REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
PCT Patent
Nënlloji i Aplikimit
PCT Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
11488 2023.07.14
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2037.04.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/29 2018.01.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2023.01.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
PCT/EP2017/059528 2017.04.21
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
WO2017/186591 2017.11.02
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
RO 201600306
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
HOOS Technologies Holdings Corp. 3400, 350 - 7th Avenue S.W., Calgary, Alberta, T2P 3N9, CA
(72) Shpikës
Emri Adresa
DRAGAN,Gigi Str. Sculptorilor nr. 57 A Sector 6 , 060628 BUCURESTI , RO
NICOLAE, George-Gabriel Str. Hagi Ghita nr. 35 Sector 1 , 011501 BUCURESTI , RO
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K, Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K, Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
SISTEM PËR TRANSPORTIN VERTIKAL TË LËNGJEVE NGA PUSET NËNTOKËSORE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një sistem për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore (A), që siguron transportin vertikal të lëngjeve në një mënyrë inteligjente, elastike dhe efikase, ku sistemi i përmendur për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore (A) është i përbërë nga një njësi funksionale inteligjente (B), e përbërë nga një njësi kompjuterike (1) që drejton veprimtarinë e koordinuar të të gjithë komponentëve të sistemit për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore dhe e cila komunikon në të dyja kahet me një server qendror duke dërguar të dhënat e grumbulluara brenda regjimit operativ aktual dhe duke marrë urdhra për të ndryshuar regjimin operativ aktual, të përbërë nga një njësi drejtuese (C) duke ingranuar rripin përthithës Möbius dhe duke grumbulluar lëngun e transportuar vertikalisht, të përbërë prej 17 pulexhosh të ngjitura tek një skelet i jashtëm (179) i ngrohur (39), dhe 9 nga 17 pulexhot janë dopio të bashkuara dhe 8 prej tyre janë të bashkuara vetëm nga njëra anë, nga të cilat 2 lëvizese, 2 ingranuese dhe 13 pulexho janë të lira, të përbëra nga një inverter i anesor me një rol shtesë për të grumbulluar lëngun e transportuar, të formuar nga një këmbë (D) e cila siguron pamjen dhe dritare operacionale të nevojshme për të instaluar-çinstaluar-ndryshuar rripin përthithës Möbius, të perbere nga një sistem parandalues shpërthimi (E), të formuar nga një rrip përthithës Möbius (F), me një anë, të endur nga një fije tekstile me përthithës dhe me aftësi përthithëse, me fuqi të lartë elastike dhe abrazive, të përbërë nga një njësi e pjerrët (G) me formë të veçantë që siguron rrotullimin e rripit përthithës Möbius dhe realizon sistemin kundër kapjes, rrit rrjedhën rreth saj dhe e cila përkohësisht ul viskozitetin e lëngjeve duke i përzier ato, e përbërë nga një njësi matëse dhe pompuese (H) e cila grumbullon, sistemon dhe mat prodhimin e lëngut si dhe e pompon lëngun në drejtin të zonës grumbulluese.
2 2. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku njësia funksionale (B) është e përbërë nga një njësi kompjuterike (1) drejton veprimtarinë e koordinuar të të gjithë komponentëve të sistemit për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, e formuar nga një njësi globale pozicionimi dhe komunikimi (11) e cila në mënyrë unike identifikon sistemin për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore dhe komunikon në të dyja kahet me një server qendror duke dërguar të dhënat e grumbulluara brenda regjimit operativ aktual dhe duke marrë urdhra për të ndryshuar regjimin operativ aktual, një njësi komanduese dhe kontrolli (4) për motorët elektrikë që kontrollon energjinë dhe fuqinë rrotulluese të motorit elektrik kryesor dhe dërgon urdhra fillimi-ndalimi për motorin ndihmës elektrik, një njësi sensorësh (250, 260, 49, 52) e cila mat parametrat teknikë të motorit elektrik, temperaturat e brendshme dhe të jashtme të njësisë lëvizëse (C), shpejtësinë e rripit përthithës Möbius, sensorët sistemues dhe prodhues në njësinë e matjes dhe të pompimit (H).
3 3. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 2, ku njësia kompjuterike (1) një kompjuter industrial i furnizuar nga një burim energjie me tension të ulët njëfazor (12), e formuar nga një portë komunikimi UTP lokale (7) nëpërmjet të cilës mund të lidhet një kompjuter i jashtëm për veprimtaritë lexuese-shkruese të të dhënave si dhe për detyra administrative, një antenë komunikimi Ëi-Fi (8) nëpërmjet të cilës një kompjuter në afërsi i pajisur me ëireless mund të lidhet për veprimtaritë lexuese-shkruese të të dhënave si dhe për detyra administrative, një portë komunikimi modem (9) nëpërmjet së cilës mund të lidhet një kompjuter në distancë për veprimtaritë lexuese-shkruese të të dhënave si dhe për detyra administrative, dhe një portë komunikimi lokale (10) nëpërmjet së cilës lidhen periferikët lokalë.
4 4. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 2, ku njësia hyrëse-nxjerrëse furnizohet nga një burim energjie me tension të ulët njëfazor (12), bashkohet në të dyja kahet me një njësi kompjuterike (1), bashkohet në të dyja kahet me një lëvizës me shpejtësi të ndryshueshme (4) që kontrollon një motor elektrik kryesor (38) dhe përcakton shpejtësinë e një rripi përthithës Möbius (F) dhe i cili mbron një motor elektrik kryesor (38), merr të dhëna nga një njësi GPS (11) e cila në mënyrë unike identifikon sistemin për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore dhe furnizon njësinë e kohës lokale, merr të dhëna nga një matës energjie (6), dërgon urdhra pune në një pajisje furnizuese me energji (5), merr të dhëna nga një motor elektrik kryesor (38), dërgon urdhra tek një motor elektrik dytësor (247), lexon të dhëna nga një sensor prodhimi (260), lexon të dhëna nga një sensor papastërtish (250), lexon të dhëna nga sensorë të tjerë temperature (49) nga brenda dhe nga jashtë një skeleti të jashtëm (179), lexon të dhëna nga një sensor shpejtësie (52) dhe merr të dhëna nga një sensor prodhimi (201).
5 5. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 2, ku lëvizësi me shpejtësi të ndryshueshme (4) furnizohet nga një burim energjie me tension të ulët njëfazor (12), komunikon në të dyja kahet me një njësi hyrëse-nxjerrëse (2) për të dërguar dhe për të marrë parametrat e punës, komunikon në një kah me një pajisje furnizuese energjie (5) për të marrë urdhrin e ndryshimit të shpejtësisë për një motor elektrik kryesor (38) dhe komunikon në mënyrë të njëanshme me një motor elektrik kryesor (38) për të ndryshuar shpejtësinë e tij.
6 6. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 2, ku pajisja furnizuese me energji (5) furnizohet nga një burim energjie me tension të ulët njëfazor (12), komunikon në mënyrë të njëanshme me një njësi hyrëse-nxjerrëse (2) për të marrë urdhrin për ndryshimin e parametrave për një motor elektrik kryesor (38) dhe për një motor elektrik dytësor (247), komunikon në mënyrë të njëanshme me një lëvizës me shpejtësi të ndryshueshme (4) për të dërguar urdhrin për ndryshimin e shpejtësisë për një motor elektrik kryesor (38) dhe komunikon drejtpërsëdrejti me një motor elektrik dytësor (247) për të dërguar urdhrin për fillim-ndalim.
7 7. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 2, ku njësia kompjuterike (1) vepron në orare pune të ndryshme për të përmirësuar konsumimin e energjisë, është e arritshme përmes protokolleve të komunikimit standard HTTP dhe FTP, është e arritshme përmes kompjuterave dhe pajisjeve të lëvizshme (smartfon, tablet, laptop), për të shkarkuar të dhënat e regjistruara, për të marrë orare pune të reja ose për të lexuar në rrjet parametrat e punës, punon në orare pune të ndryshme duke ndezur/fikur një motor elektrik kryesor (38) dhe një motor elektrik dytësor (247) në intervale kohore të paracaktuara ose automatike për afate kohore të ndryshueshme.
8 8. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku njësia lëvizëse (C) është formuar nga një veshje e jashtme metalike dhe një pllakë mbajtëse me dy pjesë metalike (181, 184) dhe disa shpatulla mbështetëse fiksuese dhe perforcuese (180, 182, 183, 185, 186, 187, 188, 189, 190, 191) dhe të cilat sëbashku formojnë një skelet të jashtëm përforcues (179) për të bashkuar dyfish pulexhot (15, 16, 18, 25, 32, 33, 34, 35, 37) që mbështeten nga disa kushineta të mbyllura dhe nga disa boshte të fiksuar.
9 9. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 8, ku rripi përthithës Möbius (F) lejon hyrjen e një skeleti të jashtëm (179) nëpërmjet një njësie hyrëse-nxjerrëse (14) kalon ndërmjet dy gjarpërimeve për shtrydhjen dhe grumbullimin e lëngut, të formuar nga disa pulexho të lirë (15, 16), kalon një njësi Möbius (17), mbështjell përreth një pulexho drejtimi (18), ingranohet nëpërmjet ushtrimit të presionit ndërmjet një pulexhoje ingranimi (20) dhe një rripi ingranimi (23), ingranohet nga nga moduli i parë ingranues i përbërë nga pesë pulexho nga të cilat njëra lëvizëse (25) tre drejtues (18, 19, 24) dhe njëra tërheqëse (21), drejtohet nga një pulexho drejtuese (34), ingranohet nëpërmjet ushtrimit të presionit nga një pulexho ingranuese (31) dhe një rrip ingranues (27), ingranohet nga moduli ingranues dytësor i përbërë nga pesë pulexho nga të cilat njëra është lëvizëse (33) tre janë drejtuese (32, 26, 30) dhe njëra është tërheqëse (29), drejtohet nëpërmjet disa pulexhosh drejtuese (35, 37) dhe del jashtë skeletit të jashtëm (179) nëpërmjet qafores mbrojtëse të njësisë hyrëse nxjerrëse (14) e cila e ka lartësinë deri në pulexhot drejtuese (37) për të parandaluar rrjedhjen mbrapsht e lëngut të prodhuar.
10 10. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku transmetimi i energjisë nga njëri motor elektrik (38) tek të dyja mo-dulet ingranuese realizohet nga një rrip i veçantë (23, 27) për secilën pulexho drejtuese (25, 23) e cila ka prerje trapezoide në njërën anë dhe është e lëmuar në anën tjetër, e cila mbështillet përreth pulexhos drejtuese (25, 33) dhe modelohet përreth tre pulexhove drejtuese(18, 19, 24 përkatësisht 32, 26, 30) dhe ingranon një rrip përthithës Möbius (F) nëpërmjet ushtrimit të presionit vetëm mbi pulexhot ingranuese (20 përkatësisht 31) dhe pa i prekur pulexhot drejtuese.
11 11. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku rripi përthithës Möbius (F) ingranohet nga një forcë tërheqëse e krijuar nga njërën anë nga rripi ingranues (25, 33) dhe nga ana tjetër nga disa vida të jashtme (121) me lartësi të rregullueshme dhe të mbyllura me një kundra vidë me kokë rrumbullake e përbërë nga metal i butë dhe montuar në pulexhon ingranuese (20, 31).
12 12. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku profili hyrës-dalës i elementit transportues vertikal me njërën anë (14) është përbërë nga një pjesë metalike (61) e cila në pjesën fundore ka një fllanxhë kapëse të fiksuar dhe të vulosur (55) dhe në pjesën e sipërme ka një fllanxhë kapëse të lëvizshme me bosht bihorizontal (60) të kapur nga një pjesë metalike (61) me disa vida nëpërmjet disa vrimave tërthore ovale për ta drejtuar atë në kahun nga lart-poshtë drejtimit të rripit përthithës Möbius F, nëpërmjet të cilit kalojnë dy qafore me skaje të rrumbullakosura, qaforja e sipërme (57) e cila në pjesën fundore ka një formë mbrojtëse (56) dhe qaforja e poshtme (59) e cila në pjesën e sipërme ka një formë grumbulluese finale (58), dhe lartësia e qafores së poshtme pozicionohet fiks poshtë pulexhos (37) për të parandaluar rrjedhjenmbrapsht të lëngut të prodhuar.
13 13. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku njësia lëvizëse (C) është formuar nga një skelet i jashtëm (179) në të cilën një pllakë (42) për rregullimin e gjatësisë dhe për mbështetje është kapur në formën e një shkronje V, e lidhur në anën fundore me një menteshë (43), dhe në pjesën e sipërme me disa vida tendosëse (53), dhe nga ana e varur e formës V bashkohet motori elektrik kryesor (38) që ka një bosht (45) me një pulexho (44) me një madhësi të ndryshueshme për të ndryshuar ingranimin e motorit elektrik kryesor (38) dhe pulexhot drejtuese (25, 33), të mbështjella nga një deri në katër rripa (46) rrotullojnë pulexhon e jashtme kryesore (47) me madhësi të ndryshueshme, e cila është bashkuar tek boshti i pulexhos drejtuese (33), e cila nëpërmjet një pulexhoje transferuese rrotullon një set rripash dytësorë të tërhequr nga një tërheqës mekanik (50) të pajisur me një vidë tërheqëse (48), e cila rrotullon një pulexho dytësore të bashkuar me një bosht të pulexhos drejtuese (25).
14 14. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku njësia Möbius (17) është formuar nga strukturat identike (78, 79) të fiksuara nëpërmjet katër vidash nga muri i jashtëm i skeletit të jashtëm (179), i përdorur për të rrotulluar përreth rripit përthithës Möbius (F), cdo strukturë përbëhet nga një sistem bazë (motherboard) (80) dhe dy mure anësore (82) ndërmjet të cilave janë vendosur dy pulexho cilindrike me disa kushineta (83) të siguruara nëpërmjet disa siguresash (81).
15 15. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku në pulexhot ingranuese (20, 31) janë filetuar disa vida të jashtme (121) të bëra nga një fllanxhë metali të butë (176) me filetime të jashtme, ato mund të sistemohen vertikalisht nëpërmjet filetimit brenda ose jashtë të kundërvidës me kokë rrumbullake (177) dhe janë të siguruara me një bulon (178).
16 16. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku njësia ingranuese (C) është parashikuar me një pajisje ngrohëse të brendshme (39) e cila ul përkohësisht viskozitetin e lëngut të ngritur, të përbërë nga një rezistencë elektrike (192), një bashkues (196) tek njësia vepruese (B), sistem bazë (motherboard) (193), një veshje e vulosur (195) e cila është në formë identike me pjesën fundore të njësisë lëvizëse (C) dhe një kunjë fiksuese (194).
17 17. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 9, ku njësia ingranuese (C) është parashikuar me një matës debiti të hapur (40) të përbërë nga një fllanxhë kapëse (201), një tub evakuimi (200), dy krahë anësorë kapës (199), disa tehe rrotulluese (198), një bosht rrotullues me sensor shpejtësie rpm (202) dhe një veshje mbrojtëse të jashtme (197).
18 18. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku këmba teknike (D) është një pjesë mbështetëse e formuar nga një tub i përforcuar (213), që ka një veshje për vënien në punë dhe funksionimin (206) me një dorezë tërheqëese (216) të ngjitur mbi kapakun e fllanxhës (208) nga e cila dalin dy ndarës metalik të salduar (217, 215) që pozicionojnë pulexhon e vënies në punë ndërmjet drejtimeve të sipërme dhe të poshtme të rripit përthithës Möbius (F) pa i prekur ato, dhe nga dy pulexho drejtuese të fiksuara (218, 214).
19 19. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku sistemi i parandalimit të shpërthimit (E) është formuar nga një veshje metalike e jashtme (220) të derdhur në një formë të kryqëzuar, e cila ka vrima horizontale dhe vertikale te brendshme, një fllanxhë anësore të sipërme (225), një fllanxhë anësore të poshtme (222), dy timonë vulosës (224), dy fllanxha vulosëse anësore (223, 221), të përshkuara nga një bosht metalik me filetim të jashtëm (226), të filetuar në një veshje metalike (227) me prerje katrore për të strehuar rripin përthithës Möbius (F), në mënyrë të tillë që nëpërmjet rrotullimit të secilit prej timonëve vulosës, boshti metalik rrotullohet brenda veshjes së jashtme duke krijuar një lëvizje përkthimi që bën të mundur mbylljen ose hapjen e veshjes së jashtme përreth rripit përthithës Möbius (F), dhe për pasojë duke hapur ose duke mbyllur sistemin parandalues të shpërthimit.
20 20. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku rripi përthithës Möbius (F) është formuar nga dy tuba (228, 229), të endur nga një fije tejstile me aftësi thithëse dhe përthithëse, me fuqi të lartë elastike dhe abrasive dhe të ildisura në kryes të secilës me disa fije qepjeje gjatësore (223), dhe të dyja ekstremitetet kanë një prerje diagonale (232), të renditura njëra nga tjetra me largësi prej 180 gradësh dhe të ildisura (231), komë më kokë duke formuar një rrip përthithës Möbius (230) me një anë, në mënyrë të tillë që kokat e dy tubave mbivendosen në një gjatësi domethënëse në mënyrë të tillë që tra-shësia përfundimtare e rripave rezultuese mbetet konstante.
21 21. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku njësia e poshtme (G) është një strukturë modulare e formuar nga një kokë peshkuese standarde, dy patina drejtuese dhe pozicionuese majtas-djathtas (243) me koka të pjerrëta në nivelin ngritës, të ngritura nëpërmjet disa pjesësh metalike (238) në të cilën është bashkuar një pulexho me kushineta (237), dhe në vazhdim aty janë bashkuar një çift tjetër patinash drejtuese dhe pozicionuese përpara-prapa (236) me me koka të pjerrëta në nivelin ngritës, të ngritura nëpërmjet disa pjesësh metalike, dhe në vazhdim aty janë bashkuar disa njësi minimale (235) nëpërmjet disa çelësave të kombinuar (241), që kanë rolin kryesor për të lejuar rregullimin e peshës së njësisë së poshtme dhe përshtatjen elastike me formën vertikale të pusit.
22 22. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku njësia matëse dhe pompuese (H) është formuar nga një veshje e jashtme (249) e ndarë në dy dhomëza, dhomëza e dekantimit (254) dhe dhomëza matëse (248), dhe dhomëza e dekantimit (254) është formuar nga një fllanxhë hyrëse (265) në anën e sipërme, një shtresë e heqshme (251) në anën e sipërme, një dritare vrojtuese (244) në anën e poshtme, një kapanxhë drejtkëndore transferuese në murin ndërmjet dhomëzës së dekantimit dhe dhomëzës matëse, një sensor induktiv (250), dhe në brendësi ndodhet një enë grumbulluese e papastërtive (253) që pozicionohet e varur në disa shina vertikale (252, 245, 246) dhe një sistem levash (262) e çiftuar me një sensor induktiv (250), dhe dhomëza matëse (248) është formuar nga një rrethim me një llampë pluskuese (257) të shoqëruar me një kthinë (256) në të cilën qëndron një kundërpeshë (255), e bashkuar tek një bosht (258) që del jashtë një kushinete (259) nëpërmjet murrit përmbyllës (248) dhe ndez sensorin induktiv (260).
23 23. Sistemi për transportin vertikal të lëngjeve nga puset nëntokësore, në përputhje me pretendimin 1, ku çikriku i kombinuar (I) është formuar nga një kornizë metalike (289) në të cilën ndodhen dy kushineta (292) një tambur (293) që ka një sistem kapës për të mbështjellë rripin përthithës Möbius (F), i cili ingranohet nëpërmjet një motori elektrik (285) me lëvizshmëri me shpejtësi të ndryshueshme dhe ingranim të ulët për vënien në punë, përftimin dhe rregullimin e veprimtarive tek rripi përthithës Möbius (F), dhe në të cilin është montuar një çikrik elektrik dytësor (294) për veprimtaritë e mirëmbajtjes.