Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6877
2017.11.14
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.12.01
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/503
2017.08.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.11.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11865540.6
2011.12.01
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2709953
2017.08.16
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| AU | 2011901871 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| The University of Sydney | Parramatta Road Sydney, NSW 2006 / AU |
| YARA International ASA | Drammensveien 131 0277 Oslo / NO |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| HAYNES, Brian Scott | 6 Gladys Avenue Frenchs Forest, New South Wales 2086 / AU , AU |
| JOHNSTON, Anthony Matthew | 3 William Street Double Bay, New South Wales 2028 / AU , AU |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
(54) Titull
PROCESI I INTEGRUAR PËR PRODHIMIN E NITRATIT TË AMONIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proces për prodhimin e nitratit të amonit në të cilin: a) një ushqyes oksidues i gaztë, i përbërë të paktën kryesisht nga amoniak, avull dhe një gaz oksidues që përmban oksigjen, ekspozohet në kushtet kur amoniaku oksidohet për të prodhuar një përzierje reaksioni që përfshin monoksid azoti dhe avull uji, b) përzierja e reaksionit ftohet në një këmbyes nxehtësie ku monoksidi i azotit oksidohet, avulli i ujit kondensohet dhe produktet e oksidimit të monoksidit të azotit reagojnë me dhe absorbohen nga avulli i ujit për të formuar një rrymë acidi nitrik, ku kryesisht i gjithë monoksidi i azotit në përzierjen e reaksionit shndërrohet në acid nitrik, c) rryma e acidit nitrik reagon me një rrymë amoniaku, në etapën e prodhimit të nitratit të amonit, për të formuar nitrat amoni, d) të paktën 80% e avullit brënda ushqyesit oksidues e ka prejardhjen nga etapa e prodhimit të nitratit të amonit, dhe e) të paktën 10% e amoniakut brënda ushqyesit oksidues e ka prejardhjen dhe transportohet prej avullit në etapën e prodhimit të nitratit të amonit. |
| 2 | Një proces sipas pretendimit 1, ku avulli i prejardhur nga etapa e prodhimit të nitratit të amonit përbën rreth 100% të komponentit avull të ushqyesit oksidues të gaztë; dhe ku amoniaku i prejardhur nga etapa e prodhimit të nitratit të amonit përbën të paktën 80% deri 100% të komponentit amoniak të ushqyesit oksidues të gaztë, ku diferenca e ushqimit të nevojshëm të amoniakut vjen nga një burim i tjetër. |
| 3 | Një proces sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku avulli dhe amoniaku të prejardhur nga etapa e prodhimit të nitratit të amonit përbëjnë rreth 100% përkatësisht të komponenteve të avullit dhe të amoniakut të ushqyesit oksidues të gaztë. |
| 4 | Një proces sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku një ushqyes amoniaku jepet gjatë etapës së prodhimit të nitratit të amonit në një sasi afërsisht të barabartë me sasinë e përgjithshme që duhet konsumuar në etapën e prodhimit të nitratit të amonit dhe në etapën e prodhimit të acidit nitrik. |
| 5 | Një proces sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku gazi oksidues përmban një gaz që përmban të paktën 80%, preferueshëm të paktën 95% oksigjen. |
| 6 | Një proces sipas pretendimit 5, ku gazi oksidues në ushqyesin oksidues jepet në një sasi të mjaftueshme për të oksiduar kryesisht të gjithë amoniakun në ushqyesin oksidues dhe kryesisht të gjithë monoksidin e azotit në përzierjen e reaksionit. |
| 7 | Një proces sipas pretendimit 5, ku gazi oksidues në ushqyesin oksidues jepet në një sasi të mjaftueshme për të oksiduar thuajse të gjithë amoniakun në ushqyesin oksidues dhe ca prej monoksidit të azotit në përzierjen e reaksionit dhe ku shtohet gaz oksidues shtesë në përzierjen e reaksionit për të lehtësuar përfundimin e oksidimit kryesisht të monoksidit të azotit në përzierjen e reaksionit. |
| 8 | Një proces sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 6, ku gazi oksidues përmban ajër. |
| 9 | Një proces sipas pretendimit 8, ku gazi oksidues në ushqyesin oksidues jepet në një sasi të mjaftueshme për të oksiduar thuajse të gjithë amoniakun në ushqyesin oksidues dhe ku shtohet gaz oksidues shtesë në përzierjen e reaksionit për të lehtësuar përfundimin e oksidimit kryesisht të monoksidit të azotit në përzierjen e reaksionit, ku gazi oksidues shtesë futet në përzierjen e reaksionit pas oksidimit të amoniakut dhe para këmbyesit të nxehtësisë. |
| 10 | Një proces sipas pretendimit 8 ose pretendimit 9, ku gazi oksidues ngrohet para përzierjes me komponentet e avullit dhe të amoniakut të ushqyesit oksidues, nëpërmjet këmbimit të nxehtësisë me përzierjen e reaksionit. |
| 11 | Një proces sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku tretësira e nitratit të amonit koncentrohet në një avullues brënda etapës së prodhimit të nitratit të amonit. |
| 12 | Një proces sipas pretendimit 11, ku përdoret një ndarës (separator) fazor për marrjen nga avulluesi të një rryme dy-fazore (nitrat amoni - avull), dhe ku avulli ndahet në ndarës nga rryma dy-fazore dhe kthehet në etapën e prodhimit të acidit nitrik, për të formuar komponenten e avullit të ushquesit oksidues, së bashku me amoniakun që jepet në etapën e prodhimit të nitratit të amonit si shtesë e asaj që konsumohet duke u futur në reaksion me acidin nitrik. |
| 13 | Një proces sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 10, ku tretësira e nitratit të amonit koncentrohet në dy avullues (i parë dhe i dytë) të lidhur në seri, ku një ndarës fazor i parë përdoret për të marrë një rrymë dy-fazore (nitrat amoni - avull) nga avulluesi i parë, dhe ku avulli ndahet nga rryma dy-fazore në ndarësin e parë dhe kthehet kthehet në etapën e prodhimit të acidit nitrik, për të formuar komponenten e avullit të ushquesit oksidues, së bashku me amoniakun që jepet në etapën e prodhimit të nitratit të amonit si shtesë e asaj që konsumohet duke u futur në reaksion me acidin nitrik. |
| 14 | Një proces sipas pretendimit 13, ku një ndarës fazor i dytë përdoret për të marrë një rrymë dy-fazore nga avulluesi i dytë, dhe ku avulli ndahet nga rryma dy-fazore në ndarësin e dytë dhe përdoret në gjendje të kondensuar si ujë larës i një pajisjeje demister që ndodhet në njërin nga ose në secilin prej ndarësve fazorë të parë dhe të dytë. |
| 15 | Një proces sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku monoksidi i azotit në një sasi që i afrohet 100% të asaj në përzierjen e reaksionit shndërrohet në acid nitrik në etapën e prodhimit të acidit nitrik. |