REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6704 2017.08.24
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.07.02
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/399 2017.07.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.09.26
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13737946.7 2013.07.02
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2867258 2017.06.28
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201261667058
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Bristol-Myers Squibb Company Route 206 and Province Line Road, Princeton, NJ 08543
(72) Shpikës
Emri Adresa
LONBERG, Nils c/o Bristol-Myers Squibb Company, 700 Bay Road, Redwood City California 94063 , US
SRINIVASAN, Mohan c/o Bristol-Myers Squibb Company, 700 Bay Road, Redwood City California 94063 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
(54) Titull
OPTIMIZIMI I ANTITRUPAVE NJERËZORE QË LIDHIN GJENIN-3 TË AKTIVIZIMIT TË LIMFOCITEVE (LAG-3) DHE PËRDORIMET E TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një antitrup monoklonal i izoluar, ose një pjesë antigjen-lidhëse e tij, që lidh LAG-3 njerëzor (human), ku rajonet e zinxhirit të rëndë CDR1, CDR2, dhe CDR3 përfshijnë përkatësisht sekuencat amino acide SEQ ID NOs: 15, 16, dhe 17, dhe ku rajonet e zinxhirit të lehtë CDR1, CDR2, dhe CDR3 përfshijnë përkatësisht sekuencat amino acide SEQ ID NOs: 18, 19, dhe 20.
2 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas pretendimit 1, ku rajoni i ndryshueshëm i zinxhirit të rëndë përfshin sekuencën amino acide SEQ ID NO: 12, dhe rajoni i ndryshueshëm i zinxhirit të lehtë përfshin sekuencën amino acide SEQ ID NO: 14.
3 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që shfaq një nga vetitë e mëposhtme ose një kombinim të tyre: (a) lidhje te LAG-3 i majmunit; (b) mungesë lidhjeje te LAG-3 i miut; (c) lidhje te molekulat me histopajtueshmëri (MHC) bazë të klasës II të LAG-3; (d) frenim të lidhjes së LAG-3 te molekulat me histopajtueshmëri (MHC) bazë të klasës II; ose (e) stimulon një përgjigje imune.
4 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që stimulon prodhimin e interleukin-2 (IL-2) në një përgjigje antigjen-specifike të qelizës T dhe/ose stimulon një përgjigje imune anti-tumorale.
5 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që lidhet te LAG-3 njerëzor me KD prej 0.27 x 10-9M ose më pak të përcaktuar me anë të rezonancës plazmone sipërfaqësore.
6 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që është një antitrup njerëzor.
7 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që është një izotip IgG1, IgG2 ose IgG4.
8 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që është një izotip IgG4.
9 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që është një fragment antitrupi ose një zinxhir i vetëm antitrupi.
10 Antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-8, që është një antitrup me gjatësi të plotë.
11 Antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-8 ose 10, ku antitrupi është një antitrup monoklonal i izoluar me gjatësi të plotë IgG4 njerëzor që lidhet te LAG-3 njerëzor me KD prej 0.27 x 10-9M ose më pak të përcaktuar me anë të rezonancës plazmone sipërfaqësore.
12 Një molekulë dyspecifike që përmban antitrupin, ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, dhe një antitrup të dytë ose pjesën antigjen-lidhëse të tij.
13 Një imunokonjugat që përmban antitrupin, ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11, të lidhur te një agjent terapeutik.
14 Imunokonjugati sipas pretendimit 13, ku agjenti terapeutik është një citotoksinë ose një izotop radioaktiv.
15 Një përbërje që përmban antitrupin, ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11, molekulën dyspecifike sipas pretendimit 12, ose imunokonjugatin sipas pretendimit 13 ose 14, dhe dhe një transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm.
16 Përbërja sipas pretendimit 15, që përmban edhe një agjent anti-kancer.
17 Përbërja sipas pretendimit 16, ku agjenti anti-kancer është një antitrup ose një agjent kemoterapeutik.
18 Përbërja sipas pretendimit 17, ku antitrupi është një antitrup me gjatësi të plotë.
19 Përbërja sipas pretendimit 17 ose 18, ku antitrupi është një izotip IgG4.
20 Një acid nukleik i izoluar që kodon rajonin e ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë dhe të lehtë të antitrupit, ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas pretendimit 1 ose 2.
21 Një vektor shprehës që përmban acidin nukleik sipas pretendimit 20.
22 Një qelizë bujtëse që përmban vektorin shprehës sipas pretendimit 21.
23 Një metodë për përgatitjen e një antitrupi anti-LAG-3 që përfshin shprehjen e antitrupit në qelizën bujtëse sipas pretendimit 22 dhe izolimin e antitrupit nga qeliza bujtëse.
24 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11, ose molekula dyspecifike sipas pretendimit 12, ose imunokonjugati sipas pretendimit 13 ose 14, për përdorim në një metodë stimulimi të një përgjigjeje imune në një subjekt.
25 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas pretendimit 24, ku subjekti është një subjekt tumor-bartës dhe stimulohet një përgjigjeje imune kundër tumorit.
26 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas pretendimit 24, ku subjekti është një subjekt virus-bartës dhe stimulohet një përgjigje imune kundër virusit.
27 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas pretendimit 24, ku përgjigja imune është një përgjigje antigjen-specifike e qelizës T, e tillë që stimulohet një përgjigje antigjen-specifike e qelizës T.
28 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas pretendimit 27, ku stimulohet prodhimi i interleukin-2 nga qeliza T antigjen-specifike.
29 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas sipas cilitdo prej pretendimeve 24-26, që përfshin edhe administrimin e të paktën një antitrupi imunostimulator shtesë.
30 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas pretendimit 29, ku të paktën një antitrup imunostimulator shtesë është një antitrup anti-PD-1.
31 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas pretendimit 29, ku të paktën një antitrup imunostimulator shtesë është një antitrup anti-PD-L1.
32 Antitrupi, pjesa antigjen-lidhëse e tij, ose molekula dyspecifike, ose imunokonjugati për përdorim sipas pretendimit 29, ku të paktën një antitrup imunostimulator shtesë është një antitrup anti-CTLA-4.
33 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11, molekula dyspecifike sipas pretendimit 12, ose imunokonjugati sipas pretendimit 13 ose 14 për përdorim në një metodë për frenimin e rritjes së qelizave tumorale në një subjekt.
34 Antitrupi, ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11, molekula dyspecifike sipas pretendimit 12, ose imunokonjugati sipas pretendimit 13 ose 14 për përdorim në një metodë për mjekimin e një infeksioni viral në një subjekt.
35 Përdorimi i antitrupit, ose i pjesës antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11, i molekulës dyspecifike sipas pretendimit 12, ose i imunokonjugatit sipas pretendimit 13 ose 14, në prodhimin e një ilaçi për stimulimin e një përgjigjeje imune, jodetyrimisht një përgjigjeje antigjen-specifike të qelizës T, ose për frenimin e rritjes së qelizave tumorale, ose për mjekimin e një infeksioni viral në një subjekt.