REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6844 2017.10.25
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.12.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/454 2017.08.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.11.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14198365.0 2014.12.16
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2885978 2017.05.03
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
FR 1363224
FR 1455440
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
SAVENCIA SA 42, rue Rieussec, 78220 Viroflay
(72) Shpikës
Emri Adresa
Beudon, Didier 97 rue Raymond Patenôtre 78120 RAMBOUILLET / FR , FR
Oustric, Claude 14 avenue des Bruyères 28130 CHARTAINVILLIERS / FR , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2 Tirane , AL
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2 Tirane , AL
(54) Titull
PRODUKT USHQIMOR DJATHI OSE BULMETOR I THATË NË FORMË USHQIMI QË KONSUMOHET MIDIS VAKTEVE (SNACK) DHE METODA PËR PRODHIMIN E TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një metodë për të prodhuar një produkt ushqimor djathi ose bulmetor të thatë, që përfshin hapat vijues: a) Ngrirjen e një djathi të zgjedhur ndërmjet djathrave të presuar të gatuar dhe djathrave të përpunuar ose një përzierje bulmetore që ka një qëndrueshmëri e cila lejon formimin në formë me feta dhe trajtimin e saj, deri në një temperaturë prej -20°C ose më të ulët; djathi i lartpërmendur ose përzierja bulmetore e lartpërmendur që ka një përmbajtje yndyre prej 40 % të peshës ose më pak dhe që përgatitet paraprakisht në feta prej 4 mm trashësi ose më pak; b) Vendosjen e djathit të ngrirë të lartpërmendur ose përzierjes bulmetore të ngrirë të lartpërmendur në një vakuum në një presion prej midis 0.1 dhe 100 mbar; c) Ngrohjen e djathit të ngrirë të lartpërmendur ose përzierjes bulmetore të ngrirë të lartpërmendur në një vakuum: c1) Faza 1: që rrit në mënyrë të shpejtë temperaturën e djathit të lartpërmendur ose përzierjes bulmetore të lartpërmendur deri në një temperaturë në rendin 110-120°C në 12 deri në 120 minuta (në 0.2 deri në 2 orë), në një presion prej midis 0.1 dhe 100 mbar dhe nën një rrjedhë të nxjerrjes së avullit të ujit prej 0.4 deri në 10 kg ujë për kg të produktit dhe për orë; dhe c2) Në mënyrë opsionale, faza 2: pjekjen në një temperaturë prej midis 60 dhe 160°C, në një presion prej midis 0.1 dhe 100 mbar për 5 deri në 60 minuta; d) Ftohjen në një vakuum, në një presion prej midis 0.1 dhe 100 mbar, deri në një temperaturë midis temperaturës së ambientit (15-20°C) dhe 80°C në një normë të uljes së temperaturës prej midis 50 dhe 70°C për orë; e) Mbajtjen nën presion përmes kompensimit të vakuumit me një gaz të thatë d.m.th. që ka një përmbajtje lagështire prej më pak se 3 ppm.
2 Metoda sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që djathi i lartpërmendur ose përzierja bulmetore e lartpërmendur ka një përmbajtje CO2 minimale prej 5 mmole/kg.
3 Metoda sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, karakterizuar në atë që djathi i lartpërmendur është një djath me pak yndyrë, i llojit të presuar të gatuar ose një djath i përpunuar.
4 Metoda sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3, karakterizuar në atë që djathi i përpunuar i lartpërmendur përftohet nga një përzierje prej djathrash të presuar të gatuar, djathrash të presuar të pagatuar, qumësht pluhur, kazeinë pluhur p.sh. kazeinatë pluhur, krem bulmetor, në mënyrë opsionale në praninë e më pak se 3 % kripë emulsifikuese ose përbërësi tjetër që lehtëson emulsifikimin e djathit.
5 Metoda sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që djathi i përpunuar i lartpërmendur përfshin një ose më shumë aromatizues, barishte dhe erëza ose inkluzione deri në një proporcion prej 5 % sipas peshës në lidhje me peshën totale të djathit të përpunuar të lartpërmendur.
6 Metoda sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që ajo implementohet me një përzierje bulmetore të përftuar nga një përzierje prej produktesh bulmetore të zgjedhur ndërmjet gjizë e freskët, djath i freskët, djath i butë, qumësht pluhur, kazeinë pluhur p.sh. kazeinatë pluhur, krem bulemtor, gjalp, në mënyrë opsionale në praninë e më pak se 3 % kripë emulsifikuese ose përbërësi tjetër që lehtëson emulsifikimin e djathit.
7 Metoda sipas çdonjërit prej pretendimeve 1, 2 ose 6, karakterizuar në atë që përzierja bulmetore e lartpërmendur përfshin një ose më shumë aromatizues, barishte dhe erëza ose inkluzione deri në një proporcion prej 5 % sipas peshës në lidhje me peshën totale të përzierjes bulmetore të lartpërmendur.
8 Një produkt ushqimor djath i thatë në gjendje për t’u përftuar me metodën sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 5, karakterizuar në atë që ai është një produkt bulmetor i liofilizuar dhe karakterizuar nga: - aktiviteti i ujit (aw) prej midis 0.1 dhe 0.4; - një madhësi e tillë që gjerësia e tij është midis 0.1 dhe 3 cm dhe gjatësia midis 0.1 dhe 11 cm; - një sipërfaqe e jashtme e pandërprerë pa asnjë porozitet; - një formë tri-dimensionale e fryrë, bosh ose pjesërisht bosh me dy anë konvekse dhe skaje të bashkuara; dhe - një strukturë kërcitëse.
9 Një produkt ushqimor bulmetor i thatë në gjendje për t’u përftuar me metodën sipas çdonjërit prej pretendimeve 1, 2, 6 ose 7, karakterizuar në atë që ai është një produkt bulmetor i liofilizuar dhe karakterizuar nga: - aktiviteti i ujit (aw) prej midis 0.1 dhe 0.4; - një madhësi e tillë që gjerësia e tij është midis 0.1 dhe 3 cm dhe gjatësia midis 0.1 dhe 11 cm; - një sipërfaqe e jashtme e pandërprerë pa asnjë porozitet; - një formë tri-dimensionale e fryrë, bosh ose pjesërisht bosh me dy anë konvekse dhe skaje të bashkuara; dhe - një strukturë kërcitëse.