë që kur një automjet në të cilin aplikohet sistemi i drejtimit hibrid është në modalitetin e riciklimi të energjisë së ngadalësimit të shpejtësisë gjatë frenimit, motori i dytë (3) dhe/ose motori i parë (2) realizojnë riciklim të energjisë kur automjeti frenon, dhe në këtë modalitet, motori i parë (2) dhe/ose motori i dytë (3) kontrollohen në mënyrë të tillë që të prodhojnë energji elektrike.