REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6644 2017.07.25
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.08.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/323 2017.06.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
06790099.3 2006.08.30
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1924650 2017.03.29
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 716204
US 374747
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Alm Holding Co. 920 10th Avenue North, Onalaska WI 54650
(72) Shpikës
Emri Adresa
REINKE, Gerald H. W5373 Boma Road, La Crosse, Wisconsin 546001 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
PËRBËRJE BITUMINOZE PËR SHTRIMIN DHE PROCES PËR PRODHIMIN E SHTRESAVE BITUMINOZE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një proces për të përgatitur një përbërje bituminoze për shtrim që përmban hapat si vijon a) injektimin e një tretësire ujore që përmban ujë dhe një substancë lubrifikuese në një shtresë asflati të nxehur në një temperaturë prej 82-171 ºC (180-340ºF), për të siguruar një bashkues asfalti shkumëzuese të nxehur; b) përzierjen e shtresës shkumëzuese të asfaltit me një agregat të nxehur për ta veshur agregatin dhe për të formuar një përbërje shtrimi të përzier të ngrohur që përmban bashkues asflati, substancë lubrifikuese dhe agregat, ku substanca lubrifikuese është një sapun, ose një surfaktant (substancë që zvo-gëlon tensionin sipërfaqësor) kationik, anionik, ose jo-jonik; përbërja e shtrimit e përzier e ngrohtë pëmban 91-97 wit.% agregat dhe 3-9 wt.% bashkues asfalti; dhe sasia e sub-stancës lubrifikuese është 0.01-3 wt.% në lidhje me peshën e bashkuesit të asfaltit.
2 Procesi i pretendimit 1, ku tretësira ujore përmban 5-10 wit.% pjesë të ngurta sapuni të tretura në 90-95 wt.% ujë.
3 Procesi i pretendimit 1 për më tej përmban hapin e shtimit të një materiali kundër rrëshkitjes në përbërjen e shtrimit të përzier të ngrohur.
4 Një proces për prodhimin e një shtrese bituminoze që përmban hapat e a) kombinimin e një tretësire ujore që përmban ujë dhe një substancë lubrifikuese me një bashkues asfalti të ngrohur në një temperaturë prej 82-171 ºC (180-340 ºF) për të siguruar një bashkues asfalti shkumëzues të ngrohur dhe substancë lubrif-ikuese; b) përzierjen e bashkuesit të asfaltit shkumëzues të ngrohur dhe substancës lubrif-ikuese me agregatin e ngrohur për të veshur agregatin e ngrohur me bashkuesin e asfaltit dhe substancën lubrifikuese dhe për të formuar një material shtrimi të përzier të ngrohur që përmban bashkues asfalti, substancë lubrifikuese dhe agregat; c) transferimin e materialit të shtrimit të përzier të ngrohur tek një makineri shtrimi; d) vendosjen e materialit të shtrimit të përzier të ngrohur nga makineria e shtrimit tek një sipërfaqe që do të shtrohet; dhe e) ngjeshjen e materialit të shtrimit të përzier të ngrohur për të formuar një sipërfaqe të shtruar, ku substanca lubrifikuese është një sapun, ose një surfaktant kationik, anionik, ose jo-jonik; përbërja e shtrimit e përzier e ngrohur përmban 91-97 ët.% agregat dhe 3-9 ët.% bashkues asfalti; dhe sasia e substancës lubrifikuese është 0.01-3 ët.% në lidhje me peshën e bashkuesit të asfaltit.
5 Procesi i pretendimit 4, ku bashkuesi i asfaltit i ngrohur ndodhet në një temperaturë prej 110-171 ºC (230-340 ºF) në hapin a).
6 Procesi i pretendimit 4, ku bashkuesi i asfaltit i ngrohur ndodhet në një temperaturë më të vogël se 110 ºC (230 ºF) në hapin a).
7 Procesi i pretendimit 4, ku tretësira ujore për më tej përmban një material kundër rrëshkitjes.
8 Procesi i pretendimit 4, ku agregati përmban një material për shtrimin e asfaltit të ri- kuperuar.
9 Një përbërje shtrimi bituminoze që përmban një bashkues asfalti shkumëzues që përm-ban një tretësirë ujore që përmban 0.01-3 wt.%, në lidhje me peshën e një bashkuesi asfalti, të një substance lubrifikuese të shpërbërshme në ujë; 3-9 wt.% bashkues asfalti; dhe 91-97 wt.% agregat, ku substanca lubrifikuese është një sapun, ose një surfaktant kationik, anionik, ose jo-jonik.
10 Përbërja e pretendimit 9, ku tretësira ujore është 5-10 wt.% pjesë të ngurta sapuni të tre-tura në 90-95 wt.% ujë.
11 Përbërja e pretendimit 10, ku pjesët e ngurta të sapunit janë sapune natriumi të acideve yndyrore, sapune natriumi të acideve sulfonike, nonilfenole të etoksiluara, klorure amine kuaternare, ose sapuni natriumi ose kaliumi të varjave talole dhe vajrave talole të raf-inuara.
12 Përbërja e pretendimit 9, ku substanca lubrifikuese është një surfaktant kationik, anionik, ose jo-jonik.
13 Përbërja e pretendimit 9, e cila për më tej përmban një material kundër rrëshkitjes.
14 Përbërja e pretendimit 10, ku materiali kundër rrëshkitjes është një aminë parësore, një aminë dytësore, një aminë tretësore, një imido aminë, një imidazolinë, ose një ester fosfat ku numri i atomeve të karbonit në materialin kundër rrëshkitjes varion nga 7 deri në 20.
15 Përbërja e pretendimit 14, ku sasia e materialit kundër rrëshkitjes varion prej 0.1% - 10 % ndaj peshës së substancës lubrifikuese.