REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7250 2018.05.18
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.07.01
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/699 2017.11.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.06.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14755126.1 2014.07.01
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3019717 2017.09.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
BE 201300478
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
DUYNIE SUSTAINABLE ENERGY B.V. Kortsteekterweg 57 A, 2407 AJ Alphen aan den Rijn
(72) Shpikës
Emri Adresa
VAN BEVEREN, Petrus, Carolus Ossendrechtseweg 91 NL-4631 BB Hoogerheide / NL , NL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku" Pall.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku" Pall.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
(54) Titull
PAJISJE PËR KURSIMIN E ENERGJISË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
0
1 Metodë për çiftimin e një procesi të parë industrial që kërkon nxehtësi me një proces të dytë industrial që kërkon ftohtësi, përmes së cilës një qark i parë për rekuperimin e energjisë (1) nga procesi i parë industrial transferon nxehtësinë në një qark të dytë për prodhimin e të ftohtit (2) për procesin e dytë industrial që kërkon ftohtësi, karakterizuar në atë që në qarkun e parë për rekuperimin e energjisë (1) mbajtësi/transportuesi i energjisë është një përzierje binare e ujit me amoniakun që ka dy faza dhe që ngjeshet nga një kompresor (7) specifikisht i përshtatshëm për të ngjeshur një lëng me dy faza i tillë si një kompresor me një rotor Lysholm ose i pajisur me fleta(helike), përmes së cilit e gjitha ose një pjesë e fazës së lëngut avullon si rezultat i shtypjes në mënyrë të tillë që mbinxehja të mos ndodhë.
2 Metodë sipas pretendimit 1, përmes së cilës qarku për rekuperimin e energjisë (1) i procesit të parë industrial është çiftuar me qarkun për prodhimin e të ftohtit (2) e procesit të dytë industrial, karakterizuar në atë që nxehtësia e mbajtësi/transportuesit të energjisë në qarkun e parë për rekuperimin e energjisë, që mbetet pas shpërndarjes së energjisë në një shpërndarës (11) për prodhimin e elektricitetit, është përdorur përveç kësaj për të nxehur mbajtësin/transportuesin e energjisë së procesit të dytë industrial me anë të një konvertuesi të nxehtësisë (13) ndërmjet qarkut të parë (1) për rekuperimin e energjisë dhe qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit që përveç kësaj nxeh mbajtësi/transportuesin e energjisë e procesit të dytë industrial përpara se ai të shpërndahet në shpërndarësin (20) për prodhimin e elektricitetit dhe të ftohtit e qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit.
3 Metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që mbajtësit/transportuesit e energjisë e qarkut të parë (1) për rekuperimin e energjisë dhe qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit ndryshojnë nga njëri-tjetri.
4 Metodë sipas pretendimit1, karakterizuar në atë që mbajtësi/transportuesi i energjisë i qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit ka një pikë vlimi më të ulët se mbajtësi/transportuesi i energjisë për qarkun e parë (1) për rekuperimin e energjisë.
5 Metodë sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që një pjesë e nxehtësisë që është prodhuar në mbajtësin/transportuesin e energjisë së qarkut të parë (1) për rekuperimin e energjisë nga një kompresor (7), është përdorur për të nxehur një lëng procesi në formën e një lëngu ose gazi në procesin e parë industrial (3) dhe kjo me anë të një konvertuesi të nxehtësisë (9) ndërmjet qarkut të parë (1) për rekuperimin e energjisë dhe një tubi për kalimin e lëngut të procesit në enën e procesit të procesit të parë (3), ku ai është sjellë në temperaturën e dëshiruar për një fazë prodhimi në procesin e parë industrial.
6 Metodë sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që mbajtësi/transportuesi i energjisë i qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit është amoniak.
7 Metodë sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që qarku i dytë (2) për prodhimin e të ftohtit është pajisur me një pompë elektrike (17), me anë të së cilës mbajtësi/transportuesi i energjisë së qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit është sjellë në një nivel më të lartë shtypje përpara se të shpërndahet në një shpërndarës (20) të qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit.
8 Metodë sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që qarku i dytë (2) për prodhimin e të ftohtit përmban një ndarës (22), ndërmjet shpërndarësit (20) për shpërndarjen dhe një kompresori (31) për ngjeshjen e mbajtësit/transportuesit të energjisë, për të ndarë fazën e lëngut nga faza e gazit në mbajtësin/transportuesin e energjisë, pasuar nga një ose më shumë instalime për ftohje (24,25,26,27,28) për një ose më shumë faza në procesin e dytë industrial.
9 Metodë sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që mbajtësi/transportuesi i energjisë i qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit, pas ngjeshjes në një kompresor (31) me një shtypje me anë të së cilës ai kthehet në lëng përsëri, drejtohet më tej në një konvertues nxehtësie (33), ku sufiçiti i nxehtësisë nga mbajtësi/transportuesi i energjisë mund të transferohet në një tjetër lëng procesi që është përdorur diku tjetër në proceset e çiftuara të prodhimit.
10 Metodë sipas pretendimit 8, karakterizuar në atë që konvertuesi i nxehtësisë (33) për sufiçitin e nxehtësisë e mbajtësit/transportuesit të energjisë është lidhur me anë të një rubineti (36) me një ndarës (37) në të cilin avulli i ngopur dhe uji i demineralizuar i ngopur janë ndarë nga njëri tjetri në një shtypje prej 400 kPa.
11 Metodë sipas pretendimit 10, karakterizuar në atë që pjesa e pa-kondesuar në ndarës (37) është përdorur për të nxehur ujin e nxehtë për përdorim industrial.
12 Metodë sipas pretendimit 11, karakterizuar në atë që uji e ka fillesën nga një tjetër ndarës (43) me të cilin avullimi i ujit që fillon nga procesi i parë i prodhimit (3) është rikuperuar dhe është i disponueshëm për përdorim industrial pas filtrimit.
13 Metodë sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që mbajtësi/transportuesi i energjisë së qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit është drejtuar në formën e gazit nga kondesuesi (39), në të cilin mbajtësi/transportuesi i energjisë bëhet lëng, në një pompë (17) që e drejton më tej mbajtësin/transportuesin e energjisë në një konvertues të nxehtësisë (13) ndërmjet qarkut të parë (1) për rekuperimin e energjisë dhe qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit, pas të cilit mbajtësi/transportuesi i energjisë së qarkut të dytë (2) për prodhimin e të ftohtit ripërdoret në një cikël vijues.