Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6894
2017.11.22
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2036.02.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/654
2017.10.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.11.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
16154836.7
2016.02.09
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3061543
2017.08.23
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20150018 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Gruppo Meccaniche Luciani S.r.l. | Via del Lavoro, 155 62014 Corridonia (MC) / IT |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LUCIANI, Gianfranco | Via Porta di Sejano, 12 62014 Corridonia (MC) / IT , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul.Gj.Fishta, Pall.1 Jeshil pranë Shallvareve, Kati 6, Ap.16, Tiranë , AL |
| Vladimir NIKA | Bul.Gj.Fishta, Pall.1 Jeshil pranë Shallvareve, Kati 6, Ap.16, Tiranë , AL |
(54) Titull
PAJISJE DHE METODE PER FUTJEN E KUNJAVE OSE GOZHDEVE NE PERÇINA
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Pajisje (1) për veprimin e kunjave (6) në shiritat prej materiali (S), ku secili kunj ka një trup (60), një bazë (61) dhe një vrimë (62) në bazë, e përshtatur për t'u bashkuar me trupin (80) të një perçine (8) me një kokë (82), pajisja (1) karakterizohet në atë që ajo përmban: - një pllakë të parë mbajtëse-forme (2), - një pllakë të dytë mbajtëse-forme (3) të vendosur në mënyrë që të jetë e presuar ndaj pllakës së parë mbajtëse-forme (2), - një matricë (5) të montuar tek pllaka e parë mbajtëse-forme (2); matrica (5) përmban një tërësi folesh (52) të përshtatura për futjen e trupit të kunjave në mënyrë që vrima (62) të jetë e arritshme - një mbulesë (9) të montuar tek pllaka e dytë mbajtëse-forme (2); mbulesa (9) në fjalë përmban një tërësi folesh (93) të përshtatshme për futjen e kokës (82) të perçinës (8), - mjete mbajtëse të vendosura brenda foleve (93) të mbulesës për mbajtjen e kokave (82) të perçinave në foletë e mbulesës, dhe - një pllakë të ndërmjetme (7) me qëllim që të vendoset ndërmjet matricës (5) dhe mbulesës (9); pllaka e ndërmjetme (7) ka një tërësi folesh (72) të përshtatshme për futjen e trupit (80) të kunjit, ku, kur matrica (5), pllaka e ndërmjetme (7) dhe mbulesa (9) janë të mbivendosura, foletë (52, 72, 93) respektivisht të matricës (5), të pllakës së ndërmjetme (7) dhe të mbulesës (9) janë në regjistrim të ndërsjelltë. |
| 2 | Pajisje (1) sipas pretendimit 1, ku pllaka e ndërmjetme (7) është montuar në mënyrë të lëvizshme në matricën (5), për të siguruar: - një pozicion pune, ku perçinat (8) janë ngarkuar në pllakën e ndërmjetme (7) dhe mbuluesi (9) është ulur në pllakën e ndërmjetme për të mbajtur perçinat, dhe - një pozicion jo-pune ku pllaka e ndërmjetme është nxjerrë nga matrica (5) dhe mbulesa është ulur tek matrica. |
| 3 | Pajisje (1) sipas pretendimit 1 ose 2, ku foletë (72) e pllakës së ndërmjetme janë vrima tejpërtej. |
| 4 | Pajisje (1) sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku foletë (72) e pllakës së ndërmjetme kanë një cep të prerë (73) që lehtëson futjen e trupave (80) të perçinave dhe foletë (52) e matricës kanë një formë konike e cila lehtëson futjen e trupit (60) të kunjit. |
| 5 | Pajisje (1) sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku mjetet mbajtëse të vendosura në foletë (93) e mbulesës kanë një sistem pneumatik (94, 95, 96, 97) i aftë për të thithur ajrin dhe për të krijuar një depresion në foletë (93) e mbulesës. |
| 6 | Pajisje (1) sipas pretendimit 5, ku sistemi pneumatik i përmendur përmban vrima (94) të bëra në mbulesë dhe që komunikojnë me foletë (93) e mbulesës, vrimat (94) komunikojnë me kanalet (95) e bërë në një sipërfaqe të brendshme (91) të mbulesës orientuar drejt pllakës së dytë mbajtëse-forme (3); kanalet (95) komunikojnë me kanalet grumbulluese (96) të cilët ndodhen në të paktën një kanal aspirimi (97) të lidhur me një instalim pneumatik; kanalet grumbulluese (96) dhe kanali i aspirimit (97) janë realizuar në sipërfaqen e brendshme (91) të mbulesës. |
| 7 | Pajisje (1) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku mjetet mbajtëse të vendosura në foletë (93) e mbulesës kanë një sistem magnetik ose mekanik i aftë per mbajtjen magnetike ose mekanike të kokave (82) të perçinave. |
| 8 | Metodë për veprimin e kunjave (6) në shiritin e materialit (S), ku çdo kunj ka një trup (60), një bazë (61) dhe një vrimë (62) të bërë tek baza e aftë të çiftëzohet me trupin (80) të një perçine (8) që ka një kokë (82), karakterizuar në atë që metoda përfshin fazat e mëposhtme: - ngarkimi i perçinave (8) në një pllakë të ndërmjetme (7) në mënyrë që trupi (80) i perçinave të futet në foletë (72) e pllakës së ndërmjetme dhe koka (82) e perçinave të mbetet e arritshme, - ulja e mbulesës (9) në pllakën e ndërmjetme (7) në mënyrë që koka (82) e perçinave të mbahet në foletë (93) e mbulesës, - ngritja e mbulesës (9) në mënyrë që perçinat të nxirren nga pllaka e ndërmjetme dhe të hiqen nga pllaka e ndërmjetme, - ngarkimi i kunjave (6) në matricën (5) në mënyrë që trupat (60) e kunjave të depërtojnë në foletë (52) e matricës dhe vrimat (62) e kunjave të mbeten të arritshme, - vendosja e të paktën një rripi të materialit (S) në matricën e përmendur, sipër kunjave (6), dhe - ulja e mbulesës (9) në matricën (5) në mënyrë që trupi (80) i perçinave të shpoj shiritin e materialit (S) dhe të çiftëzohet me vrimën (62) e kunjit. |
| 9 | Metodë sipas pretendimit 8, ku pllaka e ndërmjetme (7) siguron: - një pozicion pune ku perçinat (8) janë ngarkuar në pllakën e ndërmjetme (7) dhe mbulesa (9) është ulur në pllakën e ndërmjetme për të mbajtur perçinat, dhe - një pozicion jo-pune ku pllaka e ndërmjetme është nxjerrë nga matrica (5) dhe mbulesa është ulur tek matrica. |
| 10 | Metodë sipas pretendimit 8 ose 9, që përfshin fazën e krijimit të një depresioni në foletë (93) e mbulesës, në mënyrë që të mbajë kokën (82) e perçinës. |