REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6811 2017.10.06
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.11.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/409 2017.07.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.10.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10191523.9 2010.11.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2323120 2017.04.19
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 620148
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
YESCO Electronics LLC 1651 North 1000 West, Logan, UT 84321
(72) Shpikës
Emri Adresa
Brown, Clifford B. 437 South 900 East, Smithfield, UT 84335 , US
Brown, Brent W. 1543 Comptons Pointe, Farmington, UT 84025 , US
Gover, James B. 1435 East kendrick Ct., Logan, Utah 84321 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
DRIVALDA BRECANI Rruga "Tre Vëllezrit Kondi", pranë Vilave Amerikane, Tiranë , AL
DRIVALDA BRECANI Rruga "Tre Vëllezrit Kondi", pranë Vilave Amerikane, Tiranë , AL
(54) Titull
PAJISJE SHFAQESE E LEVIZSHME DHE METODAT PERKATESE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Pajisja për Shfaqjen (ekspozimin) në Mjete Lëvizëse (100) përbëhet nga: struktura e skeletit (128) për lidhjen e pajisjes së shfaqjes (ekspozimit) (100) tek një mjet i lëvizshëm (200); të paktën një modul shfaqjeje (ekspozimi) (102) i cili përbëhet nga shumë rregullime të pikselit (114) të kapur në strukturën e skeletit (128) për të formuar një kanal (140) i cili shtrihet ndërmjet strukturës së skeletit (128) dhe të paktën një modul i shfaqjes (ekspozimit) (102), të paktën një modul i shfaqjes (ekspozimit) (102) i pozicionuar dhe konfiguruar për të shfaqur të paktën një pjesë të një imazhi të adaptueshëm; një sistem ventilimi në komunikimin me kanalin (140); një kapak i shfaqjes (ekspozimit) (146) që ngjit një pjesë të strukturës së skeletit (128), ku një pjesë mbajtëse e kapakut (130) e strukturës së skeletit (128) shtrihet rreth skajeve të kapakut të shfaqjes (ekspozimit) (146) dhe ku kapaku i shfaqjes (ekspozimit) (146) dhe struktura e skeletit (128) vulosin kryesisht secilin modul të shfaqjes (ekspozimit) (102) e të paktën një moduli të shfaqjes (ekspozimit) (102) brenda strukturës së skeletit (128); dhe një karikues (148); ku sistemi i ajrosjes përbëhet nga një ventilator (144) ne komunikimin fluid me kanalin (140) nëpërmjet një rregullatori (138) i formuar ne strukturën e skeletit (128), ventilatori (144) i konfiguruar për të lehtësuar lëvizjen e fluidit në kanal (140); dhe ku ventilatori (144) dhe / ose karikuesi (148) konfigurohen për tu vendosur brenda mjetit të lëvizshëm (200).
2 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) në pretendimin 1, ku pjesa mbajtëse e kapakut (130) përfshin një prerje (168) që merr një pjesë buze të kapakut të shfaqjes (ekspozimit) (146) dhe ku struktura e skeletit (128) përbëhet më tej nga një pjesë bazë (132) për ngjitjen e aparatit të shfaqjes (ekspozimit) (100) në një strukturë të lëvizshme (200); dhe të paktën një rondelë (151, 152) të vendosur midis pjesës mbajtëse të kapakut (130) dhe pjesës bazë (132).
3 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) në pretendimin 2, ku kapaku i shfaqjes (ekspozimit) (146) dhe struktura e skeletit (128) formojnë pjesërisht një vulë të papërshkueshme nga uji përreth të paktën një moduli të shfaqjes (ekspozimit) (102).
4 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) në pretendimin 2 ose 3, ku kapaku i shfaqjes (ekspozimit) (146) dhe pjesa mbajtëse e kapakut (130) janë të lidhura në mënyrë të lëvizshme me pjesën bazë (132).
5 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) i çdonjërit prej pretendimeve nga 1 deri në 4, përbëhet më tej nga një strukturë e dytë (104) e lidhur me strukturën e skeletit (128) për të formuar kanalin (140) që shtrihet midis strukturës së skeletit (128) dhe së paku një moduli të shfaqjes (ekspozimit) (102) dhe ku së paku një modul i shfaqjes (ekspozimit) (102) lidhet me strukturën e dytë (104).
6 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) i pretendimit 5, ku të paktën një modul i shfaqjes (ekspozimit) (102) përmban të paktën një modul të lëvizshëm të shfaqjes (ekspozimit) (102) dhe ku aparati i shfaqjes (ekspozimit) (100) përmban më tej një numër elementesh bashkimi (108) të lidhura ndarazi tek të paktën një modul i lëvizshëm i shfaqjes (ekspozimit) (102) në strukturën e dytë (104).
7 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) i çdo pretendimi të mësipërm, ku sistemi i ventilimit përbëhet më tej nga një filtër (142) në komunikimin fluid me kanalin (140) nëpërmjet një rregullatori tjetër të formuar në strukturën skelet (128), sistemi i ventilimit i konfiguruar për të lëvizur një fluid nëpërmjet filtrit (142) në kanal (140) dhe për të lëvizur një fluid nga kanali (140) në një port shkarkimi (150) i formuar në sistemin e ventilimit.
8 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) i çdo pike të mësipërme, ku struktura e skeletit (128) konfigurohet për të lidhur aparatin e ekranit (100) në një sipërfaqe të jashtme të një automjeti masiv transiti.
9 Pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) i pretendimit 8, ku aparati i shfaqjes (ekspozimit) (100) shtrihet më pak se 2.54 cm (një inç) nga një sipërfaqe e jashtme e një mjeti masiv transiti.
10 Një metodë për të operuar një pajisje për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) sipas pretendimit 1, përmban: disa module të lëvizshme të shfaqjes (ekspozimit) (102) brenda një strukture të skeletit (128) të montuar në një mjet të lëvizshëm (200); duke detyruar një fluid nëpërmjet një kanali (140) të formuar midis moduleve të lëvizshëm të shfaqjes (ekspozimit) (102) dhe strukturës së skeletit (128) dhe të paktën pjesërisht nëpër modulet e lëvizshme të shfaqjes (ekspozimit) (102) duke përdorur një sistem ventilimi që përbëhet nga një ventilator në komunikimin fluid me kanalin (140) përmes një rregullatori (138) të formuar në strukturën e skeletit (128); dhe krijimin e një presioni brenda kanalit (140) të aparatit të shfaqjes (ekspozimit) (100) që është me pak se një pjesë e jashtme e presionit në pajisjen për shfaqjen (ekspozimin) (100) për të aplikuar një forcë në një sipërfaqe të jashtme të një kapaku të shfaqjes (ekspozimit) (146) i ngjitur në strukturën e skeletit (128) në një drejtim drejt kanalit (140); ku pajisja për shfaqjen (ekspozimin) në mjete lëvizëse (100) përbëhet nga: karikuesi (148); dhe ku ventilatori (144) dhe / ose karikuesi (148) janë vendosur brenda mjetit të lëvizshëm (200).
11 Metoda në pretendimin 10, përfshin me tej: ngjitjen e moduleve të lëvizshme të kapakut (102) në një strukturë mbështetëse (104); dhe ngjitjen e strukturës mbështetëse (104) me strukturën e skeletit (128).
12 Metoda e përmendur në pretendimin 10 ose 11 përmban me tej: vulosjen e moduleve të lëvizshme të shfaqjes (ekspozimit) (102) brenda strukturës së skeletit (128) me kapakun e ekranit (146); dhe heqjen e kapakut të shfaqjes (ekspozimit) (146) për të lejuar akses në modulet e ekranit (102) brenda strukturës së skeletit (128).
13 Metoda e secilit nga pretendimet 10 deri ne 12, përfshin me tej lidhjen me energji të moduleve të lëvizshme të shfaqjes (ekspozimit) (102) me një sistem elektrik të një mjeti motorik.
14 Metoda e përmendur në secilën nga pretendimet 10 deri 13, ku vendosja e një fluidi nëpërmjet kanalit (140) dhe së paku pjesërisht nëpër modulet e lëvizshme të shfaqjes (ekspozimit) (102) përfshin më tej: largimin e një fluidi nëpërmjet një rregullatori tjetër (136) i formuar në një anë të dytë të kundërt me strukturën e skeletit (128) nga ana e strukturës së skeletit ku formohet rregullatori (13 8).