REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6749 2017.09.25
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.04.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/421 2017.07.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.10.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13720708.0 2013.04.24
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2841445 2017.06.14
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201361775288
US 201361780444
US 201261687669
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Reata Pharmaceuticals Holdings, LLC 5320 Legacy Drive Plano, Texas 75024 United States of America
(72) Shpikës
Emri Adresa
DECKER, Andrea Spalenring 11 4055 Basel / CH , CH
ANDERSON, Eric 602 Nicholas Ct. Southlake, TX 76092 / US , US
LIU, Xiaofeng 320 Meadowood Ln. Coppell, TX 75019 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL
(54) Titull
DERIVATE 2.2-DIFLUOROPROPIONAMIDE TË METIL BARDOKSOLONE, FORMAT POLIMORFIKE DHE METODAT E PËRDORIMIT TË TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një përbërje e formulës: ose një kripë farmaceutikisht e pranueshme e saj.
2 Përbërja sipas pretendimit 1, e cila është një përbërje e formulës:
3 3. Një formë polimorfike e përbërjes në përputhje me pretendimet 1 ose 2, ku forma polimorfike ka një model difraksioni të pluhurit X-ray (CuKα) që përfshin një kulm halo në rreth 14 °2θ; ose ku forma polimorfike është një tretës që ka një model difraksioni të pluhurit X-ray (CuKα) që përfshin kulme në rreth 5.6, 7.0, 10.6, 12.7, dhe 14.6 °2θ; ose ku forma polimorfike është një tretës që ka një model difraksioni të pluhurit X-ray (CuKα) që përfshin kulme në rreth 7.0, 7.8, 8.6, 11.9, 13.9 (kulm të dyfishtë), 14.2, dhe 16.0 °2θ; ose ku forma polimorfike është një gjysëmtretës acetonitril që ka një model difraksioni të pluhurit X-ray (CuKα) që përfshin kulme në rreth 7.5, 11.4, 15.6, dhe 16.6 °2θ; ose ku forma polimorfike është një tretës që ka një model difraksioni të pluhurit X-ray (CuKα) që përfshin kulme në rreth 6.8, 9.3, 9.5, 10.5, 13.6, dhe 15.6 °2θ.
4 Përbërja sipas pretendimit 1 ose 2 ose forma polimorfike sipas pretendimit 3 për përdorim në një medikament.
5 Një kompozim farmaceutik që përfshin: një përbërës aktiv i përbërë prej një përbërje sipas pretendimit 1 ose 2 ose një formë polimorfike sipas pretendimit 3, dhe një mbartës farmaceutikisht i pranueshëm.
6 Kompozimi farmaceutik sipas pretendimit 5, ku kompozimi farmaceutik është formuluar për administrim: oral, nëndipozal, nënarterial, nënartikular, nënkranial, nëndermal, nënlezional, nënmuskular, nënnazal, nënokular, nënperikardial, nënperitoneal, nënpleural, nënprostatikal, nënrektal, nënthekal, nëntrakeal, nëntumoral, nënumbilikal, nënvaginal, nënvenoz, nënvesikular, nënvitreal, lipozomal, lokal, mukozal, parenteral, rektal, subkonjuktiv, nënlëkurë, nëngjuhë, topikal, transbukal, transdermal, vaginal, në crèmes, në kompozime lipide, nëpërmjet një kateteri, nëpërmjet një larje, nëpërmjet infuzionit të vazhdueshëm, nëpërmjet infuzionit, nëpërmjet inhalacionit, nëpërmjet injektimit, nëpërmjet shpërndarjes lokale ose nëpërmjet perfuzionit të lokalizuar.
7 Kompozimi farmaceutik sipas pretendimit 6, ku kompozimi farmaceutik është formuluar si kapsulë e fortë ose e butë, një tabletë, një shurup, një pezullues, një emulsion, një tretësirë, një shpërdarës i ngurtë, kapsulë (mbështjellje e tretshme), ose një eliksir.
8 Kompozimi farmaceutik sipas pretendimit 5 ose 6, ku kompozimi farmaceutik është formuluar për administrim topikal në një formë të zgjedhur nga një locion, një krem, një xhel, një vaj, një pomadë, një balsam, një emulsion, një tretësirë, dhe një pezullues.
9 Kompozimi farmaceutik i çdonjërit prej pretendimeve 5 deri në 8, ku sasia e përbërësit aktiv është nga 0.01% deri në 5% sipas peshës.
10 Përbërja sipas pretendimit 1 ose 2 ose forma polimorfike sipas pretendimit 3 ose kompozimi farmaceutik sipas çdonjërit prej pretendimeve 5 deri në 9 për përdorim në trajtimin ose parandalimin e një gjëndjeje të shoqëruar me inflamacion ose stres oksidativ.
11 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 10, ku gjendja është një sëmundje e lëkurës ose çrregullim, sepsis, dermatit, osteoartrit, kancer, inflamacion, një sëmundje autoimune, sëmundje e zorrëve inflamatore, një ndërlikim nga ekspozimi i lokalizuar ose total i trupit ndaj rrezatimit jonizues, mukozit, dështim akut ose kronik i organeve, sëmundja e mëlçisë, pankreatit, çrregullim i syrit, sëmundje e mushkërive ose diabet.
12 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është një sëmundje e lëkurës ose çrregullim i zgjedhur nga dermatiti, një djegie termike ose kimike, një plagë kronike, akne, alopeci, çrregullime të tjera të gjëndrës së flokëve, epidermoliza buloza, djegia e diellit, komplikime të djegieve nga dielli, një çrregullim i pigmentimit të lëkurës, një gjendje e lëkurës e lidhur me plakjen, një plagë post-kirurgjikale, një shenjë nga dëmtimi ose djegia e lëkurës, psoriazë, një manifestim dermatologjik i një sëmundjeje autoimune ose një sëmundje transplantimi kundrejt bartësit, kanceri i lëkurës, dhe një çrregullim që përmban hiperproliferimin e qelizave të lëkurës.
13 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është dermatit, i cili është dermatit alergjik, dermatit atopik, dermatit për shkak të ekspozimit kimik, ose dermatit i induktuar nga rrezatimi.
14 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është një sëmundje autoimune e zgjedhur nga artriti reumatoid, lupus, sëmundja Crohn dhe psoriazë.
15 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është një sëmundje e mëlçisë e zgjedhur nga sëmundja e mëlçisë yndyrore dhe hepatitit.
16 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është një sëmundje e syrit e zgjedhur nga uveiti, degjenerimi makular, glaukoma, edema makulare diabetike, blefariti, retinopati diabetike, një sëmundje ose çrregullim i endotelit korneal, inflamacion post-kirurgjik, syri i thatë, konjuktivite alergjike, dhe një formë e konjuktiviteve.
17 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është një sëmundje e mushkërive e zgjedhur nga inflamacioni pulmonar, fibroza pulmonare, COPD, astma, fibrozë cistike, dhe fibrozë pulmonare idiopatike.
18 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është mukozit që rezulton nga terapia e rrezatimit ose kimioterapia.
19 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është kancer i zgjedhur nga një karcinomë, sarkomë, limfomë, leucemi, melanomë, mesoteliomë, mielomë e shumëfishtë, dhe seminomë.
20 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 19, ku gjendja është melanomë.
21 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 11, ku gjendja është kancer dhe kanceri është i fshikëzës, gjakut, kockës, trurit, gjoksit, sistemit nervor qëndror, qafës së mitrës, zorrës së trashë, endometrit, ezofagut, fshikëzës së tëmthit, gjenitalit, shtesës gjeniturinare, kokës, veshkës, laringut, mëlçisë, mushkërisë, indeve të muskujve, qafës, mukozës së gojës ose të hundës, vezoreve, pankreasit, prostatës, lëkurës, shpretkës, zorrës së vogël, zorrës së madhe, stomakut, testikujve ose tiroidit.
22 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 21, ku gjendja është kancer i mushkërisë.
23 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve 10 deri në 22, ku përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik administrohet së bashku para dhe pasi subjekti është trajtuar me terapi rrezatimi ose kimioterapi.
24 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 23, ku trajtimi zvogëlon një efekt anësor të terapisë së rrezatimit ose kimioterapisë.
25 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 24, ku efekti anësor është mukozit dhe dermatit.
26 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve 19 deri në 22, ku përbërja, forma polimorfike ose kompozimi farmaceutik administrohet në kombinim me një imunoterapi.
27 Përbërja, forma polimorfike, ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 26, ku imunoterapia është një antitrup i targetuar nga kanceri.
28 Përbërja sipas pretendimit 1 ose 2 ose forma polimorfike sipas pretendimit 3 ose kompozimi farmaceutik sipas çdonjërit prej pretendimeve 5 deri në 9 për përdorim në trajtimin ose parandalimin e një sëmundje neurodegjenerative.