REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6681 2017.08.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.01.11
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/360 2017.06.23
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12700433.1 2012.01.11
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2663577 2017.04.12
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201161432814
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
UCB Biopharma SRL Allée de la Recherche 60, 1070 Brussels
(72) Shpikës
Emri Adresa
ADAMS, Ralph c/o IPD, UCB Celltech, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
BAKER, Terence Seward c/o IPD, UCB Celltech, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
LAWSON, Alastair David Griffiths c/o IPD,UCB Celltech, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Aleksandra Arseni (Mecaj) Rr.Reshit Çollaku, Pall. Shallvare, Shk.5, Ap70/4, Tiranë , AL
Aleksandra Arseni (Mecaj) Rr.Reshit Çollaku, Pall. Shallvare, Shk.5, Ap70/4, Tiranë , AL
(54) Titull
ANTITRUP QE LIDH IL-17A DHE IL-17F
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Antitrup neutralizues që lidh IL-17A human dhe IL-17F human që ka një zinxhir të lehtë dhe zinxhir të rëndë ku fusha e ndryshueshme e zinxhirit të lehtë përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:7 dhe fusha e ndryshueshme e zinxhirit të rëndë përmban sekuencën e dhënë SEK ID NO:9.
2 Antitrup sipas pretendimit 1 që lidh gjithashtu IL-17A/IL-17F heterodimer.
3 Antitrup sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, ku antitrupi është një antitrup i plotë ose fragment funksionalisht aktiv i tij.
4 Antitrupi sipas pretendimit 3 ku fragmenti i antitrupit është zgjedhur nga grupi që përbëhet nga një Fab, Fab’, F(ab’)2, scFv dhe fragment Fv.
5 Antitrup sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2 ku antitrupi është një antitrup multi-specifik.
6 Antitrup neutralizues që lidh IL-17A human dhe IL-17F human sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 3, që kanë një zinxhir të rëndë që përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:15 dhe një zinxhir të lehtë që përmban sekuencën e dhënë në SEK ID NO:11.
7 Sekuencë e izoluar ADN që kodon zinxhirin e rëndë dhe të lehtë të një antitrupi sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6.
8 Vektor klonues ose shprehjeje që përmban sekuencën ADN sipas pretendimit 7.
9 Vektor sipas pretendimit 8, ku vektori përmban sekuencat e dhëna në SEK ID NO:13 dhe SEK ID NO:17.
10 Qelizë pritëse për shprehje të një antitrupi sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6 që përmban: 
(i) sekuencë ADN që kodon zinxhirin e rëndë të antitrupit në fjalë, dhe (ii) sekuencë ADN që kodon zinxhirin e lehtë të antitrupit në fjalë ku sekuencat ADN janë dhënë në një ose më shumë vektorë klonues ose shprehjeje.
11 Qelizë pritëse që përmban një ose më shumë vektorë klonues ose shprehjeje sipas pretendimit 8 ose pretendimit 9.
12 Proces për prodhimin e antitrupit të cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6, që përmban kultivimin e qelizës pritëse të pretendimit 10 ose 11 dhe izolimin e antitrupit.
13 Përbërje farmaceutike që përmban një antitrup sipas cdojërit prej pretendimeve 1 deri 6, në kombinim me një ose më shumë të një eksipienti, diluenti ose mbajtësi farmaceutikisht të pranueshëm.
14 Përbërje farmaceutike sipas pretendimit 13, që në mënyrë shtesë përmban përbërës të tjerë aktivë.
15 Antitrup sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6 ose përbërje farmaceutike sipas pretendimit 13 ose 14, për përdorim në terapi.
16 Antitrup sipas cdonjërit prej pretendimeve 1 deri 6 ose përbërje farmaceutike sipas pretendimit 13 ose pretendimit 14, për përdorim në trajtimin ose profilaksinë e kushteve patologjike të zgjedhura nga grupi që përbëhet prej infeksioneve (virale, bakteriale, fungale dhe parazitike), shok endotoksik shoqëruar me infeksion, artrit, artrit reumatoid, artrit psoriatik, artrit sistemik onset juvenile idiopatik (JIA), eritematosus sistemik lupus (SLE), azma, sëmundja kronike e errësimit të rrugëve të frymëmarrjes (COAD), sëmundja kronike e errësimit të mushkërive (COPD), dëmtim akut i mushkërisë, sëmundje inflamatore e pelvikut, sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Crohnit, sëmundja inflamatore e zorrës, sindroma e zorrës së irritueshme, koliti ulcerativ, sëmundja e Castlemanit, spondiliti ankilozues dhe spondiloartropatite të tjera, dermatomiositite, miokardite, uveite, eksoftalmose, tiroidite autoimune, sëmundja e Peyronieit, sëmundja koeliake, sëmundja e fshikëzës së tëmthit, sëmundja Pilonidal, peritoniti, psoriazat, dermatiti atopik, vaskuliti, ngjitje kirurgjikale, goditje, diabete autoimune, Diabete Lloji I, artriti lime, meningoencefalit, crregullime inflamatore me ndërmjetësim imun të sistemit qendror dhe periferik nervor si sklerozat e shumëfishta dhe sindroma Guillain-Barr, crregullime të tjera autoimune, pankreatiti, trauma (kirurgji), sëmundje dhënie-versus-marrje transplanti, refuzim transplanti, crregullime fibroze që përmbajnë fibroza pulmonare, fibroza mëlcie, fibroza veshkash, skleroza skleroderma ose sistemike, kancer (të dyja, tumore të ngurta si melanomat, hepatoblastomat, sarkomat, karcinomat e qelizës skuamoze, kanceret e qelizës tranzicionale, kanceret e vezoreve dhe malinjitetet hematologjike dhe vecërisht leucemia akute mielogjenoze, leucemia kronike mielogjenoze, leucemia kronike limfatike, kanceri gastrik dhe kanceri i kolonës), sëmundje zemre që përmbajnë sëmundje ishemike si infarkti miokardiak po ashtu edhe ateroskleroza, koagulimi intravaskular, thërrmimi i kockave, osteoporoza, periodontiti dhe hipoklorhidia.