Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6827
2017.10.13
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.02.07
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/438
2017.07.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.10.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11707465.8
2011.02.07
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2531157
2017.05.03
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
FR | 1050828 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
NEW LIVE INGENIERIE | 2 rue de Soufflenheim 67660 Betschdorf / FR |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
OHRUH, Michel | 11b rue de Wissembourg F-67510 Climbach / FR , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2 Tirane , AL |
Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2 Tirane , AL |
(54) Titull
PAJISJE QË MUNDËSON NJË KARRIGE ME RROTA ELEKTRIKE PËR TË KAPËRCYER PENGESAT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një pajisje që mundëson për të kapërcyer një pengesë për një mjet të motorizuar e përbëre nga: - një shashi (2) e lidhur me tri rrota (3a, 3b, 3c) në secilën anë laterale; - mjete motorike (5) në gjendje për të shkaktuar rrotullimin e rrotave (3a, 3b, 3c); dhe në secilën anë laterale të shashisë (2) është një mekanizëm që përmban dy krahë (7a, 7b) të artikuluar dy nga dy rreth një boshti rrotullues të përbashkët (6), mbi të cilin tri rrotat, një rrotë e përparme (3a), një rrotë e ndërmjetme (3b) dhe një rrotë e pasme (3c), respektivisht, janë të shpërndara, mekanizmi i lartpërmendur që lejon secilën rrotë të rrotullohet në lidhje me boshtin e secilës rrotë ngjitur, ku shashia (2) lidhet me secilin mekanizëm me krahë të artikuluar (7a, 7b) përmes dy boshteve (8, 12) të montuar në mënyrë që të rrotullohen lirshëm, të paktën njëri prej boshteve (12) që është në gjendje për të kompensuar për variacionin në distancë midis dy boshteve {8, 12) kur krahët (7a, 7b) nuk janë të përafruar. |
2 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshëm, ku mjetet motorike (5) lidhen me njërin prej krahëve të artikuluar (7a, 7b) të mekanizmit nëpërmjet një boshti motorik (8). |
3 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshëm,ku boshti motorik i lartpërmendur (8) drejton rrotat (3a, 3b, 3c) në rotacion përmes mjeteve të transmisionit (9a, 9b, 9c) të vendosura midis boshtit motorik (8) dhe boshteve të rrotave . |
4 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshëm, ku rrotat laterale të majta furnizohen me energji nëpërmjet mjeteve motorike të pavarur nga mjetet motorike që furnizojnë me energji rrotat laterale të djathta . |
5 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshem, ku njëri prej boshteve te lartpërmendur ështe një bosht si bosht me gunga (12). |
6 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshëm, ku boshti si bosht me gunga (12) përbëhet nga një gjatësi e parë e boshtit (12b) e lidhur me një krah të artikuluar (7b) dhe një gjatësi e dytë e boshtit (12a) e lidhur me shashinë (2), dy gjatësitë e boshtit (12a, 12b) që artikulohen me njëri-tjetrin nëpërmjet një shufre lidhëse. |
7 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit 1, ku njëri prej boshteve të lartpërmendur është një bosht që rrëshqet në një plan horizontal. |
8 | Pajisja që mundëson për të kapercyer një pengesë sipas njërit prej pretendimeve të mëparshem, ku ajo sigurohet me nje pajisje anti-përkulje të përparme dhe/ose të pasme që përfshin, në secilën anë laterale të mjetit, mjete për bllokimin e rrotullimit të të paktën njërit krah të artikuluar (7a, 7b) gjatë përkuljes përpara ose mbrapa të shashisë (2). |
9 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshem, ku mjetet për bllokimin e rrotullimit të krahëve të artikular të larpërmendur (7a, 7b) gjatë përkuljes përpara ose mbrapa të skeletit (2) përbëhen nga një arpion (16) për bllokimin e rrotullimit të krahëve të pasëm (7b) dhe të përparmë (7a), respektivisht, i cili është i lidhur nëpërmjet mjeteve të një lidhjeje të dyfishtë që transformojnë variacionin në distancë midis skeletit (2) dhe krahëve të artikuluar (7a, 7b) në një lëvizje të arpionit (16) në mënyrë që një nga skajet e tij bashkëpunon me një presë të dhëmbëzuar (17) të mjeteve të bllokimit të lartpërmendura dhe bllokon rrotullimin e lartpërmendur. |
10 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshëm, ku dy lidhjet përbëhen secila nga një lloj lidhjeje nyjëtimi, shufra lidhëse skajore (19, 23) të arpionit (16) të cilat drejtohen nëpërmjet krahut të përparmë (7a) ose të pasëm (7b), respektivisht, dhe shufra lidhëse proksimale (20, 22) të arpionit (16) të cilat varen në dy skajet (38, 39) e një shufre lidhëse (21) që përmban një pernë (24) rreth të cilës rrotullohet arpioni (16), njëri skaj i të cilit artikulohet me shashinë (2), njëra prej shufrave lidhëse (19, 22) të secilës lloj lidhjeje nyjëtimi që artikulohet gjithashtu me shashinë (2). |
11 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku ajo sigurohet me një pajisje që mundëson kapërcimin e pjesës së pasme të mjetit, që përmban në secilën anë laterale të mjetit një rrotë anti-përkulje (27) të vendosur në pjesën e pasme të mjetit, mbërthyer në njërin skaj të një shufre (28) të artikuluar me shashinë (2) dhe me një shufër lidhëse (29) që e lidh atë me mjetet e amortizimit, shufra lidhëse e lartpërmendur (29) që është e lidhur në menyrë rrotulluese me një lloj lidhjeje nyjëtimi në shufrën skajore të mjeteve të amortizimit e cila artikulohet, në njëren anë, me shashinë (2) në pjesën e përparme të boshtit qendror (14b) të krahut të pasëm (7b) dhe, në anën tjetër, me krahun e pasëm të lartpërmendur (7b) në nivelin e boshtit qendror të tij (14b), kjo pajisje që mundëson kapërcimin që shkakton reperkusionin e rrotullimit të krahëve të artikuluar (7a, 7b) në pozicionin e rrotës (27), kjo e fundit që mbahet në një pozicion të ngritur në lidhje me tokën kur rrokulliset në një tokë të sheshtë dhe aplikohet mbi tokën kur kapërcen një pengesë me rrotën e pasme (3c). |
12 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit të mëparshëm, ku mjetet e amortizimit përbëhen nga një shufër lidhëse prej gjatësie të variueshme, si një krikë ose amortizues me një sustë aksiale (30), të montuar në mënyrë rrotulluese mbi shashinë (2), në gjendje për t'u ngjeshur në mënyrë elastike kur aplikohet rrota (27) mbi tokë. |
13 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku të paktën njeri set i rrotave sigurohet me fletë të larta fleksibël në drejtimin e boshtit rrotullues të rrotave. |
14 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas njërit prej pretendimeve të mëparshem, ku të paktën njëri set i rrotave sigurohet me rrota omnidireksionale. |
15 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku rrotat shtesë shtohen midis dy rrotave të ngjitura, të ndërprera në mënyrë laterale në lidhje me rrotat tashmë ekzistuese. |
16 | Pajisja që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku të paktën njëra rrotë montohet mbi një bucelë fleksibël rrotulluese dhe/ose mbi një bucelë me një rrotë të lirë. |
17 | Një mjet i motorizuar i pajisur me një pajisje që mundëson për të kapërcyer një pengesë sipas pretendimit 1, ku ai përfshin një ndenjëse të përdoruesit që rrotullohet dhe që pozicionohet horizontalisht në çdo rrethanë nëpërmjet mjeteve të një sensori niveli. |