Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6905
2017.12.06
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.03.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/417
2017.07.13
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.12.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14727904.6
2014.03.25
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2978554
2017.05.03
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
IT | 20130447 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
FONDITAL S.p.A. | Via Cerreto 40 Vobarno (BS) / IT |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
NIBOLI, Orlando | c/o FONDITAL S.p.A. Via Cerreto 40 I-25079 Vobarno / IT , IT |
SASSI, Fabio | Via Villaggio Nuovo 10 I-25079 Carpeneda di Vobarno / IT , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vladimir NIKA | Bul. Gj. Fishta Pall. 1 Jeshil, prane Shallvareve, Kati 6, Ap.16, Tirane , AL |
Vladimir NIKA | Bul. Gj. Fishta Pall. 1 Jeshil, prane Shallvareve, Kati 6, Ap.16, Tirane , AL |
(54) Titull
METODE PER MBYLLJEN E NJE PJESE FUNDORE TE NJE ELEMENTI RADIATORI NGROHES DHE ELEMENTI RADIATORI PREJ ALUMINI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Metodë për mbylljen e një pjese fundore (6) të një elementi radiatori ngohës prej alumini (1), që përfshin hapat e mëposhtme: - sigurimi i nje trupi substancialisht tubular (2) prej alumini dhe i pajisur me një dhomë të brendshme (3) për qarkullim uji dhe që ka një pjesë fundore substancialisht tubulare (6) që shtrihet përgjatë një aksi (A) dhe që ka një hapje të poshtme (8) të kufizuar nga një buzë fundore (9); dhe nje kapak (20) i konfiguruar për mbylljen e hapjes (8); pjesa fundore (6) dhe kapaku (20) janë pajisur me pjesë përkatëse që shkrijnë (21, 22) me buzë respektive kontakti (23, 24); - vendosja e pjesës fundore (6) dhe kapakut (20) në një pozicion montimi, ku pjesa fundore (6) dhe kapaku (20) vijnë në kontakt me njëra-tjetrën nëpërmjet buzëve respektive të kontaktit (23, 24) për të formuar një montim (31); - kryerja e një procesi shkrirjeje termoelektrike të montimit (31), ku pjesët që shkrijnë (21, 22) që vijnë në kontakt me njëra-tjetrën nëpërmjet buzëve respektive të kontaktit (23, 24 ) shkrihen dhe bashkohen për të formuar një pjesë monolite; - ku procesi teermoelektrik i shkrirjes përfshin hapat: - pozicionimi i kapakut (20) në një element të parë (44) dhe pjesa fundore (6) në një element të dytë (45), që rrëshqasin ndaj njëri-tjetrit; - lidhja e kapakut (20) dhe pjesës fundore (6) me elektroda respektive (41, 42); - kalimi i një rryme me intensitetit të paracaktuar nëpër montimin (31) midis elektrodave (41, 42); dhe - aplikimi i një shtrëngimi aksial për të shtrënguar pjesën fundore (6) dhe kapakun (20) midis tyre, gjatë kalimit të rrymës, elementi i parë (44) ka një element shtrëngues (46) që lëviz përgjatë një aksi (A), dhe që mban një elektrodë të parë (41), e cila mbështet kapakun (20) duke e mbajtur njëkohësisht kapakun; një elektrodë të dytë (42) e vendosur mbi elementin e dytë (45) dhe e lëvizshme vertikalisht në mënyrë që të vijë në kontakt me pjesën fundore (6) në mënyrë që të shpërndaj rrymën në të gjithë pjesën që duhet të shkrijë; dhe - ku, në konfigurimin e montimit, buzët e kontaktit (23, 24) të pjesës fundore (6) dhe të kapakut (20) kanë një formë dhe përmasa pothuajse identike, dhe elektrodat (41, 42) janë vendosur në mënyrë të tillë që buzët e kontaktit (23, 24) të arrijnë të shkrijnë në të njëjtën kohë. |
2 | Metodë sipas pretendimit 1, ku në konfigurimin e montimit, buzët e kontaktit (23, 24) janë identike. |
3 | Metodë sipas pretendimit 1 ose 2, ku në procesin e shkrirjes termoelektrike, rryma tek montimi (31) qarkullon përmes buzëve të kontaktit (23, 24) me një intensitet të tillë që shkakton një rritje në temperaturë në pjesët që shkrijnë (21, 22) në mënyrë të mjaftueshme për të shkrirë pjesët që shkrijnë (21, 22). |
4 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, ku në konfigurimin e montimit, pjesët që shkrijnë (21, 22) futen në kontakt njëra me tjetrën përgjatë buzëve respektive të kontaktit (23, 24) percaktuar nga profilet respektive unazore, ku secili prej tyre është përcaktuar substancialisht nga një linjë e lakuar e mbyllur si lak rreth aksit (A). |
5 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, ku buza e kontaktit (23) e pjesës fundore (6) është përcaktuar nga një cep unazor (25) i vendosur rreth aksit (A). |
6 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, ku pjesa fundore (6) është e pajisur nga brenda me një ndenjëse (11), dhe ku kapaku (20) ka një pjesë mbyllëse (26) me një sipërfaqe laterale konike (27) me pjerrësi në lidhje me aksin (A) dhe që futet të paktën pjesërisht në ndenjësen (11); pjesa që shkrin (22) e kapakut (20) është një pjesë e siperfaqes laterale (27) dhe buza e kontaktit (24) e kapakut (20) përcaktohet nga një profil unazor në sipërfaqen laterale (27 ). |
7 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, ku buza e kontaktit (23) e pjesës fundore (6) e trupit (2) përbëhet nga një sipërfaqe unazore që ndodhet karshi me një sipërfaqe laterale (27) të kapakut (20). |
8 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, ku në konfigurimin e montimit, kapaku (20) ka një kanal mbledhës (28) që shërben për të mbledhur rrjedhjet e mundëshme të shkrirjes që formohen gjatë procesit të shkrirjes termoelektrike. |
9 | Metodë sipas pretendimit 8, ku kanali (28) ndodhet në një fllanxhë (29) radialisht nga jashtë kapakut (20). |
10 | Element radiatori prej alumini (1) për ngrohje që permban një trup (2) prej alumini, i pajisur me një dhomë të brendshme (3) për qarkullimin e ujit dhe që ka një pjesë fundore substancialisht tubulare (6) që shtrihet përgjatë aksit (A) dhe që ka një hapje të poshtme (8) e kufizuar nga një buzë fundore (9) dhe e mbyllur me një kapak (20); elementi i radiatorit karakterizohet nga ajo që pjesa fundore (6) mbyllet me kapak (20) me metodën sipas çdonjerit nga pretendimet e mëparshme. |