REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6968 2018.01.08
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.01.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/616 2017.10.09
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.01.22
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15704202.9 2015.01.09
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3097251 2017.07.26
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20140070
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Had Engineering S.r.l Via Leonardo Da Vinci 34 21047 Saronno (VA) / IT
(72) Shpikës
Emri Adresa
GIROLA, Giorgio c/o Had Engineering Srl Via Leonardo da Vinci, 34 I-21047 Saronno - Varese / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL
(54) Titull
MËNYRË PËR SHPIMIN E NJË PUSI NË QARKULLIM TË VAZHDUESHËM DHE PAJISJE INTERCEPTIMI DHE RISHPËRNDARJEJE LËNGU PËRDORUR NË KËTË MËNYRË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Pajisje për të interceptuar dhe rishpërndarë një lëng shpimi në procedura shpimi për shpim pusi në qarkullim të vazhdueshëm të këtij lëngu, prodhuar me anë të një fluksi direkt (F1) dhe një fluksi radial (F3) me zinxhirin e kanaleve të shpimit (17), të llojit që përfshin një dhomë kryesore (5) që komunikon me një dhomë të parë ndihmëse (6) dhe me një dhomë të dytë ndihmëse (7), e karakterizuar në atë që, në mënyrën e shpimit me fluks direkt të përmendur (F1), dhomat të përmendura (6, 7) janë vënë në komunikim me lëngun njëra me tjetrën.
2 Pajisje sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë që është pajisur me një valvul (11) për të vënë dhomat ndihmëse të përmendura (6, 7) në komunikim njëra me tjetrën.
3 Pajisje sipas pretendimit 2, e karakterizuar në atë që kjo valvul (11) merr një lëng shpimi nga dhoma e dytë ndihmëse (7) dhe e transferon te dhoma e parë ndihmëse (6) në mënyrën e fluksit direkt të përmendur (F1).
4 Pajisje sipas pretendimit 3, e karakterizuar në atë që dhoma kryesore (5) është pajisur me një valvul rregullimi të prurjes (8) dhe një valvul shtypjeje (9) për të vënë lëngun në komunikim me dhomën e parë ndihmëse (6), dhoma kryesore (5) ka gjithashtu një valvul rregullimi të prurjes (10) për të transferuar lëngun e shpimit në dhomën e dytë ndihmëse (7).
5 Pajisje sipas pretendimit 4, e karakterizuar në atë që dhoma e parë ndihmëse (6) është pajisur me një valvul shtypjeje (12) dhe një valvul mbushjeje (24).
6 Pajisje sipas pretendimit 4, e karakterizuar në atë që dhoma e dytë ndihmëse (7) është pajisur me një valvul rregullimi të prurjes (13), me një valvul trysnie (14) dhe një valvul shkarkimi (15).
7 Mënyrë shpimi i një pusi në qarkullim të vazhdueshëm lëngu shpimi, ekzekutuar me pajisjen sipas një ose disa pretendimeve të mëparshme, të llojit që furnizon fluksin direkt (F1) dhe një fluks radial (F3) lëngu në zinxhirin e kanaleve të shpimit (17), e karakterizuar në atë që fluksi i përmendur (F1) prodhon një qarkullim direkt të lëngut të shpimit përmes dhomave (5, 6, 7) të pajisjes së përmendur, të gjitha të vëna në komunikim njëra me tjetrën.
8 Mënyrë sipas pretendimit 7, e karakterizuar në atë që fluksi i shpimit (F1) që vjen nga dhoma e dytë ndihmëse (7) është transmetuar në dhomën e parë ndihmëse (6), për t’u dërguar në mënyrë të njëpasnjëshme në zinxhirin e kanaleve të shpimit (17).
9 Mënyrë sipas pretendimit 7, e karakterizuar në atë që fluksi i shpimit direkt i përmendur (F1) është çliruar nga një pompë respektive (16) me dhomën kryesore të përmendur (5) dhe nga kjo me dhomat e ndihmëse të përmendura (6, 7), të mbajtura në komunikim me anë të lëngut si njëra me tjetrën dhe me zinxhirin e kanaleve të shpimit të përmendur (17).
10 Mënyrë sipas pretendimit 7, e karakterizuar në atë që, në mënyrat e presurizimit dhe depresurizimit, para fluskit të kombinuar direkt (F1) dhe radial (F3) të lëngut të shpimit me zinxhirin e kanaleve (17) dhe në të njëjtën mënyrë fluksi të kombinuar direkt (F1) dhe radial (F3), fluksi direkt i përmendur (F1) i lëngut të shpimit është prodhuar ndërmjet dhomave ndihmëse (6, 7) që komunikojnë me njëra-tjetrën.
11 Mënyrë sipas pretendimit 7, e karakterizuar në ate që, gjatë hyrjes së një kanali të ri të shpimit në zinxhir (17) dhe para rivendosjes së fluksit direkt (F1), linja (20) për furnizimin e lëngut të shpimit të zinxhirit të zgjatur (17) mbushet me lëngun e shpimit.