REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6698 2017.08.22
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.05.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/387 2017.07.03
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.09.26
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14733325.6 2014.05.20
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2999556 2017.04.05
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20130066
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
M.E.P. Macchine Elettroniche Piegatrici S.p.A. Via Leonardo da Vinci, 20, 33010 Reana del Rojale
(72) Shpikës
Emri Adresa
DEL FABRO, Giorgio Via Zanon, 18/10, I-33100 Udine , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
(54) Titull
MAKINE PER PERKULJEN E PRODUKTEVE METALIKE DHE METODA PERKATESE E PERKULJES
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Makinë për përkuljen e produkteve metalike (B) që përbëhet nga një njësi tërheqëse (11) e përshtatur për të çuar të paktën një produkt metalik (B) përgjatë një aksi ushqimi (D) dhe nga një njësi përkuljeje (12) dhe një njësi prerjeje (14) për prerjen e produktit metalik (B), ku njësia e përkuljes (12) është montuar në një platformë (13) që mund të zhvendoset në drejtimin (T) transversal me aksin e ushqimit (D), karakterizuar nga ajo që, të paktën një pjesë e njësisë së prerjes (14) është montuar tek platforma e zhvendsosjes (13).
2 Makinë sipas pretendimit 1, karakterizuar nga ajo që të paktën një pjesë e njësisë së prerjes (14) është puqur me njësinë e përkuljes (12) në drejtimin e zhvendosjes (T).
3 Makinë sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar nga ajo që njësia e prerjes (14) përmban një pjesë prerëse të palëvizshme (15) të montuar në një element (17) të palëvizshëm në lidhje me platformën e zhvendosjes (13) dhe një pjesë prerëse të lëvizshme (16; 116) të montuar në platformën e zhvendosjes (13).
4 Makinë sipas pretendimit 3, karakterizuar nga ajo që elementi i palëvizshëm (17) shtrihet drejt platformës së zhvendosjes (13) deri sa mbivendoset tek kjo e fundit të paktën pjesërisht.
5 Makinë sipas pretendimit 3 ose 4, karakterizuar nga ajo që pjesa prerëse e palëvizshme (15) që përmban dy thika prerëse (19a, 19b), secila e vendosur në njërën dhe në tjetrën anë në lidhje me aksin e ushqimit (D), është projektuar për të vepruar, gjatë punës, me thikat prerëse (20a, 20b) respektive të pjesës prerëse të lëvizshëme (16; 116).
6 Makinë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar nga ajo që njësia e përkuljes (12) përfshin të paktën një kunj mbështetës (24) dhe një kunj përkulës (23) të projektuar për përkuljen e produktit metalik (B) rreth kunjit mbështetës (24), dhe ku të paktën një kunj mbështetës (24) ka një konfiguracion me seksion cilindrik, në mënyrë që gjatë punës të përcaktohet një sipërfaqe e sheshtë (25) përballë njësisë së tërheqjes (11).
7 Makinë sipas çdonjerit prej pretendimeve 3 deri në 5 dhe pretendimit 6, karakterizuar nga ajo që sipërfaqja e sheshtë (25) e kunjit mbështetës (24) mund të pozicionohet në thelb në nivelin e pjesës prerëse të palëvizshme (15) gjatë zhvendosjes së platformës së zhvendosjes (13).
8 Makinë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar nga ajo që të paktën një pjesë e njësisë prerëse (14) është montuar në njësinë e përkuljes (12).
9 Makinë sipas pretendimit 6 ose 7, dhe 8, karakterizuar nga ajo që, të paktën një pjesë e njësisë së prerjes (14) është montuar ose realizuar tek kunji mbështetës (24) rreptësisht në pozicionin puqur.
10 Makinë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar nga ajo që të paktën një pjesë e njësisë së prerjes (14) është projektuar për të siguruar një pozicion aktiv për të realizuar prerjen e produktit metalik (B) dhe një pozicion jo-aktiv në tërheqje nga plani i përcaktuar nga platforma e zhvendosjes (13).
11 Metodë për përkuljen e produkteve metalike (b), që përmban ushqimin e të paktën një produkti metalik (B) përgjatë një aksi ushqimi (D) për kryerjen e të paktën një procesi përkuljeje me anë të një njësie përkuljeje (12) e montuar në një platformë zhvendosjeje (13), që mund të zhvendoset në një drejtim transversal (T) me aksin e ushqimit (D), dhe të paktën një proces prerjeje të produktit metalik (B) me anë të një njësie prerjeje (14), karakterizuar nga ajo që procesi i prerjes përmban zhvendosjen e platformës së zhvendosjes (13) në drejtimin e zhvendosjes (T) për të prurë të paktën një pjesë të njësisë së prerjes (14) për të vepruar me produktin metalik (B), ku të paktën një pjesë e njësisë së prerjes (14) është montuar tek platforma e zhvendosjes (13).
12 Metodë sipas pretendimit 11, karakterizuar nga ajo që zhvendosja e platformës së zhvendosjes (13) vë në punë njësinë e prerjes (14).
13 Metodë sipas pretendimit 11 ose 12, karakterizuar nga ajo që gjatë zhvendosjes së platformë së zhvnedosjes (13) për të kryer prerjen, një pjesë prerëse e lëvizshme (16; 116) realizuar në një trup me platformën e lëvizshme (13) vepron me një pjesë prerëse të palëvizshme (15) realizuar në një trup me elementin (17) e palëvizshëm në lidhje me platformën e zhvendosjes (13).