REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7030 2018.01.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.10.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/746 2017.12.04
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.01.22
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12787255.4 2012.10.26
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2770821 2017.09.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201161552582
US 201161552587
US 201261700908
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US
(72) Shpikës
Emri Adresa
GURER, Cagan c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
MACDONALD, Lynn c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
MURPHY, Andrew, J. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
HARRIS, Faith c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
MCWHIRTER, John c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
STEVENS, Sean 12848 Caminito De Las Olas Del Mar, CA 92014 / US , US
VORONINA, Vera c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Raimonda KARAPICI Rr. Margarita Tutulanio, Pall15/3, Ap.28, Tirane , AL
Raimonda KARAPICI Rr. Margarita Tutulanio, Pall15/3, Ap.28, Tirane , AL
(54) Titull
Minj te modifikuar genetikisht me kompleks madhor histokompatibiliteti
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një brejtës që përmban në një lokus endogjen të kompleksit madhor të histokompatibilitetit I (MHC I) një varg nukleotide që kodon një polipeptid MHC I kimerik human/të brejtësit, ku pjesa humane e polipeptidit kimerik përfshin domenet α1, α2 dhe α3 të polipeptidit MHC I human, ku pjesa e brejtësit të polipeptidit kimerik përfshin domenet ndërmembranore dhe citoplazmike të polipeptidit endogjen MHC I të brejtësit dhe ku brejtësi shfaq polipeptidin kimerik MHC I human/të brejtësit.
2 Brejtësi i pretendimit 1, ku brejtësi nuk shfaq hapësirat α1, α2 dhe α3 të një polipeptidi endogjen MHC I të brejtësit nga një lokus endogjen MHC I i brejtësit.
3 Brejtësi i pretendimit 1 ose 2, ku vargu nukleotide lidhet në menyre funksionale me elementet rregullatore endogjene të brejtësit.
4 Brejtësi i cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku pjesa humane e polipeptidit kimerik përmban një varg drejtues human.
5 Brejtësi i cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku polipeptidi MHC I human eshte zgjsdhur nga grupi qe konsiston ne HLA-A, HLA-B dhe HLA-C.
6 Brejtësi i një prej pretendimeve të mësipërme, ku brejtësi është një mi.
7 Miu i pretendimit 6, ku lokusi endogjen është nje lokus miu H-2K.
8 Miu i pretendimit 7, ku polipeptidi endogjen MHC I i brejtësit është H-2K.
9 Miu i pretendimit 6 që përmban në lokusin endogjen H-2K një varg nukleotide që kodon një polipeptid kimerik MHC I human/të miut, ku pjesa humane e polipeptidit kimerik përfshin domenet α1, α2 dhe α3 të polipeptidit HLA-A2 dhe pjesa e miut përfshin domenet ndërmembranore dhe citoplazmike të polipeptidit H-2K të miut, dhe ku miu shfaq polipeptidin kimerik HLA-A2 dhe H-2K.
10 Brejtësi i pretendimit 9, ku miu nuk shfaq hapësirat α1, α2 dhe α3 të polipeptidit H-2K të miut nga një lokus endogjen H-2K.
11 Miu i pretendimit 9 ose 10, ku pjesa humane e polipeptidit kimerik përmban një varg drejtues human.
12 Miu i cilitdo prej pretendimeve 9-11, ku vargu nukleotide lidhet në menyre funksionale me elementet rregullatore endogjene të miut.
13 Miu i cilitdo prej pretendimeve 9-12, ku polipeptidi human HLA-A2 është një polipeptid HLA-A2.1.
14 Miu i cilitdo prej pretendimeve 9-13, ku lokusi H-2K i miut është një lokus H-2Kb.
15 Një metodë për modifikimin e një lokusi MHC I të një miu për të shfaqur një polipeptid kimerik MHC I human/të miut, ku metoda përfshin zëvendësimin tek lokusi endogjen MHC I të një vargu nukleotide që kodon domenet α1, α2, dhe α3 te nje polipeptidi MHC I të miut me një varg nukleotide që kodon domenet α1, α2 dhe α3 të një polipeptidi MHC I human, ku miu shfaq domene ndërmembranore dhe citoplazmatike të polipeptidit MHC I të miut.
16 Metoda e pretendimit 15, ku miu nuk shfaq domenet α1, α2 dhe α3 të polipeptidit MHC I të miut nga një lokus endogjen MHC I i miut.
17 Metoda e pretendimit 15 ose 16, ku lokusi MHC I i miut është një lokus H-2K dhe polipeptidi MHC I i miut është një polipeptid H-2K.
18 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 15-17, ku polipeptidi human MHC I është një polipeptid HLA-A.
19 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 15-18, ku zëvendësimi kryhet në një qelizë të vetme ES dhe qeliza e vetme ES prezantohet në një embrion miu për të përftuar një mi.
20 Një brejtës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-14 që përfshin gjithashtu në një lokus endogjen të mikroglobulinës β2 të brejtësit, një varg nukleotide që kodon një polipeptid që përmban një varg aminoacid të mikroglobulinës β2 humane, ku brejtësi shfaq një polipeptid të mikroglobulinës β2 humane ose të humanizuar.
21 Brejtësi i pretendimit 20, ku brejtësi nuk shfaq një polipeptid endogjen funksional të mikroglobulinës β2 të brejtësit nga një lokus endogjen i mikroglobulinës β2 të brejtësit.
22 Brejtësi i pretendimeve 20 ose 21, ku vargu nukleotide lidhet në menyre funksionale me elementet rregullatore endogjene të mikroglobulinës β2 të brejtësit.
23 Brejtësi i cilitdo prej pretendimeve 20-22, ku vargu nukleotide përmban një varg nukleotide të vendosur në ekzonin 2 deri në ekzonin 4 të një geni mikroglobulin β2 human.
24 Brejtësi i cilitdo prej pretendimeve 20-23, ku vargu nukleotide përmban një varg nukleotide të vendosur në ekzonet 2, 3 dhe 4 të një geni mikroglobulin β2 human.
25 Brejtësi i cilitdo prej pretendimeve 20-24, ku vargu nukleotide përmban gjithashtu një varg nukleotide të vendosur në ekzonin 1 të një geni mikroglobulinë β2 të brejtësit.
26 Brejtësi i cilitdo prej pretendimeve 20-25, ku brejtësi është një mi.
27 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 15-19, ku metoda perfshin me tej modifikimin e nje lokusi mikroglobulinë β2 të një miu për të shfaqur një polipeptid mikroglobuline β2 humane ose të humanizuar duke zëvendësuar në lokusin endogjen të mikroglobulinës β2 të miut një varg nukleotide që kodon një polipeptid të mikroglobulinës β2 të miut me një varg nukleotide që kodon një polipeptid të mikroglobulinës β2 humane ose të humanizuar.
28 Brejtësi i pretendimit 27, ku miu nuk shfaq një polipeptid funksional të mikroglobulinës β2 të miut nga një lokus endogjen i mikroglobulinës β2.
29 Metoda e pretendimit 27 ose 28, ku vargu nukleotide që kodon polipeptidin e mikroglobulinës β2 humane ose të humanizuar përmban një varg nukleotide të vendosur në ekzonin 2 deri në ekzonin 4 të genit mikroglobulinë β2 human.
30 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 27-29, ku vargu nukleotide që kodon polipeptidin human ose të humanizuar të mikroglobulinës β2 përmban vargjet nukleotide të vendosura në ekzonet 2, 3, dhe 4 të genit mikroglobulinë β2 human.
31 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 27-30, ku lokusi i modifikuar ruan një varg nukleotide të ekzonit 1 të një gjeni të mikroglobulinës β2 të miut.
32 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 27-31, ku zëvendësimi eshte kryer në një qelizë të vetme ES dhe qeliza e vetme ES prezantohet në një embrion miu për të përftuar një mi.
33 Miu i pretendimit 9 përfshin në genomin e tij: një varg të parë nukleotide që kodon një polipeptid kimerik MHC I human/të miut, ku pjesa humane e polipeptidit kimerik përfshin domenet α1, α2 dhe α3 të një HLA-A2 humane dhe pjesa e miut përfshin domenet ndërmembranore dhe citoplazmatike të një H-2K të miut; dhe një varg të dytë nukleotide që kodon një polipeptid të mikroglobulinës β2 humane ose të humanizuar, ku vargu i parë nukleotide eshte vendosur në lokusin endogjen H-2K dhe vargu i dyte nukleotide në lokusin endogjen të mikroglobulinës β2 të miut, dhe ku miu shfaq polipeptidin kimerik MHC I human/të miut dhe polipeptidin e mikroglobulinës β2 humane ose të humanizuar.
34 Miu i pretendimit 33, ku miu nuk shfaq polipeptide endogjene H-2K dhe polipeptide të mikroglobulinës β2 të miut nga lokuset e tyre endogjene.
35 Miu i pretendimit 33 ose pretendimit 34, ku vargu nukleotide lidhet në menyre funksionale me elementet rregullatore endogjene H-2K të miut dhe ku vargu i dytë nukleotide lidhet në menyre funksionale me elementet rregullatore endogjene të mikroglobulinës β2 të miut.
36 Miu i cilitdo prej pretendimeve 33-35, ku vargu i dytë nukleotide përmban një varg nukleotide të vendosur në ekzonin 2 deri në ekzonin 4 të një geni të mikroglobulinës β2 humane.
37 Miu i cilitdo prej pretendimeve 33-36, ku vargu i dytë nukleotide përmban vargje nukleotide të vendosura në ekzonet 2, 3 dhe 4 të një geni të mikroglobulinës β2 humane.
38 Miu i cilitdo prej pretendimeve 33-37, ku shfaqja e polipeptidit të mikroglobulinës β2 humane ose të humanizuar rrit shfaqjen e polipeptidit kimerik MHC I human/të miut në krahasim me shfaqjen e polipeptidit kimerik MHC I human/të miut në mungesë të shfaqjes së polipeptidit të mikroglobulinës β2 humane ose të humanizuar.