Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6710
2017.08.24
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.01.05
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/341
2017.06.13
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.09.26
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12700215.2
2012.01.05
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2661496
2017.03.15
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| PL | 39357811 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Adamed Pharma S.A | Mariana Adamkiewicza, 6A, Pienkov 149, 05 -152, Czosnow |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PIECZYKOLAN, Jerzy Szczepan | Gorajec - Zastawie 47, 22-463 Radecznica , PL |
| PAWLAK, Sebastian Dominik | ul Majakowskiego 3/2, 01-420 Warszawa , PL |
| ZEREK, Bartlomiej Maciej | ul. Poludniowa 45/4, 97-200 Dabrowa , PL |
| RÓZGA, Piotr Kamil | ul. Boleslawa Prusa 6/18, 96-100 Skierniewice , PL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar Loloçi | Rr. 'Dëshmorët e 4 Shkurtit'', Pall.1/1, Kati 2 , AL |
| Krenar Loloçi | Rr. 'Dëshmorët e 4 Shkurtit'', Pall.1/1, Kati 2 , AL |
(54) Titull
PROTEINA E FUZIONIT ANTIKANCER
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proteinë e fuzionit që përfshin: - fushën (a) që përfshin një fragment funksional të sekuencës së proteinës hTRAIL të tretshme që fillon me një amino acid në një pozicion jo më të ulët se hTRAIL95 dhe në gjendje të shkaktojë sinjal apoptotik në qelizat gjitare pas lidhjes tek receptorët e tyre mbi sipërfaqen e qelizave, ose homolog të fragmentit funksional të lartpërmendur që ka të paktën 70% identitet sekuence me fragmentin funksional të lartpërmendur; dhe - fushën (b) që formon një sekuencë të peptidit efektor anti-angiogjenik i cili është frenuesi i receptorit të faktorit të rritjes dhe zgjidhet nga grupi i fragmenteve të faktorit të rritjes që përbëhet prej fragmentit VEGF të SEQ. No. 17, fragmentit PDGF SEQ. No. 22 dhe fragmentit EGF të SEQ. No. 23; ku sekuenca e fushës (b) bashkëngjitet në C - terminus ose N - terminus të fushës (a). |
| 2 | Proteina e fuzionit sipas pretendimit 1, ku fusha (a) përfshin një fragment të sekuencës së proteinës hTRAIL të tretshme që fillon me një amino acid nga kufiri hTRAIL95 deri në hTRAIL121, gjithëpërfshirës, dhe që mbaron me amino acidin hTRAIL281. |
| 3 | Proteina e fuzionit sipas pretendimit 1 ose 2, ku fusha (a) zgjidhet nga grupi i përbërë prej hTRAIL95-281, hTRAIL119-281, hTRAIL120-281 dhe hTRAIL121-281. |
| 4 | Proteina e fuzionit sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku proteina e fuzionit midis fushës (a) dhe fushës (b) përmban fushën (c) që përfshin një vend të ndarjes së proteazës, të zgjedhur nga një sekuencë e njohur nga metaloproteazë MMP, një sekuencë e njohur nga urokinazë uPA, dhe kombinime të tyre. |
| 5 | Proteina e fuzionit sipas pretendimit 4, ku sekuenca e njohur nga metaloproteazë MMP është SEQ. No. 24, SEQ. No. 55 ose SEQ. No.56, dhe sekuenca e njohur nga urokinazë uPA është SEQ. No. 25. |
| 6 | Proteina e fuzionit sipas pretendimit 4 ose 5, ku fusha (c) është një kombinim i sekuencave të ndodhura njëra pas tjetrës të njohura nga metaloproteazë MMP dhe urokinazë uPA. |
| 7 | Proteina e fuzionit sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku proteina midis fushave (a), (b), (c) dhe/ose (d) përfshin në mënyrë plotësuese lidhës sterik fleksibël glicinë, glicinë-serinë ose cisteinë ose kombinime të tyre. |
| 8 | Proteina e fuzionit sipas pretendimit 7, ku lidhësi sterik fleksibël zgjidhet nga grupi i përbërë prej GG, E, GGGCAAACAAC (SEQ. No. 26), GGCAAACAAC (SEQ. No. 27), GGGGG (SEQ. No. 28), GGGG (SEQ. No. 29), GGG (SEQ. No. 30) dhe GSG (SEQ. No. 54). |
| 9 | Proteina e fuzionit sipas pretendimit 1 që ka sekuencën e zgjedhur nga grupi i përbërë prej SEQ. No.1; SEQ. No.2; SEQ. No.4; SEQ. No.5; SEQ. No.6; SEQ. No.9; SEQ. No.10; SEQ. No.11; SEQ. No.14; SEQ. No.15; SEQ. No.46; SEQ. No.47; SEQ. No.48, dhe SEQ. No.49. |
| 10 | Proteina e fuzionit sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, e cila është një proteinë rekombinante. |
| 11 | Një kompozim farmaceutik, që përfshin si një përbërës aktiv proteinën e fuzionit siç përcaktohet në çdonjërin prej pretendimeve 1 deri në 10, në kombinim me një mbartës farmaceutikisht të pranueshëm. |
| 12 | Kompozimi farmaceutik sipas pretendimit 11, në një formë për administrim parenteral. |
| 13 | Proteina e fuzionit siç përcaktohet në çdonjërin prej pretendimeve 1 deri në 10 për përdorim në trajtimin e sëmundjeve neoplastike në gjitarë, duke përfshirë njerëz. |