REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6932 2017.12.20
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.10.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/537 2017.09.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.12.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12806199.1 2012.10.26
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2770822 2017.06.14
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201161552584
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US
(72) Shpikës
Emri Adresa
VORONINA, Vera c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
STEVENS, Sean 12848 Caminito De Las Olas Del Mar, CA 92014 / US , US
MURPHY, Andrew J. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc.777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
GURER, Cagan c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
MACDONALD, Lynn c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
TU, Naxin c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Raimonda KARAPICI - Avokat - PAP Rr. Ndreko Rino, Nd. 1, H. 24/Ap 28 Tiranë , AL
Raimonda KARAPICI - Avokat - PAP Rr. Ndreko Rino, Nd. 1, H. 24/Ap 28 Tiranë , AL
(54) Titull
MINJ TË MODIFIKUAR GJENETIKISHT QË SHPREHIN MOLEKULA KIMERIKE TË KOMPLEKSIT MADHOR TË PAJTUESHMËRISË INDORE (KMPI)II
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një brejtës që, në një lokus endogjen të gjenit α të kompleksit madhor të pajtueshmërisë indore II (KMPI II), përmban një sekuencë nukleotide që kodon një polipeptid KMPI II α kimerik human/të brejtësit dhe/ose që, në një lokus endogjen të gjenit β të KMPI II, përmban një sekuencë nukleotide që kodon një polipeptid KMPI II β kimerik human/të brejtësit, ku një pjesë humane e polipeptidit KMPI II α kimerik human/të brejtësit përmban domene humane KMPI II α1 dhe α2 dhe/ose një pjesë humane e polipeptidit KMPI II β kimerik human/të brejtësit përmban domene humane KMPI II β1 dhe β2, dhe ku brejtësi shpreh një kompleks KMPI II kimerik funksional në një sipërfaqe të një qelize të brejtësit. 2. Brejtësi i pretendimit 1, ku sekuenca nukleotide që kodon një polipeptid KMPI II α kimerik human/të brejtësit shprehet sipas kontrollit rregullator të promotorit endogjen KMPI II α të brejtësit dhe elementeve rregullatore dhe/ose sekuenca nukleotide që kodon një polipeptid KMPI II β kimerik human/brejtës shprehet sipas kontrollit rregullator të promotorit endogjen KMPI II β të brejtësit dhe elementeve rregullatore. 3. Brejtësi i pretendimit 1, ku një pjesë prej brejtësit e polipeptidit KMPI II α kimerik human/të brejtësit përmban domene transmembranore dhe citoplazmike të një polipeptidi endogjen KMPI II α të brejtësit dhe/ose një pjesë prej brejtësit e polipeptidit KMPI II β kimerik human/të brejtësit përmban domene transmembranore dhe citoplazmike të një polipeptidi endogjen KMPI II β të brejtësit. 4. Brejtësi i pretendimit 1, ku pjesa humane e polipeptidit KMPI II α kimerik human/të brejtësit kodohet nga një gjen i vargut α, klasa HLA II, i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një gjen i vargut HLA-DR α, një gjen i vargut HLA-DQ α dhe një gjen i vargut HLA-DP α, dhe/ose pjesa humane e polipeptidit KMPI II β kimerik human/të brejtësit kodohet nga një gjen human i vargut α, klasa HLA II, i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një gjen i vargut HLA-DR β, një gjen i vargut HLA-DQ β dhe një gjen i vargut HLA-DP β. 5. Brejtësi i pretendimit 4, ku pjesa humane e polipeptidit KMPI II α kimerik human/të brejtësit kodohet nga një gjen i vargut human HLA-DR4 α dhe/ose pjesa humane e polipeptidit KMPI II β kimerik human/të brejtësit kodohet nga një gjen i vargut human HLA-DR4 β. 6. Brejtësi i pretendimit 1, ku brejtësi është një mi. 7. Një brejtës sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, i cili përmban në një lokus endogjen të gjenit KMPI II një sekuencë nukleotide të parë që kodon një polipeptid KMPI II α kimerik human/të brejtësit dhe një sekuencë nukleotide të dytë që kodon një polipeptid KMPI II β kimerik human/të brejtësit, ku një pjesë humane e polipeptidit KMPI II α kimerik human/të brejtësit përmban domene humane KMPI II α1 dhe α2 dhe një pjesë humane e polipeptidit KMPI II β kimerik human/të brejtësit përmban domene humane KMPI II β1 dhe β2, dhe ku polipeptidet KMPI II α dhe KMPI II β kimerike humane/të brejtësit formojnë një kompleks KMPI II funksional në një sipërfaqe të një qelize të brejtësit. 8. Brejtësi i pretendimit 7, ku brejtësi është një mi dhe pjesët prej brejtësit të polipeptideve KMPI II α dhe β kimerike kodohen nga gjenet H-2E α dhe β të miut. 9. Brejtësi i pretendimit 7, ku brejtësi nuk shpreh polipeptide KMPI II endogjene funksionale në një sipërfaqe qelize nga lokuset endogjene KMPI II të brejtësit. 10. Brejtësi sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku brejtësi është një mi që përmban në një lokus endogjen KMPI II të miut një sekuencë nukleotide të parë që kodon një polipeptid KMPI II α kimerik human/të miut dhe një sekuencë nukleotide të dytë që kodon një polipeptid KMPI II β kimerik human/të miut, ku një pjesë humane e polipeptidit KMPI II α kimerik përmban domenet α1 dhe α2 të koduara nga një gjen i vargut HLA-DR4 α human dhe pjesa humane e polipeptidit KMPI II β kimerik përmban domenet β1 dhe β2 të koduara nga një gjen i vargut HLA-DR4 β human, ku një pjesë prej miut e polipeptidit KMPI II α kimerik përmban domenet transmembranore dhe citoplazmike të një vargu H-2E α të miut dhe një pjesë prej miut e polipeptidit KMPI II β kimerik përmban domenet transmembranore dhe citoplazmike të një vargu H-2E β të miut, dhe ku miu shpreh një kompleks KMPI II HLA-DR4/H-2E kimerik funksional në një sipërfaqe të një qelize të miut. 11. Një metodë modifikimi e një lokusi KMPI II të një miu për të shprehur një kompleks KMPI II kimerik human/miu, e cila përfshin zëvendësimin, në një lokus endogjen KMPI II të miut, të një sekuence nukleotide që kodon një kompleks KMPI II të miut me një sekuencë nukleotide që kodon një kompleks KMPI II kimerik human/miu, ku sekuenca nukleotide që kodon kompleksin KMPI II kimerik human/të miut përmban një sekuencë nukleotide të parë që kodon domenet α1 dhe α2 të një polipeptidi KMPI II α human dhe domenet transmembranore dhe citoplazmike të një polipeptidi KMPI II α të miut dhe një sekuencë nukleotide të dytë që kodon domenet β1 dhe β2 të një polipeptidi KMPI II β human dhe domenet transmembranore dhe citoplazmike të një polipeptidi KMPI II β të miut. 12. Metoda e pretendimit 11, ku polipeptidet KMPI II α dhe β humane kodohen përkatësisht nga gjenet humane të vargjeve α dhe β, klasa HLA II, të përzgjedhura nga grupi i përbërë nga gjenet e vargut HLA-DR α dhe β, gjenet e vargut HLA-DQ α dhe β dhe gjenet e vargut HLA-DP α dhe β. 13. Metoda e pretendimit 11, ku polipeptidet KMPI α dhe β të miut kodohen përkatësisht nga gjenet H-2E α dhe β të miut dhe një pjesë humane e kompleksit KMPI II kimerik kodohet nga gjenet humane HLA-DR4 α dhe β. 14. Metoda e pretendimit 11, ku zëvendësimi kryhet në një qelizë të vetme ES dhe qeliza e vetme ES prezantohet në një embrion miu për të përftuar një mi.