Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6873
2017.10.31
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.06.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/598
2017.09.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.11.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15275162.4
2015.06.25
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2966441
2017.07.26
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 201412136 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| University of The West of England, Bristol | Frenchay Campus Bristol BS16 1QY / GB |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MCGUIRE, Natasha | 7 Weight Road Redfield Bristol BS5 9LP / GB , GB |
| CREW, Adrian | University of the West of England, Bristol c/o Frenchay Campus Bristol, BS16 1QY / GB , GB |
| DORAN, Olena | University of West of England, Bristol c/o Frenchay Campus Bristol, BS16 1QY / GB , GB |
| HART, John | University of the West of England, Bristol c/o Frenchay Campus Bristol, BS16 1QY / GB , GB |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/2, Kati 1 Tirane , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/2, Kati 1 Tirane , AL |
(54) Titull
SENSORË DHE MËNYRË E DETEKTIMIT TË ANDROSTENONËS DHE SKATOLËS NË AROMËN E DERRIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Rrjet sensorësh që mundëson detektimin e pranisë së androstenonës dhe skatolës në një kafshë të gjallë, një kampion kafshe të gjallë, një karkasë kafshe, një kampion karkase kafshe, një ekstrakt mishi, ose një kampion nga ekstrakti i mishit , ky rrjet sensorës përmban: (a) një sensor androstenone që përmban NADH ose NADPH; një enzimë që metabolizon androstenonën në prani të NADH ose të NADPH; dhe mënyra që mundësojnë detektimin e një variacioni përqëndrimi në NADH ose NADPH, këto mënyra përmbajnë të paktën një elektrodë ose një mjet optik; dhe (b) një sensor detektimi skatole që përmban të paktën një elektrodë, e karakterizuar ne atë që rrjet sensorësh është vendosur në ose mbi një sondë që mund të vendoset në kontakt me kafshën e gjallë, një kampion kafshe të gjallë, karkase kafshe, një kampion karkase kafshe, ekstrakt mishi ose kampioni të ekstraktit të mishit; dhe një rrjet sensorësh që mundëson detektimin simultan ose paralelisht të sasive të skatolës dhe androstenonës duke detektuar një variacion të sasive të NADH ose të NADPH të provokuara nga metabolizmi i androstenonës duke përdorur të paktën një elektrodë ose mjetin optik të sensorit (a) dhe duke detektuar skatolën duke përdorur elektrodën e sensorit (b). |
| 2 | Rrjet sensorësh në përputhje me pretendimin 1, në të cilin mjetet që mundësojnë detektimin e variacionit të përqëndrimit me NADH ose me NADPH përmbajnë të paktën një elektrodë, preferueshmërisht të paktën dy elektroda, një elektrodë pune dhe një elektrodë kundër/referimi, në mënyrë më të preferueshme tre elektroda, pra një elektrodë pune, një kundër elektrodë dhe një elektrodë referimi. |
| 3 | Rrjet sensorësh në përputhje me pretendimin 2, në të cilin të paktën një nga elektrodat përmban karbon, në mënyrë të preferueshme në të cilën elektroda e punës që përmban karbon dhe në mënyrë edhe më të preferueshme, në të cilën elektrodat janë elektroda në karbon të printuara në serigrafi. |
| 4 | Rrjet sensorësh në përputhje me një prej pretendime çfarëdo 1 deri 3, në të cilin enzima që metabolizon androstenonën në prani të NADH ose të NADPH është 3-hidroksisteroide deshidrogjenazë. |
| 5 | Rrjet sensorësh në përputhje me pretendimin 4, në të cilin NADH ose NADPH dhe 3-hidroksisteroide deshidrogjenazë janë të imobilizuara mbi të paktën një prej elektrodave, në mënyrë të preferueshme në të cilin janë imobilizuara mbi elektrodën e punës. |
| 6 | Rrjet sensorësh në përputhje me një prej pretendimeve të mëparshëm, në të cilin sensori (a) përmban gjithashtu një mediator redoks, mediatori redoks është në mënyrë të preferueshme blu Meldola. |
| 7 | Rrjet sensorësh në përputhje me pretendimin 1, në të cilin sensori i detektimit të skatolës përmban gjithashtu një aparat që mundëson pyetjen e sensorit me anë voltametrie ciklike, kampioni i voltametrit DC, voltametri impulsesh, voltametri valësh katrore, kronoamperometri ose amperometri për të detektuar okdisimin e skatolës në sipërfaqe e të paktën një elektrode. |
| 8 | Rrjet sensorësh në përputhje me pretendimin 1 ose 7, në të cilin sensori i detektimin të skatolës përmban të paktën dy elektroda, një elektrodë pune dhe një elektrodë kundër/referimit, në mënyrë të preferueshme, tre elektroda, një elektrodë pune, një kundër elektrodë dhe një elektrodë referimi, në të cilin të paktën një prej elektrodave përmban karbon, në mënyrë më të preferueshme në të cilin elektrodat janë elektroda në karbon të printuara në serigrafi. |
| 9 | Rrjet sensorësh në përputhje me një prej pretendimeve çfarëdo të mëparshëm, në formën e një sonde të destinuara që të futen në indin dhjamor subkutan të një derri. |
| 10 | Mënyrë detektimi e andostenonës dhe skatolës në një kafshë të gjallë, një kampion kafshe të gjallë, një karkasë kafshe, një kampion karkase kafshe, një ekstrakt mishi, ose një kampion nga ekstrakti i mishit, metoda që përmban hapat që konsistojnë në: (i) marrjen e një rrjeti sensorësh që ndodhet në ose mbi sondë dhe që përmban: (a) një sensor andostenone që përmban NADH ose NADPH; një enzimë që metabolizon andostenonën në prani të NADH ose të NADPH; dhe mënyra të detektimit të variacionit të pqërqëndrimit në NADH ose NADPH, këto mënyra përmbajnë të paktën një elektrodë ose një mjet optik; dhe (b) një sensor detektimi të skatolës që përmban të paktën një elektrodë; mënyrë e karakterizuar nga (ii) vënien në kontakt të sondës me kafshën e gjallë, një kampion kafshe të gjallë, karkasën e kafshës, një kampion karkase kafshe, ekstrakt i mishit ose një kampion të ekstraktit të mishit; dhe (iii) detektimin e një variacioni të sasive të NADH ose të NADPH të provokuara nga metabolizmi i androstenonës, duke përdorur të paktën një elektrodë ose mjet optik të sensorit (a) dhe detektimin e skatolës duke përdorur elektrodën e sensorit (b). |
| 11 | Mënyrë në përputhje me pretendimit 10, në të cilin enzima është 3-hidroksisteroide dehidrogjenazë. |
| 12 | Mënyrë në përputhje me pretendimin 10 ose 11, në të cilin sonda është vënë në kontakt me një kampion kafshe të gjallë ose një karkasë dhe në mënyrë të preferueshme kafsha është derr. |
| 13 | Mënyrë në përputhje me pretendimin 12, në të cilin sonda është futur në kafshën e gjallë, në karkasën e kafshës ose në ekstraktin e mishit, në të cilin kafsha është në mënyrë të preferueshme derr dhe në mënyrë edhe më të preferueshme në të cilin sonda është futur në indin dhjamor subkutan të derrit. |