Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6641
2017.07.14
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.10.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/350
2017.06.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11791614.8
2011.10.26
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2633077
2017.06.07
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 20100018014 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| SenzaGen AB | Medicon Village, Scheelevägen 2, 223 81 Lund |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LINDSTEDT, Malin | Fåglasång 753, 24791 Södra Sandby , SE |
| BORREBAECK, Carl A K | Helgonavägen 21, S-22363 Lund , SE |
| JOHANSSON, Henrik | Mäster Eriks Plan 7D, 21158 Malmö , SE |
| ALBREKT, Ann-Sofie | Infartsgatan 7, S-26020 Teckomatorp , SE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
(54) Titull
METODA DHE RENDITJE ANALITIKE PËR PËRDORIM NË IDENTIFIKIMIN E AGJENTËVE QË RRISIN SENSIBILIZIMIN E LËKURËS TE NJERËZIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një metodë in vitro për identifikimin e agjentëve të aftë të nxisin ndjeshmërinë e lëkurës së gjitarëve, ku agjentët janë të aftë të nxisin dhe të shkaktojnë një reaksion mbindjeshmërie të tipit të vonuar Tipi IV në një gjitar, i cili përfshin ose përbëhet nga hapat: a) ekspozimi i një popullate qelizash dendritike ose të një popullate qelizash ngjashmërisht-dendritike te një agjent kontrolli; dhe b) matja në qeliza e shprehjes së dy ose më shumë bioshënjuesve të përzgjedhur nga grupi i përcaktuar në Tabelën 3A; ku shprehja në qeliza e dy ose më shumë bioshënjuesve të matur në hapin (b) është tregues i efektit ndjeshmërues të agjentit kontrollues. |
| 2 | Metoda sipas Pretendimit 1 që përfshin edhe ekspozimin e një popullate të veçantë qelizash dendritike ose të një popullate qelizash ngjashmërisht-dendritike te një agjent kontrolli negativ që nuk ndjeshmëron lëkurën njerëzore dhe matjen në qeliza të shprehjes së dy ose më shumë bioshënjuesve të matur në hapin (b) dhe/ose ekspozimin e një popullate të veçantë qelizash dendritike ose të një popullate qelizash ngjashmërisht-dendritike te një agjent kontrolli pozitiv që ndjeshmëron lëkurën njerëzore dhe matjen në qeliza të shprehjes së dy ose më shumë bioshënjuesve të matur në hapin (b). |
| 3 | Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku hapi (b) përfshin matjen e shprehjes së të paktën një bioshënjuesi të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: i) receptori i shijes, tipi 2, anëtari 5 (TAS2R5), ii) proteina e llojit të faktorit të rritjes keratinocite 1/2/proteina hipotetike FLJ20444 (KGFLP1/2/ FLJ20444), iii) transformimi i përparëm dhe i pasëm transmembranor 1 (TAPT1), iv) homologu sprouty 2 (SPRY2), v) sintaza e acidid yndyror (FASN), vi) CLL e qelizave B/limfoma 7A (BCL7A), vii) familja e transportuesve (bartësve) të tretshëm 25, anëtari 32 (SLC25A32), viii) ferritina e polipeptidit të rëndë pseudogjen 1 (FTHP1), ix) ATPase, transportues H+, lizosomal 50/57kDa, nënnjësia H e V1 (ATP6V1H), x) epoksidazë skualene (SQLE), dhe xi) klaster histon 1, H1e (HIST1H1E). |
| 4 | Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku hapi (b) përfshin ose përbëhet nga matja e shprehjes së të paktën 2 bioshënjuesve nga Tabela 3A, për shembull, të paktën 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 ose 10 bioshënjuesve nga Tabela 3A. |
| 5 | Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku hapi (b) përfshin ose përbëhet nga matja e shprehjes së të paktën 2 bioshënjuesve nga Tabela 3B, për shembull, të paktën 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 38, 39, 40, 41, 42, 43, 44, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 68, 69, 70, 71, 72, 73, 74, 75, 76, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 86, 87, 88, 89, 90, 91, 92, 93, 94, 95, 96, 97, 98, 99, 100, 101, 102, 103, 104, 105, 106, 107, 108, 109, 110, 111, 112, 113, 114, 115, 116, 117, 118, 119, 120, 121, 122, 123,124, 125, 126, 127, 128, 129, 130, 131, 132, 133, 134, 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145, 146, 147, 148, 149, 150, 151, 152, 153, 154, 155, 156, 157, 158, 159, 160, 161, 162, 163, 164, 165, 166, 167, 168, 169, 170, 171, 172, 173, 174, 175, 176, 177, 178, 179, 180, 181, 182, 183 ose të paktën 184 bioshënjuesve nga Tabela 3B. |
| 6 | Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku hapi (b) përfshin matjen e shprehjes së një molekule të acidit nukleik që kodon dy ose më shumë bioshënjues. |
| 7 | Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku matja e shprehjes së dy ose më shumë bioshënjuesve në hapin (b) kryhet duke përdorur dy ose më shumë pjesë lidhëse, secila e aftë të lidhet me përzgjedhje te një molekulë e acidit nukleik që kodon një prej bioshënjuesve të identifikuar në Tabelën 3A. |
| 8 | Metoda sipas cilitdo prej Pretendimeve 1 deri 5, ku hapi (b) përfshin matjen e shprehjes së proteinës së dy ose më shumë bioshënjuesve. |
| 9 | Metoda sipas Pretendimit 8, ku matja e shprehjes së dy ose më shumë bioshënjuesve në hapin (b) kryhet duke përdorur dy ose më shumë pjesë lidhëse, secila e aftë të lidhet me përzgjedhje te një prej bioshënjuesve të identifikuar në Tabelën 3A. |
| 10 | Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku hapi (b) kryhet duke përdorur një arradhë (array). |
| 11 | Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku popullata e qelizave dendritike ose popullata e qelizave ngjashmërisht-dendritike është një popullatë qelizash ngjashmërisht-dendritike. |
| 12 | Metoda sipas Pretendimit 11, ku qelizat ngjashmërisht-dendritike janë qeliza ngjashmërisht-dendritike mieloide të përzgjedhura nga grupi i përbërë nga KG-1, THP-1, U-937, HL-60, Monomak-6, AML-193 dhe MUTZ-3. |
| 13 | Një arradhë për përdorim në një metodë sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku pjesët lidhëse të arradhës përbëhen prej pjesëve lidhëse të ndërmjet 10 dhe 194 bioshënjuesve sipas përcaktimeve të Tabelës 3, dhe ku pjesët lidhëse të arradhës përfshijnë dy ose më shumë pjesë lidhëse sipas përcaktimeve të Pretendimit 7 dhe/ose Pretendimit 9. |
| 14 | Përdorimi i kombinuar i dy ose më shumë bioshënjuesve të përzgjedhur nga grupi i përcaktuar në Tabelën 3A, për identifikimin e agjentëve ndjeshmërues në një reagim mbindjeshmëror. |
| 15 | Një kit analitik për përdorim në një metodë sipas cilitdo prej Pretendimeve 1 deri 14 që përfshin: A) një arradhë sipas Pretendimit 13; dhe B) udhëzimet për zbatimin e metodës sipas cilitdo prej Pretendimeve 1 deri 14. |