Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6701
2017.08.23
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.01.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/424
2017.07.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.09.26
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13703129.0
2013.01.03
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2870074
2017.04.19
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Bauer, Alois | Gionstr. 1g, 94036 Passau / DE |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Bauer, Alois | Gionstr. 1g 94036 Passau / DE , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL |
(54) Titull
MBAJTËS PËR LËNGJE I BËRË PREJ MATERIALIT TË GURIT NATYROR, METODA PËR PRODHIMIN E TIJ DHE PËRDORIMI I TIJ NË NJË METODË PËR PRODHIMIN OSE DEPOZITIMIN E NJË LËNGU TË PIJSHËM ALKOOLIK
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Mbajtës për lëngje (10) për prodhimin dhe/ose depozitimin e lëngjeve të parashikuara për konsumimin e pijes, veçanërisht lëngjeve alkoolike, ku mbajtësi i lëngjeve (10) përfshin një mbajtës të hapur në një anë, veçanërisht në anën e sipërme (12) me një mur të mbajtësit (14) me një sipërfaqe të murit të brendshëm (16), ku sipërfaqja e murit të brendshëm (16) është formuar të paktën pjesërisht, në mënyrë të veçantë në pjesën më të rëndësishme plotësisht, si sipërfaqe prej një guri natyror masiv (18), karakterizohet në këtë mënyrë që një pjesë e formuar nga gur natyror e sipërfaqes së murit të brendshme (16) prodhohet fillimisht me anë të çarjes ose shpimit ose sharrimit të gurit natyror ose guri natyror është trajtuar me një pastrim me rrymë rëre dhe si pasojë e kësaj ka shfaqur një ashpërsi fillestare dhe pas kësaj i është nënshtruar një trajtimi të sipërfaqes, i cili ka ndikuar që ashpërsia e sipërfaqes së trajtuar të murit të brendshëm (16) është e zmadhuar duke iu referuar ashpërsisë fillestare të krijuar me anë të çarjes ose sharrimit ose shpimit ose trajtimit me pastrim me rrymë rëre. |
| 2 | Mbajtës për lëngje sipas pretendimit 1, i dalluar në këtë mënyrë, që sipërfaqja e murit të brendshëm (16) për shkak të kryerjes së një hapi të trajtimit të sipërfaqes përfshin një sipërfaqe të dhëmbëzuar, të gërvishtur, të mprehur dhe/ose të flakëruar dhe/ose guri natyror (18) është granit ose bazalt dhe në mënyrë të veçantë të mos jetë gur natyror plot gëlqere si p.sh. mermer. |
| 3 | Mbajtës për lëngje sipas pretendimit 1 ose 2, i karakterizuar nga një kapak (36) për mbulimin e anës së hapur të mbajtësit (12), ku kapaku (36) ka një sipërfaqe të kapakut që është parashikuar si pjesë e kapakut të sipërfaqes së murit të brendshëm (38) e cila është formuar në thelb plotësisht si sipërfaqe e një guri natyror masiv (18) dhe/ose është karakterizuar në këtë mënyrë, ku kapaku (36) në thelb është prodhuar plotësisht, në mënyrë të veçantë si një monobllok , prej një guri natyror masiv (18), dhe/ose ku kapaku (36) përfshin një shtresë mbajtëse të kapakut (40) dhe një shtresë mbuluese të kapakut (42) që është e renditur në anën e brendshme të shtresës mbajtëse të kapakut (40), ku shtresa mbuluese e kapakut (30) në thelb është prodhuar plotësisht, në mënyrë të veçantë si një monobllok , prej një guri natyror masiv (18). |
| 4 | Mbajtës i lëngjeve sipas një prej pretendimeve 1 deri 3, i karakterizuar në këtë mënyrë, që muri i mbajtësit (14) i mbajtësit (12) është prodhuar në thelb plotësisht, veçanërisht si një monobllok (20), prej një guri natyror masiv (18) ose që muri i mbajtësit (14) të mbajtësit (12) përfshin një segment të fundit (22) dhe një segment të mbështjelljes (26), ku segmenti i mbështjelljes (26) në thelb e ka formën e një cilindri dhe është prodhuar në thelb plotësisht, veçanërisht si një monobllok, prej guri natyror masiv (18), ose segmenti i mbështjelljes (26) në njërin drejtim të perimetrit dhe/ose në një drejtim, p.sh. aksial, që tregon ndaj një ane të hapur të mbajtësit (12) është i ndarë në të paktën dy segmente të mbështjelljes që kufizohen me njëra-tjetrën (34), dhe/ose ku segmenti i fundit (22) në thelb e ka formën e një pllake dhe është prodhuar në thelb plotësisht, veçanërisht si një monobllok, prej guri natyror masiv (18). |
| 5 | Mbajtës i lëngjeve sipas një prej pretendimeve 1 deri 3, i karakterizuar në këtë mënyrë, që muri i mbajtësit (14) përfshin një shtresë mbajtëse (28) dhe një shtresë mbuluese (30) të renditur në një anë të brendshme të shtresës mbajtëse (28), ku shtresa mbuluese (30) është formuar të paktën pjesërisht, në mënyrë të veçantë në pjesën më të rëndësishme plotësisht p.sh. si një monobllok me një sipërfaqe të brendshme si një sipërfaqe prej një guri natyror masiv (18), ose ku shtresa mbuluese (30) në njërin prej drejtimeve të perimetrit dhe/ose në njërin prej drejtimeve, p.sh. aksiale, që tregon ndaj anës së hapur të mbajtësit (12) është e ndarë në të paktën dy segmente të shtresës mbuluese që kufizohen me njëra-tjetrën (32), dhe/ose ku shtresa mbajtëse (28) është formuar prej betoni (66) ose prej një guri artificial të derdhshëm dhe/ose të formueshëm dhe të ngurtësueshëm. |
| 6 | Metodë për prodhimin e një mbajtësi për lëngje (10) për prodhimin dhe/ose depozitimin e lëngjeve të parashikuara për konsumimin e pijes, veçanërisht lëngjeve alkoolike, ku një sipërfaqe e murit të brendshëm (16) të mbajtësit për lëngje (10) të paktën pjesërisht, veçanërisht në thelb plotësisht është e formuar si sipërfaqe e një guri natyror masiv (18), ku metoda i përfshin hapat si vijojnë: (a) vënia në dispozicion e një blloku prej një guri natyror masiv dhe (b) me anë të një puntoje të parë të zgavruar për shpime me bërthamë me një diametër të parë të jashtëm prej (2*r1a), shpim me nxjerrje në bllok të një sipërfaqeje të murit të brendshëm (16-1) me një diametër të parë të brendshëm, i cili nominalisht i përgjigjet diametrit të parë të jashtëm të puntos së zgavruar për shpime me bërthamë, ku sipërfaqja e parë e murit të brendshëm (16-1) është parashikuar si sipërfaqe e murit të brendshëm (16) të një segmenti të parë të mbështjelljes (26-1) të një mbajtësi të parë për lëngje, karakterizuar nga (c) kryerja e një përpunimi të sipërfaqes në sipërfaqen e gurit natyror (18), e cila është parashikuar si sipërfaqe e murit të brendshëm (16), ku përmes përpunimit të sipërfaqes zmadhohet ashpërsia dhe/ose sipërfaqja specifike e sipërfaqes së murit të brendshëm. |
| 7 | Metodë sipas pretendimit 6, përveç kësaj e karakterizuar nga hapi i mëposhtëm: (d) Vënia në dispozicion e një segmenti të fundit (22) prej guri natyror masiv (18) me një sipërfaqe thelbësisht të rrafshët, e cila direkt ose eventualisht pas një hapi të përpunimit të sipërfaqes është e parashikuar si segment i fundit të sipërfaqes së murit të brendshëm të mbajtësit të parë për lëngje, dhe ku në mënyrë të veçantë gjatë hapit (b) prodhohet një bërthamë e shpimit, thelbësisht në formë cilindri, prej guri natyror masiv me një diametër të parë të jashtëm, ku diametri i parë i jashtëm i përgjigjet nominalisht një diametri të brendshëm (2*r2j) të puntos së parë të zgavruar për shpime me bërthamë, dhe ku kjo metodë përfshin hapat që vijojnë: (e) në bërthamën e shpimit, të përfshirë në hapin (b), thelbësisht në formë cilindri, prej guri natyror masiv, përmes një puntoje të dytë të zgavruar për shpime me bërthamë me një diametër (2*r2a), i cili me një vlerë të paracaktuar është më i vogël sesa diametri i parë i jashtëm (2*r1a), dhe koaksial ndaj shpimit të kryer në hapin b), shpim me nxjerrje i një sipërfaqeje të murit të brendshëm, thelbësisht në formë cilindri, (16-2) me një diametër të dytë të murit të brendshëm, kështu që krijohet një mbështjellje në formë cilindri prej guri natyror masiv (18) që mund të përdoret si segment i mbështjelljes (26-2) i mbajtësit të dytë për lëngje, sipërfaqja e tij e dytë (16-2) pas kryerjes se një hapi të përpunimit të sipërfaqes parashikohet si sipërfaqja e murit të brendshëm e segmentit të mbështjelljes (26-2) së mbajtësit të dytë për lëngje. |
| 8 | Metodë për prodhimin e një mbajtësi për lëngje (10) për prodhimin dhe/ose depozitimin e lëngjeve të parashikuara për konsumimin e pijes, veçanërisht lëngjeve alkoolike, ku një sipërfaqe e murit të brendshëm të mbajtësit për lëngje është formuar të paktën pjesërisht, në mënyrë të veçantë në thelb plotësisht, si sipërfaqe prej një guri natyror masiv, ku metoda i përfshin hapat si vijojnë: (A) Vënia në dispozicion e një blloku prej guri natyror masiv, i cili të paktën në një pjesë është i formuar në thelb në formë pllake, dhe ka të paktën dy sipërfaqe të pllakave, në thelb të renditura paralelisht ndaj njëra-tjetrës (54), (B) nga pjesa në formë pllake, ndarja e të paktën dy segmenteve tërthore (56), të cilat kanë nga dy sipërfaqe të anës tërthore (58) , ku sipërfaqja e anës së majtë në lidhje me njërën prej sipërfaqeve të pllakave formon ose një kënd të drejtë (60’), ose, për të mundësuar që të paktën këto dy segmente tërthore (56) të mund të renditen në lidhje gjuhëze, të formojnë një kënd të ngushtë (60) dhe në lidhje me njërën prej sipërfaqeve të pllakave (54) të jenë të anuara ndaj njëra-tjetrës, dhe (C) renditja e tre ose më shumë segmenteve tërthore (56), të cilat janë marrë nga hapat (A) dhe (B), në një trup të zgavruar, kështu që sipërfaqet e pllakave (54), të renditura në anën e brendshme të trupit të zgavruar të jenë parashikuar si sipërfaqe e murit të brendshëm (16) të një segmenti të mbështjelljes (26) së mbajtësit për lëngje, karakterizuar nga (D) kryerja e një përpunimi të sipërfaqes në sipërfaqen e gurit natyror (18), e cila është parashikuar si sipërfaqe e murit të brendshëm (16), ku përmes përpunimit të sipërfaqes zmadhohet ashpërsia dhe/ose sipërfaqja specifike e sipërfaqes së murit të brendshëm. |
| 9 | Metodë sipas pretendimit 8, përveç kësaj e karakterizuar nga hapi i mëposhtëm: (E) Riderdhja ose rispërkatja e trupit të zgravuar, të marrë nga hapi (C), me beton (66) ose me një gur artificial të derdhshëm dhe/ose të formueshëm dhe të ngurtësueshëm, dhe lënia e ngurtësimit të betonit (66) ose të gurit artificial në këtë mënyrë që një sipërfaqe e jashtme e mbështjelljes (62) së trupit të zgravuar në hapin (C) është e mbuluar në thelb plotësisht me beton të ngurtësuar (66) ose me gur artificial për të prodhuar një segment të mbështjelljes, dhe në mënyrë rë veçantë e karakterizuar nga hapat si vijojnë: (F) vënia në dispozicion e një segmenti të fundit të formuar si pllakë e fundit (22), nga i cili të paktën një anë e parashikuar si sipërfaqe e murit të brendshëm është e formuar në thelb plotësisht si sipërfaqe e një guri natyror masiv (18), dhe (G) lidhja e hermetizuar ndaj lëngjeve të segmentit të fundit (22) me një zonë përfundimtare të trupit të zgavruar, të marrë në hapin (C) ose në hapin (E), kështu që të krijohet një mbajtës i hapur në zonën tjetër përfundimtare të trupit të zgavruar (12). |
| 10 | Metodë për prodhimin e një mbajtësi (12) ose një segmenti të mbështjelljes (26) për një mbajtës (12) të një mbajtësi për lëngje (10) për prodhimin dhe/ose depozitimin e lëngjeve të parashikuara për konsumimin e pijes, veçanërisht të lëngjeve alkoolike, ku një sipërfaqe e murit të brendshëm të segmentit të mbështjelljes (26) ose të mbajtësit (12) është formuar të paktën pjesërisht, në mënyrë të veçantë në thelb plotësisht, si sipërfaqe prej një guri natyror masiv, ku metoda i përfshin hapat si vijojnë: (1) vënia në dispozicion e një blloku me një sipërfaqe të brendshme të mbështjelljes, në thelb në formë cilindri, ose me një sipërfaqe të brendshme të fundit dhe një sipërfaqe të murit të brendshëm të mbështjelljes, në thelb në formë cilindri, si shtresë mbajtëse (28) për segmentin e mbështjelljes (26) ose për mbajtësin (12) respektivisht, dhe (2) veshja në thelb në të gjithë sipërfaqen e sipërfaqes së murit të brendshëm të mbështjelljes ose të sipërfaqes së brendshme të fundit dhe sipërfaqes së murit të brendshëm të mbështjelljes me segmente të shtresës mbuluese në formë pllakash (32), si p.sh. pllaka majolike, të cilat janë prodhuar prej guri natyror masiv për prodhimin e segmentit të mbështjelljes (26) ose të mbajtësit (12), karakterizuar nga (3) kryerja e një përpunimi të sipërfaqes në sipërfaqen e gurit natyror (18), e cila është parashikuar si sipërfaqe e murit të brendshëm (16), ku përmes përpunimit të sipërfaqes zmadhohet ashpërsia dhe/ose sipërfaqja specifike e sipërfaqes së murit të brendshëm. |
| 11 | Metodë sipas pretendimit 10, ku blloku është prodhuar prej betoni ose prej një guri të ngurtësuar artificial, dhe/ose ku metoda është e orientuar në prodhimin e një segmenti të mbështjelljes (26) për një mbajtës (12) dhe ku në hapin (1) blloku të vihet në dispozicion në thelb në formë tube. |
| 12 | Metodë sipas njërit prej pretendimeve 6 deri 11, ku përpunimi i sipërfaqes përfshin një dhëmbëzim, një gërvishtje, një mbrehje dhe/ose një flakërim. |
| 13 | Përdorimi i një mbajtësi për lëngje (10) sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 5 për prodhimin ose depozitimin e një lëngu të parashikuar për konsumimin e pijes, veçanërisht të një lëngu alkoolik si p.sh. verë, verë frute ose pije të tjera që mund të prodhohen nga lëngu i rrushit ose nga fruta, raki, uiski, birrë ose një pije e përzier. |
| 14 | Metodë për prodhimin dhe/ose depozitimin e një lëngu të parashikuar për konsumimin e pijes ose të një paraprodukti për një lëng të tillë me këto hapa: (i) vënia në dispozicion e një mbajtësi për lëngje (10) sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 5, (ii) ftohja e të paktën e një pjese të mbajtësit për lëngje (10) duke përfshirë segmentin e mbështjelljes (26) dhe segmentin e fundit (22) dhe me parapëlqim të kapakut (36), lidhur me temperaturën e atmosferës së ajrit përreth, me parapëlqim në shkallën e temperaturës nga 6°C deri 12°C, akoma më e preferuar në shkallën e temperaturës nga 8°C deri 10°C, (iii) mbushja e lëngut në mbajtësin e lëngjeve (10) të ftohur sipas hapit (ii), dhe (iv) inicimi i një hapit të një shndërrimi kimik dhe/ose biokimik të lëngut të mbushur, si p.sh. një fermentim ose tharmëtim, për prodhimin e lëngut ose paraproduktit, ku gjatë shndërrimit nuk kryhet më asnjë masë respektivisht proces për ftohjen e mbajtësit për lëngje (10) dhe/ose të lëngut që është brenda mbajtësit për lëngjet (10). |
| 15 | Metodë sipas pretendimit 14, përveç kësaj e karakterizuar nga hapi i mëposhtëm: (v) në mbajtësin për lëngje (10), me një paraprodukt të marrë në hapin (iv), inicimi, kryerja dhe/ose pritja e hapave të tjera të përpunimit si p.sh. një proces pjekjeje, për prodhimin e lëngut të parashikuar për konsumin e pijes. |