REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6789 2017.10.02
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.05.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/489 2017.08.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.10.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10737384.7 2010.05.24
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2576317 2017.06.14
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
3 S Sistemi S.R.L. Corso Europa n. 278 80016 Marano di Napoli (NA) / IT
(72) Shpikës
Emri Adresa
SGUEGLIA, Aldo Rue Fernand D'Huart n.9 1739 Luxembourg / LU , LU
SGUEGLIA, Luciano Corso Europa n. 278 80016 Marano di Napoli (NA) / IT , IT
SGUEGLIA, Luca Via dell'Abbondanza n. 52 is. 13 80145 Napoli (NA) / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
(54) Titull
PAJISJE SIGURIE PËR MBIKËQYRJEN NË RRUGËT HEKURUDHORE TË ZONAVE TË KRYQËZIMIT TË KËMBËSORËVE DHE MJETEVE SIPAS NIVELIT TË KRYQËZIMIT OSE ZONAVE TË RREZIKUT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një pajisje sigurie për monitormin e një pike kryqëzimi (2) të rrjetit hekurudhor që përfshin: - një, preferueshëm një shumësi aparatesh vëzhgues (3), të instaluara përgjatë rrugës që bën treni (1) në pikën e kryqëzimit (2), ku çdo aparat vëzhgues (3) ka një pajisje marrëse imazhi (5) dhe një mjet transmetues (6) për transmetimin e imazhit të përftuar; - një pajisje marrëse (10), që instalohet në tren dhe që konfigurohet për të marrë imazhet (5) e dërguara nga mjeti transmetues (6) dhe për t’i shpërfaqur ato mbi një ekran; - mjetet e aktivimit (11, 12, 13, 14) të konfiguruara për t’i mundësuar pajisjes marrëse (10) të marrë imazhet (5) e dërguara nga një aparat vëzhgues gjatë afrimit të trenit, përgjatë drejtimit të lëvizjes, në një largësi aktivimi të paracaktuar për këtë aparat vëzhgues (3), në mënyrë të tillë që, kur arrihet largësia e aktivimit e paracaktuar, ekrani shpërfaq imazhet, e përftuara nga pajisja marrëse e imazheve e sipërpërmendur (5), që kanë lidhje me pikën e kryqëzimit të sipërpërmendur, dhe; - mjetet e çaktivimit (11, 12, 13, 14) të konfiguruara për të çaktivuar marrjen e imazheve të sipërpërmendura kur tejkalohet largësia minimale e çaktivimit e paracaktuar për aparatin vëzhgues të sipërpërmendur; ku pajisja marrëse përfshin: - një monitor (10) të pajisur me një ekran për të parë imazhet; - një kanal marrës (12) për marrjen e imazheve të dërguara nga aparati vëzhgues (3); - një marrës GPS (11) për marrjen e sinjalit të përditësuar të vendndodhjes nga sateliti (15); që karakterizohet nga ajo se pajisja marrëse përfshin edhe: - një kujtesë (memorje) (13) që mban koordinatat e vendndodhjes së aparatit vëzhgues të sipërpërmendur (3); - dhe një procesor (14), të konfiguruar për të krahasuar koordinatat që merren nga sateliti me ato që mbahen në kujtesë, për të konfiguruar monitorin e marrjes së imazheve të një aparati vëzhgues specifik, kur arrihet prej trenit largësia e aktivimit nga aparati vëzhgues i sipërpërmendur dhe për të konfiguruar monitorin e çaktivimit, kur treni arrin pikën e çaktivimit dhe procesori njeh plotësimin e këtij kushti.
2 Një pajisje sigurie, sipas pretendimit 1, ku, në rast monitorimi të zonave me kryqëzim niveli, jepet një sinjal mbylljeje në mënyrë të tillë që marrja e imazheve dhe transmetimi i tyre parashikohen kur sinjali i mbylljes i sipërpërmendur prodhohet në korrespondencë me mbylljen e trarëve të kryqëzimit të nivelit.
3 Një pajisje sigurie, sipas pretendimit 1 ose 2, ku largësia e aktivimit minimale e sipërpërmendur caktohet në rreth 1.500 metra nga aparati vëzhgues dhe largësia e çaktivimit e sipërpërmendur caktohet në rreth 100 metra nga aparati vëzhgues i sipërpërmendur.
4 Një pajisje sigurie, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku aparati vëzhgues i sipërpërmendur (3) përfshin edhe: - një pajisje ushqimi të energjisë elektrike (8); - një pajisje altoparlant/mikrofon (7).
5 Një pajisje sigurie, sipas pretendimit 4, ku pajisja e ushqimit të energjisë elektrike e sipërpërmendur (8) përfshin një ose më shumë panele fotovoltaike.
6 Një pajisje sigurie, sipas pretendimit 1, ku njësia e kontrollit në largësi mundëson komunikimin me një ose më shumë aparate vëzhguese për të monitoruar pikat e vendosjes së këtyre aparateve vëzhguese.
7 Një pajisje sigurie, sipas pretendimit 6, ku njësia e kontrollit në largësi e sipërpërmendur mundëson video komunikim me aparatin vëzhgues (3) për të mundësuar shikimin në ekranet njësisë së kontrollit të sekuencave filmike (5) të aparatit vëzhgues dhe komunikimin zanor me aparatin vëzhgues të sipërpërmendur nëpërmjet altoparlantë/mikrofonave (7) të rregulluara në aparatin vëzhgues në mënyrë të tillë që operatori, nga qendra operacionale, mund të dëgjojë dhe të komunikojë drejtpërdrejtë në zonën që monitorohet nga aparati vëzhgues.
8 Një pajisje sigurie, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku aparati vëzhgues përfshin një kullë (4) në të cilën vendosen pajisja marrëse e imazhit e sipërpërmendur (5) dhe mjeti transmetues i sipërpërmendur (6).
9 Një pajisje sigurie, sipas pretendimit 1 ose 8, ku pajisja marrëse e imazhit e sipërpërmendur (5) përfshin një ose më shumë kamera filmike (5).
10 Një pajisje sigurie, sipas pretendimit 1, ku kanali marrës (12) përfshin një shumësi kanalesh, ku çdo kanal ka një frekuencë që shoqëron një aparat vëzhgues (3), kështu që procesori mund të përzgjedhë kanalin korrespondues për marrjen e imazheve.
11 Një hekurudhë që përfshin një tren (1) dhe rrugën që përshkohet nga ky tren dhe që karakterizohet nga ajo se ajo përfshin një pajisje sigurie sipas një ose më shumë prej pretendimeve paraprirëse 1 deri 11.
12 Një metodë për monitormin e një ose më shumë pikave të mundshme të kryqëzimit (2) të një linje hekurudhore, që përfshin operacionet e: - marrjes së imazheve (5) që i korrespondojnë një pike kryqëzimi (2) me një pajisje marrëse imazhi (5) mbi aparatin vëzhgues (3) të instaluar përgjatë rrugës që bën treni (1); - transmetimin e imazheve të marra tek një pajisje marrëse (10) të instaluar në tren gjatë kalimit të tij në drejtim të pikës së kryqëzimit të sipërpërmendur (2); - marrjen e imazheve të pajisjes marrëse të sipërpërmendur (10) dhe shpërfaqjen e imazheve të marra në një ekran, ku operacioni i sipërpërmendur i marrjes së imazheve kontrollohet duke i mundësuar pajisjes marrëse (10) të marrë imazhet (5) vetëm kur dërgohen nga një aparat vëzhgues që i korrespondon arritjes prej trenit, përgjatë drejtimit të lëvizjes, të një largësie aktivimi e paracaktuar nga aparati vëzhgues i sipërpërmendur (3), kështu që, kur arrihet largësia aktivimit, ekrani shpërfaq imazhet e marra nga pajisja marrëse e imazheve e sipërpërmendur (5) të lidhura me pikën e kryqëzimit të sipërpërmendur, dhe; - çaktivimit të pajisjes marrëse (10) kur treni tejkalon largësinë minimale të çaktivimit të paracaktuar për aparatin vëzhgues të sipërpërmendur; ku pajisja marrëse (10) përfshin: - një monitor (10) të pajisur me një ekran për të parë imazhet; - një kanal marrës (12) për marrjen e imazheve të dërguara nga aparati vëzhgues (3); - një marrës GPS (11) për marrjen e sinjalit të përditësuar të vendndodhjes nga sateliti (15); - një kujtesë (13) që mban koordinatat e vendndodhjes së aparatit vëzhgues të sipërpërmendur (3); - dhe një procesor (14), të konfiguruar për të krahasuar koordinatat që merren nga sateliti me ato që mbahen në kujtesë, për të konfiguruar monitorin e marrjes së imazheve të një aparati vëzhgues specifik, kur arrihet prej trenit largësia e aktivimit nga aparati vëzhgues i sipërpërmendur dhe për të konfiguruar monitorin e çaktivimit, kur treni arrin pikën e çaktivimit dhe procesori njeh plotësimin e këtij kushti.
13 Një metodë, sipas pretendimit 12, ku operacioni i marrjes së imazheve përfshin shkrepje përmes një ose më shumë kamerave (5) që filmojnë në një cikël të vazhdueshëm ose në korrespondencë me kalimin e trenit.
14 Një metodë, sipas pretendimit 12 ose 13, ku në rast monitorimi të zonave me kryqëzim niveli, marrja e imazheve dhe transmetimi i tyre parashikohet në korrespondencë me kalimin e trenit, me marrjen e sinjalit të mbylljes së trarëve.