REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6903 2017.12.04
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.04.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/518 2017.08.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.12.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13158951.7 2006.04.04
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2645106 2017.06.14
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 668404
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Biogen MA Inc. 225 Binney Street Cambridge, MA 02142 / US
(72) Shpikës
Emri Adresa
Wakshull, Eric 13 Whittaker Lane Princeton, MA 01541 / US , US
Barbour, Robin McDaid 250 Normandy Lane Walnut Creek, CA 94598 / US , US
Lynn, Frances 157 Lowell Street Apt. 2 Somerville, MA 02143 / US , US
Amaravadi, Lakshmi 189 South Main Street Natick, Massachusetts 01760 / US , US
Taylor, Julie Elizabeth 1506 7th Avenue San Francisco, CA 94122 / US , US
Panzara, Michael 73 Bacon Street Winchester, MA 01890 / US , US
Subramanyam, Meena 3 Corey Avenue Stoneham, MA 02180 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/2, Kati 1 Tirane , AL
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/2, Kati 1 Tirane , AL
(54) Titull
METODAT PËR VLERËSIMIN E PËRGJIGJES IMUNOLOGJIKE NDAJ NJË AGJENTI TERAPEUTIK
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1

Një metodë për zbulimin e një përgjigjeje imunologjike klinikisht të konsiderueshme ndaj natalizumabit te një subjekt, ku metoda përfshin përcaktimin nëse të paktën dy kampionë biologjikë të marrë në periudha të ndryshme kohore nga një subjekt të cilit i është administruar natalizumab përmbajnë të paktën një nivel kufi klinikisht të konsiderueshëm prej 500 ng/ml në një kampion serumi të një antitrupi të tretshëm që lidhet me natalizumabin, ku këto periudha kohore kanë një diferencë prej të paktën 42 ditësh dhe ku prania e të paktën nivelit kufi të antitrupit të tretshëm në të paktën dy kampionët në fjalë tregon një reduktim të efikasitetit ose mungesë të efikasitetit të natalizumabit.

2

Metoda e pretendimit 1, ku niveli i antitrupit të tretshëm që lidhet me natalizumabin përcaktohet:

duke përcaktuar nivelin e aktivitetit lidhës të një antitrupi të tretshëm që lidhet me natalizumabin në një alikuot fillestar të kampionit biologjik; dhe

duke përcaktuar nëse aktiviteti lidhës është specifik për natalizumabin.

3

Metoda e pretendimit 2, ku specificiteti i aktivitetit lidhës të antitrupit të tretshëm përcaktohet në një alikuot dytësor të kampionit biologjik.

4

Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku niveli i antitrupit të tretshëm që lidhet me natalizumabin në kampionin biologjik përcaktohet duke krahasuar nivelin e aktivitetit lidhës me aktivitetin lidhës të natalizumabit të etiketuar, të matur në praninë e dy ose më shumë sasive të ndryshme të natalizumabit të paetiketuar.

5

Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku niveli i antitrupit të tretshëm që lidhet me natalizumabin në kampionin biologjik përcaktohet duke krahasuar nivelet e aktivitetit lidhës me natalizumabin e imobilizuar, të matur në praninë e dy ose më shumë sasive të ndryshme të natalizumabit të tretshëm.

6

Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku sasia e antitrupit të tretshëm në natalizumab përcaktohet duke përdorur një test lidhës ELISA.

7

Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6, ku niveli fillestar i aktivitetit lidhës me natalizumabin përcaktohet në një test imunologjik fillestar për një alikuot fillestar të kampionit biologjik dhe niveli dytësor i aktivitetit lidhës me natalizumabin përcaktohet në një test imunologjik dytësor për një alikuot dytësor të kampionit biologjik, ku në testin imunologjik dytësor shtohet një sasi më e lartë natalizumabi të tretshëm të paetiketuar krahasuar me testin imunologjik fillestar dhe ku prania në kampionin biologjik e të paktën një niveli kufi antitrupi të tretshëm që lidhet me natalizumabin konstatohet në rast se niveli fillestar i aktivitetit lidhës është më i lartë se një nivel referencë i aktivitetit lidhës për 500 ng/ml të një antitrupi të tretshëm që lidhet me natalizumabin dhe niveli dytësor i aktivitetit lidhës është më i ulët se një përqindje e parapërcaktuar e nivelit fillestar të aktivitetit lidhës.

8

Metoda e pretendimit 7, ku testi imunologjik fillestar dhe ai dytësor janë teste lidhëse ELISA.

9

Metoda e pretendimit 7 ose 8, ku testi fillestar dhe ai dytësor përfshijnë natalizumab të imobilizuar të paetiketuar dhe natalizumab të tretshëm të etiketuar, ku natalizumabi i tretshëm i etiketuar është etiketuar me një enzimë, një shenjues fluoreshent ose një shenjues radioaktiv.

10

Metoda e pretendimit 8 ose 9, ku testi imunologjik fillestar dhe ai dytësor kryhen në vëllime paralele reaksioni në një substrat të vetëm reaksioni.

11

Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 10, ku kampioni biologjik është një kampion serumi.

12 Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 11, ku subjekti është një pacient njeri.
13

Metoda e pretendimit 12, ku pacienti ka sklerozë multiple, artrit reumatoid ose sëmundjen e Crohn-it.