REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6606 2017.07.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.06.14
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/315 2017.05.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14195502.1 2013.06.14
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2859793 2017.04.05
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201261660976
US 201261740074
US 201313795765
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road, Tarrytown, NY 10591
(72) Shpikës
Emri Adresa
Murphy, Andrew 10 Newton Court, Croton-on-Hudson, NY 10520 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar Loloçi Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
Brejtësit IL-7 të humanizuar
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një brejtës i modifikuar gjenetikisht që përfshin në linjën embrionale të tij një zëvendësim të eksoneve 2 deri në 5 të IL-7 të brejtësit me eksonet 2 deri në 6 të IL-7 të njeriut për të formuar një gjen kodues me IL-7 të njeriut ose të humanizuar, ku zëvendësimi është në një pozicion të gjenit të IL-7 endogjen të brejtësit, ku gjeni kodues me IL-7 i njeriut ose i humanizuar është nën kontroll të elementëve rregullatorë të IL-7 endogjene të brejtësit.
2 Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 1, i cili zgjidhet nga grupi i përbërë prej një mi i madh me bisht të gjatë, një mi dhe një mi hamster.
3 Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 1 ose 2, ku gjeni kodues me IL-7 i njeriut ose i humanizuar përfshin jo më shumë se pesë eksone të njeriut.
4 Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 1, ku brejtësi është një mi dhe pozicioni i gjenit i modifikuar përfshin një zëvendësim të eksoneve të miut 2, 3, 4, dhe 5 me një segment gjenomik të njeriut që përfshin eksonet 2, 3, 4, 5, dhe 6 të IL-7 të njeriut.
5 Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 1, ku gjeni kodues me IL-7 i njeriut ose i humanizuar përfshin një cADN që kodon një proteinë IL-7 të njeriut ose të humanizuar.
6 Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku IL-7 e njeriut ose e humanizuar shprehet në një model shprehjeje që është i njëjti model shprehjeje siç vëzhgohet për një brejtës të llojit të egër të të njëjtit lloj.
7 Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 6, ku niveli i IL-7 i njeriut ose i humanizuar i shprehur në brejtës është rreth të njëjti nivel të IL-7 të brejtësit në një brejtës të llojit të egër përkatës.
8 Një metodë për prodhimin e një brejtësi me një gjen kodues me IL-7 të njeriut ose të humanizuar, që përfshin modifikimin e linjës embrionale të brejtësit nëpërmjet zëvendësimit të eksoneve 2 deri në 5 të IL-7 të brejtësit me eksonet 2 deri në 6 të IL-7 të njeriut për të formuar një gjen kodues me IL-7 të njeriut ose të humanizuar të rrethuar në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme me sekuencat rregullatore IL-7 endogjene të brejtësit, ku modifikimi është në një pozicion të gjenit të IL-7 endogjen të brejtësit.
9 Metoda e pretendimit 8, ku brejtësi zgjidhet nga grupi i përbërë prej një mi, një mi i madh me bisht të gjatë, dhe një mi hamster.
10 Një pozicion i gjenit IL-7 i humanizuar që përfshin një ekson 1 të IL-7 të brejtësit, një ekson 2 të IL-7 të njeriut, një ekson 3 të IL-7 të njeriut, një ekson 4 të IL-7 të njeriut, një ekson 5 të IL-7 të njeriut dhe një ekson 6 të IL-7 të njeriut, ku pozicioni i gjenit të IL-7 të humanizuar përfshin më tej ospionalisht zona 5 ’ and 3 ’ të papërkthyeshme të IL-7 të brejtësit që rrethojnë eksonin 1 të IL-7 të brejtësit dhe eksonin 6 të IL-7 të njeriut, dhe ku pozicioni i gjenit të IL-7 të humanizuar përfshin më tej ospionalisht një zonë 3 ’ të papërkthyeshme të njeriut, ose pjesë të saj, që është e puthitur me një zonë 3 ’ të papërkthyeshme të brejtësit.
11 Një qelizë që përfshin një pozicion të gjenit të IL-7 të humanizuar të pretenidmit 10.
12 Qeliza e pretendimit 11, e cila është një qelizë burimore embrionale.
13 Një ind i izoluar nga një brejtës i çdonjërit prej pretendimeve 1-7, që përfshin një zëvendësim në një pocion të gjenit të IL-7 endogjen të brejtësit siç përcaktohet në çdonjërin prej pretendimeve 1-7.
14 Indi i pretendimit 13, i cili zgjidhet nga grupi i përbërë prej timik, splenik, epidermal, dhe intestinal.