Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7179
2018.04.11
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.06.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/141
2018.03.01
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.04.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13726546.8
2013.06.04
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2859299
2017.12.06
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| EP | 12170982 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Saltech AG | Güterstrasse 20 4658 Däniken |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| STAUFFER, Andreas | Feldstrasse 11 CH-6458 Däniken , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
PREDHA PER TRAJNIM DHE GEZHOJA PER TRAJNIM
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një gëzhojë për trajnim (14) për tu përdorur përgjatë një distance të shkurtër, sidomos më pak se 100 metra, veçanërisht preferueshëm më pak se 50 metra, që përmban një predhë për trajnim (1) dhe një veshje gëzhoje (6), ku predha për trajnim (1) përmban një zonë ballore (2) që shtrihet përgjatë një boshti qendror (M) me një cep të predhës (3) dhe një zonë fundore (4) e cila bashkon zonën ballore (2) në drejtim të boshtit qendror (1) në një veshje gëzhoje (6), dhe ku predha për trajnim (1) përmban një bërthamë predhe (7) të bërë prej metali ose një bërthamë predhe (7) të bërë prej një përzierje plastike dhe metali ose një bërthamë predhe (7) të bërë prej pudre metalike të ngurtë ose jo të ngjitshme dhe një këllëf (8) prej materiali plastik që mbështjell bërthamën e përmendur të predhës (7) dhe të paktën përcakton pjesërisht formën e jashtme të predhës së trajnimit (1), ku veshja e gëzhojës (6) përmban një pjesë veshëse (15) dhe një bazë të gëzhojës (16) që bashkohet tek pjesa veshëse (15), ku të paktën pjesa veshëse (15) është e bërë prej materiali plastik, e karakterizuar në atë që predha (1) me zonën e saj fundore ruhet në një segment akomodues (17) në pjesën veshëse (15) nëpërmjet mbylljes normale dhe/ose mbylljes me forcë. |
| 2 | 2. Gëzhoja për trajnim (1) ashtu siç pretendohet në pretendimin 1, e karakterizuar në atë që bërthama e predhës (7) ka formën e një cilindri. |
| 3 | 3. Gëzhoja për trajnim (1) ashtu siç pretendohet në pretendimin 1 ose 2, e karakterizuar në atë që këllëfi (8) e mbështjell tërësisht bërthamën e gëzhojës (7); ose këllëfi (8) e mbështjell pjesërisht bërthamën e predhës (7), ku bërthama e predhës (7), preferueshëm në zonën e majës së predhës (3), zgjatet përtej këllëfit (8), ose ku bërthama e predhës (7) shtrihet paralelisht me pjesën e jashtme të këllëfit (8) në segmente. |
| 4 | 4. Gëzhoja për trajnim (1) ashtu siç pretendohet në pretendimin 1 ose 2, e karakterizuar në atë që këllëfi (8), kur shihet nga maja e predhës (3), zgjatet me një segment konik (9) në zonën ballore (2), preferueshëm me dy segmente konike (9a, 9b) me kënde të ndryshme, dhe më pas kalon tek një segment cilindrik (10) dhe se zona fundore (4) ka kryesisht formë cilindrike. |
| 5 | 5. Gëzhoja për trajnim (1) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që zona fundore (4) përmban një segment mbajtës (12) me anë të të cilit predha (1) mund të montohet në një veshje gëzhoje (6), ku segmenti mbajtës (12) është një pjesëz e futur (11) që zgjatet përgjatë zonës fundore (4) dhe përmbi boshtin qendror (M), e cila kufizohet në të dyja skajet nga zona fundore (4); ose ku segmenti mbajtës (12) kufizohet nga dy lartësime (13) që rrethojnë predhën (1) dhe zgjaten jashtë diametrit të zonës fundore (4); ose ku segmenti mbajtës (12) kufizohet nga një lartësim (13) që rrethon predhën (1) dhe zgjatet jashtë diametrit të zonës fundore (4). |
| 6 | 6. Gëzhoja për trajnim (1) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që bërthama e predhës (7), kur shihet nga drejtimi i qitjes përgjatë boshtit qendror, pozicionohet në zonën ballore të predhës (1), ose që bërthama e predhës (7), kur shihet nga drejtimi i qitjes përgjatë boshtit qendror, pozicionohet në mënyrë qendrore ndërmjet majës së predhës (3) dhe fundit të predhës (5). |
| 7 | 7. Gëzhoja për trajnim (1) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që bërthama e predhës (7) ka një gjatësi në drejtimin e qitjes e cila është më e vogël me një faktor në shkallën nga 2 në 5, veçanërisht në shkallën nga 2.5 në 4.5, se sa gjatësia e përgjithshme e predhës (1) nga maja e predhës (3) në fund të predhës (5) kur shihet në drejtimin e boshtit qendror (M) dhe/ose që bërthama e predhës (7) ka një diametër (D) që është më i vogël me një faktor në shkallën nga 1.1 deri në 1.8, veçanërisht me një faktor në shkallën 1.2 deri në 1.6 se sa diametri formal (DN) i predhës (1). |
| 8 | 8. Gëzhoja për trajnim (1) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që bërthama e predhës (7) është e bërë prej një metali, i tillë si çelik ose një metal që nuk përmban hekur, ose prej një aliazhi metalik me çelik dhe/ose metale që nuk përmbajnë hekur, dhe se këllëfi (8) është i bërë prej materiali plastik, veçanërisht prej një materiali elastomer ose termoplastik, ose prej një përzierje plastike, veçanërisht prej materialesh elastomere dhe/ose termoplastike, dhe/ose predha (1) ka një diametër më të madh (DH) në segmente se sa diametri formal i përcaktuar (DN) i predhës (1), ku diametri (DH) është veçanërisht preferueshëm më i madh me një faktor në shkallën nga 1.05 deri në 1.1 se sa diametri formal (DN). |
| 9 | 9. Gëzhoja për trajnim (14) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që baza e gëzhojës (16) mbahet në pjesën veshëse (15) nëpërmjet mbylljes normale, bashkimit dhe/ose mbylljes jo-normale, dhe/ose baza e gëzhojës (16) është bërë prej metali dhe/ose materiali plastik dhe i shërben qëllimit të një ene (25) për një shtytës me veti ndezëse. |
| 10 | 10. Gëzhoja për trajnim (14) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, nëse është në varësi të pretendimit 5, e karakterizuar në atë që segmenti akomodues (17) në të cilin predha (1) mbahet ka një diametër të brendshëm (DI) që është më i vogël se sa diametri i jashtëm (D) i predhës (1) në afërsi të zonës fundore (4), i cili është pozicionuar në segmetin akomodues të përmendur (17), dhe/ose të paktën njëra prej lartësimeve të përmendura (13), kur shihet nga pozicioni i qitjes, pozicionohet pas segmentit akomodues (17) në veshjen e gëzhojës (6), ku lartësimi i përmendur (13) ka një diametër (DV) që shtë më i madh se sa diametri i brendshëm (DI) i segmentit akomodues (17). |
| 11 | 11. Gëzhoja për trajnim (14) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që segmenti akomodues (7), kur shihet nga drejtimi i qitjes, ka një gjatësi përgjatë boshtit qendror (M) që korespondon me gjatësinë e segmentit mbajtës (12). |
| 12 | 12. Gëzhoja për trajnim (14) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që pjesa veshëse (15) dhe/ose baza e gëzhojës (16) është e bërë nga një material i përzgjedhur nga grupi i elastomerëve dhe/ose materialeve termoplastike. |
| 13 | 13. Gëzhoja për trajnim (14) ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, e karakterizuar në atë që segmenti akomodues (17) është një zonë me trashësi të reduktuar të materialit, ku predha është bashkuar me pjesën veshëse (15) nëpërmjet zonës së përmendur me bashkim, ku zona e përmendur frenon ndezjen. |
| 14 | 14. Një metodë për të prodhuar një gëzhojë për trajnim ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 13, e karakterizuar në atë që në një hap të parë pre-dha (1) bashkohet tek pjesa veshëse (15), dhe në atë që në një hap të dytë shtytësi futet në pjesën veshëse (15) dhe në atë që në një hap të tretë pjesa veshëse (15) bashkohet në bazën e gëzhojës (16), ku preferueshëm ndërmjet hapit të parë dhe hapit të dytë bërthama e përmendur e predhës (1) futet ose hyn brenda predhës nëpërmjet pjesës veshëse (15). |
| 15 | 15. Një metodë për të prodhuar një gëzhojë për trajnim ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 13, e karakterizuar në atë që në një hap të parë baza e gëzhojës (16) bashkohet tek pjesa veshëse (15), dhe që në një hap të dytë shtytësi hyn në pjesën veshëse (15) dhe që në një hap të tretë pjesa veshëse (15) bashkohet me predhën (1). |