Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6774
2017.09.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.11.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/437
2017.07.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.10.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13802877.4
2013.11.25
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2923316
2017.06.21
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 201221164 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Enevo Oy | Linnoitustie 6 02600 Espoo / FI |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| KEKALAINEN, Fredrik | Mariantie 14 A FI-02710 Espoo / FI , FI |
| ENGSTROM, Johan | Lukkarintie 2 H 28 FI-04310 Tuusula / FI , FI |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2 Tirane , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2 Tirane , AL |
(54) Titull
SISTEMI I ZGJUAR PLEHRA MBLEDHËS DHE METODA
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një system mbledhje plehrash (10) duke përfshirë një ose më shumë kontenierë plehrash (20) për marrje plehrash (50), një sistem server (100) për marrjen e një ose më shumë sinjaleve përmes një rrjeti ajror komunikimi (70) nga një ose më shumë rregullatorë sensorë (30, 40) të përfshirë në një ose më shumë kontenierë plehrash (20) për të diktuar një gjendje plehrash të një ose më shumë kontenierëve (20), sistem server (100) i cili shërben për marrjen e një ose më shumë sinjaleve për të përllogaritur një strategji optimale për një ose më shumë automjete plehra mbledhës (150) për të mbledhur në një ose më shumë kontenierë plehrash (20), rregullatorë sensorë (30, 40) të një ose më shumë kontenierëve (20) secili prej tyre përfshin një rregullator sensor për gjendjen e plehrave për të përcaktuar një volum plehrash në një kontenier korrespondues plehrash (20) dhe një sensor përcaktues pozicioni në hapësirë për të përcaktuar vëndin në hapësirë të kontenierit korrespondues të plehrave (20), që karakterizohet në atë që rregulltari sensor (30, 40) përfshin një sensor të dhënash të iniciuara nga përdoruesi për të mundësuar një përdorues të sinjalizojë sistemin server (100) që mbledhja e plehrave të kontenierit (20) e shoqëruar me rregullatorin sensor (30, 40) që kërkon t’i hiqen plehrat (50) që ndodhen aty, një ose më shumë automjete plehra mbledhës (150) pajisen me rregulltor sensor automjeti për të diktuar vendet në hapësirë të një ose më shumë automjeteve (150) dhe gjendjen e kapacitetit të tyre për plehra thelbësisht në kohë-reale për të modifikuar në mënyrë dinamike strategjinë optimale thelbësisht në kohë-reale gjatë mbledhjes së plehrave (50) nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20); dhe strategjia optimale influencohet të paktën nga një shkallë e aksesit të një automjeti të dhënë tek një kontenier plehrash i dhënë. |
| 2 | Një system plehra mbledhës (10) siç pretendohet në pretendimin 1, që karakterizohet në atë që sistemi server (100) shërben të angazhojë simulimin Monte Carlo për të kërkuar një hapësirë kërkuese shumë-dimensionale të caktuar nga parametrat (A) që influencojnë një ose më shumë kontenierë plehrash (20) për të përcaktuar strategjinë optimale. |
| 3 | Një system plehra mbledhës (10) siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 dhe 2, që karakterizohet në atë që një ose më shumë rregullatorët sensorë (30, 40) të një ose më shumë kontenierëve (20) rregullohen për të përcaktuar nëse plehra (50) është ose jo në fazën e fermentimit që mund të përbëjë rrezik shëndetsor, dhe për të përcaktuar dhe për të dërguar informacionin korrespondues tek një sistem server (100) që kontrollon sistemin plehra mbledhës (10), dhe një ose më shumë rregullatorë sensorë përfshin një kombinim të një sensori temperature dhe një sensor metani për të matur nivelin e fermentimit dhe/ose biodegradimin e plehrave (50). |
| 4 | Një system plehra mbledhës (10) siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që sistemi server (100) përfshin një përdorues portal për të mundësuar një ofertë konkurruese nga një ose më shumë operatorë të një ose më shumë automjeteve (150) për të mbledhur plehrat (50) nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20). |
| 5 | Një system plehra mbledhës (10) siç pretendohet në pretendimin 4, që karakterizohet në atë që sistemi server (100) rregullohet: të gjenerojë një ose më shumë sinjale për të përllogaritur një shumicë ofertash pune për marrjen e një ose më shumë ofertave nga një ose më shumë operatorë të një ose më shumë automjeteve (150) për të mbledhur plehrat (50) nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20); të marrë një ose më shumë sinjale nga një ose më shumë operatorë të një ose më shumë automjeteve (150) për të diktuar një ose më shumë gjendje automjetesh të një ose më shmë automjeteve (150); të seleksionojë ofertën më të ulët nga shumica e ofertave të dhëna nga një ose më shumë operatorë të një ose më shumë automjeteve (150) për të mbledhur plehrat (50) nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20); të njoftojë një ose më shumë operatorë të një ose më shumë automjeteve (150) nga seleksionimi i ofertës më të ulët; dhe të ndjekë oertën e punës deri në mbledhjen e plehrave (50) nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20). |
| 6 | Një system plehra mbledhës (10) siç pretendohet në pretendimin 5, që karakterizohet në atë që një ose më shumë sinjale përdoren për të përllogaritur një shumicë ofertash pune, ku shumica e ofertave të punës bazohet në sinjalet e dhëna nga rregullatorët sensorë për gjendjen e plehrave (30, 40) dhe në sensorin përcaktues pozicioni në hapësirë të kontenierit dhe në tipin dhe gjendjen e automjetit. |
| 7 | Një system plehra mbledhës (10) siç pretendohet në pretendimin 5 ose 6, që karakterizohet në atë që sistemi (100) rregullohet për të marë gjendjen e automjetit të një ose më shumë automjeteve (150), ku gjendja e automjeteve para-futet nga një ose më shumë operatorë të një ose më shumë automjeteve (150). |
| 8 | Një metodë që operon një sistem plehra mbledhës (10) që përfshin një ose më shumë kontenierë plehrash (20) për marrje plehrash (50), një system server (100) për marrjen e një ose më shumë sinjaleve mes një rrjeti komunikimi ajror (70) nga rregullatorët sensorë (30, 40) të përfshirë në një ose më shumë kontenierë plehrash (20) për të diktuar gjendjen e plehrave të një ose më shumë kontenierëve (20), metodë e cila përfshin: - operimin e sistemit server (100) për të marë një ose më shumë sinjale nga rregullatorët sensorë (30, 40); dhe - përllogaritjen nga një ose më shumë sinjale të një strategjie optimale për një ose më shumë automjeteve plehra mbledhës (150) për të mbledhur plehra nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20) - inkorporimin në secilin rregullatorë sensori (30, 40) të një ose më shumë kontenierëve (20) një rregullator për gjendje plehrash për të përcaktuar një volum të plehrave në kontenierin korrespondues të plehrave (20), dhe një sensor përcaktues pozicioni në hapësirë për të përcaktuar vendin në hapësirë të kontenierit korrespondues të plehrave (20), që karakterizohet në atë që metoda më tej përfshin - rregullimin e rregullatorit sensor (30, 40) për të përfshirë një sensor të dhënash të iniciuara nga përdoruesi për të mundësuar një përdorues të sinjalizojë tek sistemi server (100) që mbledhja e plehrave të kontenierit (20) të shoqëruar me rregullatorin sensor (30, 40) që kërkon të mbledhë plehrat (50) të mbledhura atje, - sigurimin e një ose më shumë të automjeteve plehra mbledhës (150) me rregullatorin sensor për të diktuar vendet na hapësirë të një ose më shumë automjeteve (150) dhe gjendjen e kapacitetit mbledhës thelbësisht në kohë-reale për të modifikuar në mënyrë dinamike strategjinë optimale thelbësisht në kohë-reale gjatë mbledhjes së plehrave (50) nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20), ku strategjia optimale influencohet nga të paktën një shkallë aksesi e një automjeti të dhënë tek një kontenier plehrash i dhënë. |
| 9 | Një metodë siç pretendohet në pretendimin 8, që karakterizohet në atë që metoda përfshin: (c) operimin e sistemit server (100) për të angazhuar simulimin Monte Carlo për të kërkuar një hapësirë kërkimi shumë-dimensionale të caktuar nga parametrat (A) që influencon një ose më shumë kontenierë plehrash (20) për të përcaktuar strategjinë optimale. |
| 10 | Një metodë siç pretendohet në pretendimin 8 ose 9, që karakterizohet në atë që metoda përfshin: (d) operimin e një ose më shumë rregullatorëve sensorë (30, 40) të një ose më shumë kontenierëve (20) për të përcaktuar nëse plehra (50) është ose jo në një gjendje fermentimi ose biodegradimi që mund të përbëjë rrezik shëndeti; (e) përcaktimin dhe dërgimin e informacionit korrespondues tek sistemi server (100) që kontrollon sistemin e plehra mbledhjes (10); dhe (f) rregullimin e një ose më shumë rregullimeve sensorë për të përfshirë një kombinim të një sensori temperature dhe të një sensori metani për të matur shkallën e fermentimit dhe/ose të biodegradimit të plehrave (50). |
| 11 | Një metodë siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 8 deri 10, që karakterizohet në atë që metoda përfshin dhënien përmes sistemit server (100) të një portali përdoruesi për të mundësuar ofertë konkuruese nga operatorët e një ose më shumë automjeteve (150) për të mbledhur plehra (50) nga një ose më shumë kontenierë plehrash (20). |
| 12 | Një produkt softueri i regjistruar në mjetin makinë-lexuese jo të përkohshëm depozitues të dhënash, që karakterizohet në atë që produkti softuer ekzekutohet me harduerë kompjuterikë (100, 110) për zbatimin e një metode siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 8 deri 11. |