REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7107 2018.02.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.02.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/81 2018.02.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.05.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14707234.2 2014.02.04
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2953921 2017.11.15
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20130156
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Consiglio Nazionale Delle Ricerche Piazzale Aldo Moro 7 00185 Roma
(72) Shpikës
Emri Adresa
DRAGO, Carmelo c/o CNR Istituto di Chimica Biomolecolare Via Gaifami 18 I-95126 Catania / IT , IT
TESTA, Maria, Luisa c/o CNR Istituto di Chimica Biomolecolare Via Gaifami 18 I-95126 Catania / IT , IT
LIOTTA, Leonarda, Francesca c/o CNR Istituto di Chimica Biomolecolare Via Gaifami 18 I-95126 Catania / IT , IT
NICOLOSI, Giovanni c/o CNR Istituto di Chimica Biomolecolare Via Gaifami 18 I-95126 Catania / IT , IT
LA PAROLA, Valeria c/o CNR Istituto di Chimica Biomolecolare Via Gaifami 18 I-95126 Catania / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr. 'EMIN DURAKU" ,PALL.6/1 , NR.4-02 , TIRANE/AL , AL
Ditika HOXHA Rr. 'EMIN DURAKU" ,PALL.6/1 , NR.4-02 , TIRANE/AL , AL
(54) Titull
PROCES ONE-POT (NË NJË MAKINERI TË VETME) PËR PRODHIMIN E PËRZIERJEVE TË BIONAFTËS DHE ETERIT TË GLICEROLIT TË PËRDORSHËM SI BIOKARBURANTE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një proces për shndërrimin e një lënde të parë që përmban një ose më shumë trigliceride ose acide yndyrore në një përzierje që përmban një ose më shumë estere alkilike ose acide yndyrore dhe t-alkilglicerolet, që përfshin reaksionin e kësaj lënde të parë me një komponim të formulës (I): R-O-RI (I) ku: RI është një alkil, alkenil ose alkinil që ka 1-18 atome karboni; R është H ose një grup alkil terciar i formulës (II): ku RIII, RIV dhe RV janë në mënyrë të pavarur një grup alkil, alkenil ose alkinil i drejtë ose i degëzuar që ka 1 deri në 6 atome karboni; ku reaksioni në fjalë është kryer në praninë e një katalizatori të transesterifikimit të acidit me rrezatim me mikro-valë dhe/ose ultratinguj dhe/ose radio valë, me kusht që kur R është H, shtohet një alkol i formulës R-OH, ku R është përcaktuar si më sipër, në një sasi molare të barabartë me RI-OH.
2 2. Procesi sipas pretendimit 1, ku RIII, RIV dhe RV në formulën (II) janë përzgjedhur nga grupi i përbërë nga metil, etil, propil, izopropil, butil, t-butil, etenil, propenil, izopropenil, butenil, izobutenil, heksenil, etinil, propinil dhe butinil.
3 3. Procesi sipas pretendimit 2, ku RIII, RIV dhe RV në formulën (II) janë metil.
4 4. Procesi sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 3, ku RI në formulën (I) është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga metil, etil, propil, izopropl dhe butil.
5 5. Procesi sipas pretendimit 4, ku RI në formulën (I) është metil.
6 6. Procesi sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 5, ku komponimi i formulës (I) është eteri metilik i tert-butilit.
7 7. Procesi sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 6, ku lënda e parë është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: - vajrat bimorë si vaji i arrës së kokosit, vaji i misrit, vaji i farës së pambukut, vaji i ullirit, vaji i palmës, vaji i kikirikut, vaji i kolzës ( lat.brassica napus), vaji i sinapit, vaji i shafranit, vaji i susamit, vaji i sojës, vaji i lulediellit, vaji i bajames, vaji i gështenjës së egër, vaji i shqemës, vaji i lajthisë, vaji i arrës makadamia, vaji i farave të pishës, vaji i fistikut, vaji i arrës, vajrat e qitros, vaji i farave të grejpfrutit, vaji i limonit, vaji i portokallit, vaji i ricinit, vaji i kërpit, vaji i mustardës, vaji rrepkës, vaji i krundeve të orizit, vaji i ambrukut ( lat. salicornia europaea), vaji i farës së mbretërve (lat. jatropha curcas), vaji i jojobës, vaji i farës së lirit, vaji i lulëkuqes së opiumit ( lat. papaver somniferum), vaji i stillingias (lat. stillingia linearifolia), vaji i pemëve frutore,vaji i karçofit, vaji i farës së karrotës, vaji i mangos dhe vaji i manaferrës së detit; - yndyrnat shtazore si mishi i gjedhit, sallo,yndyrnat e shpendëve dhe vajrat e peshkut; - vajrat dhe yndyrnat e mbetjeve nga burime të ndryshme, të tilla si vajrat dhe yndyrnat e përdorura në restorante dhe në industrinë e kateringut në përgjithësi, dhe të pranishme në mbeturinat e industrive ushqimore bujqësore (agrobiznesit) dhe të produkteve të detit.
8 8. Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 7, ku rrezatimi zhvillohet me vetëm një lloj frekuence elektromagnetike të zgjedhur nga mikro-valët, ultratingujt ose radio valët ose me lloje të ndryshme të frekuencave elektromagnetike në fjalë, njëkohësisht ose në vazhdimësi.
9 9. Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 8, ku katalizatori i acidit i përdorur në reaksion mund të jetë një katalizator i lirë i acidit ose i fiksuar në një mbështetëse.
10 10. Procesi sipas pretendimit 9, ku katalizatorii acidit është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga : - acidet e mineraleve të forta dhe acidet organike; - zeolitet, sitat molekulare, fosfatet, zirkonatet, kaolinitet, montmorilonitet, argjilat me shtylla, mbetjet e shkëmbimit të joneve acide; -materialet e acideve të ngurta ose të acideve të përshtatshme funksionalizuara si polimeret dhe/ose oksidet e perfluoruara; silici dhe silici i ngopur me Al, Ti ose Zr në morfologji të ndryshme, heteropoliacidet, acidet e përthithura dhe/ose të lidhura me lidhje kovalente me oksidet e metaleve; acidet organike karboksilike dhe/ose sulfonike të fiksuara në silicin amorf dhe/ose silicin e ndër- dhe mikrostrukturuar; polioksimetalatet e stabilizuara në silic dhe/ose në titan; strukturat Keggin që përmbajnë jonet e niobiumit; oksidet e niobiumit; lëngjet jonike dhe/ose nanotubat e karbonit të funksionalizuara me acidet organike sulfonike dhe/ose karboksilike.
11 11. Procesi sipas pretendimit 10, ku katalizatori i acidit është acidi alkilsulfonik i lidhur në silicin amorf.