REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6630 2017.07.12
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.11.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/310 2017.05.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12798623.0 2012.11.12
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2794658 2017.03.15
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201161577327
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Synimmune GmbH Auf der Morgenstelle 15, 72076 Tübingen
(72) Shpikës
Emri Adresa
JUNG, Gundram Schwabstraße 30, 72108 Rottenburg-Wendelsheim , DE
DURBEN, Michael Hans-Geiger-Weg 18, 72076 Tuebingen , DE
GROSSE-HOVEST, Ludger Mauerstraße 19b, 72070 Tuebingen , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Diana SINOJMERI Rr. Shyqyri Ishmi, 24/5/79,Tirane , AL
Diana SINOJMERI Rr. Shyqyri Ishmi, 24/5/79,Tirane , AL
(54) Titull
MOLEKULA BISPECIFIKE TE ANTITRUPAVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Molekulë antitrupash rikombiues bispecifik që përmban një fragment Fab i cili përfshin një pozicion parësor lidhjeje për një antigen parësor, një fragment i një vargu tek Fv, që përshin një pozicion dytësor lidhjeje për një antigen të dytë dhe një domen imunoglobuline CH2, kur fragmenti i Fab përfshin përveç të tjerave rajonin çernier, ku fragmenti Fab dhe fragmenti Fv me varg tek janë të lidhur me anë të një domeni CH2, të paktën një mbetje aminoacide të domenit CH2 që është i aftë të ndërmjetësojë lidhjen me receptorët Fc që mungojnë ose janë të gjymtuar dhe përveç këtyre, mbetjet e aminoacideve të pozicioneve 226 dhe 229 të sekuencës (numërimi i pozicioneve të sekuencës sipas indeksit EU) që mungon ose është i gjymtuar, të paktën një mbetje aminoacidi të rajonit çernierë ose të domenit CH2 që është i aftë të ndërmjetësojë lidhjen me receptorët Fc që mungon apo është i gjymtuar, që është përzgjedhur nga grupi që përmban pozicionin e sekuencës 228, 230, 231, 232, 233, 234, 235, 236, 237, 238, 297, 327 dhe 330 (numërimi i pozicioneve të sekuencës sipas indeksit EU).
2 Molekula e antitrupave e pretendimit 1, a. Ku pozicioni i parë i lidhjes apo pozicioni i dytë i lidhjes lidh një antigen që asociohet me tumor, i. Antigeni që asociohet me tumorin preferon vendosjen në sistemin vaskular të një tumori; dhe/ose ii. Antigeni që asociohet me tumorin preferon të jetë një antigen sipërfaqësor ose një antigen në matriksin ekstracelular; dhe/ose iii. Antigeni që asociohet me tumorin preferohet të përzgjidhet prej grupit që përbëhet nga CD10, CD19, CD20, CD21, CD22, CD25, CD30, CD33, CD34, CD37, CD44v6, CD45, CDw52, nga tyrosine kinase 3 analoge me fms (FLT-3, CD135), c-Kit (CD117), CSF1 R, (CD115), CD133, PDGFR-α (CD140a), PDGFR-β (CD140b), proteoglycan 4 me bazë të sulfatit të hondroitinës (CSPG4, proteoglycan me bazë të sulfatit të hondroitinës e lidhur me melanomën), Muc-1, EGFR, prej 2-7-EGFR, EGFRvIII, proteina lidhëse folate, Her2neu, Her3, PSMA, PSCA, PSA, TAG-72, HLA-DR, IGFR, CD133, IL3R, proteina aktivizuese e fibroblasteve (FAP), karboanhidrase IX (MN/CA IX), antigeni karcino-embrionar (CEA), EpCAM, CDCP1, Derlin1, Tenasina, frizzled 1-10, antigenet vaskulare VEGFR2 (KDR/FLK1), VEGFR3 (FLT4, CD309), Endoglin, CLEC14, Tem1-8, dhe Tie2; dhe/ose b. Ku ose pozicioni i parë lidhës, ose pozicioni i dytë lidhës, preferon të lidhi një molekulë receptore specifike të qelizës T ose NK (qelizë vrasëse natyrale), ku molekula receptore specifike e qelizës T ose NK është mundësisht një prej CD3, qeliza receptore T (TCR), CD28, CD16, NKG2D, Ox40, 4-1 BB, CD2, CD5 dhe CD95, ku TCR është mundësisht TCR (alfa/beta) ose TCR (gama/delta).
3 Molekula e antitrupave të pretendimeve 1 dhe 2, ku i. Fragmenti Fab është lidhur me domenin CH2 me anë të vargut të rëndë CH1 dhe domeneve VH të fragmentit Fab ose me anë të domeneve të vargjeve të lehtë CL dhe VL të fragmentit Fab, ku domenet e vargjeve të rëndë të fragmentit Fab ose domenet e vargjeve të lehtë të fragmentit Fab janë vendosur mundësisht në terminalin N të vargut polipeptid, ku domeni CH2 lidhet mundësisht me fragmentin scFv me anë të domenit variabël të vargut të lehtë (domenit VL) të fragmentit scFv që përfshin pozicionin e dytë të lidhjes ose me anë të domenit variabël të vargut të rëndë (domeni VH) të fragmentit scFv që përfshin pozicionin e dytë të lidhjes; ose ii. Fragmenti Fab që përfshin pozicionin e parë lidhës për antigenin e parë përbëhet mundësisht nga domeni VL i shkrirë në domenin CH1 dhe nga domeni VH i shkrirë në domenin CL, ku domeni CH1 i fragmentit Fab shkrihet mundësisht në domenin CH2, dhe/ose ku vargu VL-CH1 i fragmentit Fab është i vendosur në terminalin N të vargut polipeptid.
4 Molekula e antitrupave të një prej pretendimeve të mëparshme, ku fragmenti Fab është lidhur me domenin CH2 me anë të vargut të rëndë të domeneve CH1 dhe VH të fragmentit Fab.
5 Molekula e antitrupave të pretendimit 4, ku domenet e vargjeve të rëndë të fragmentit Fab janë të vendosur në terminalin N të vargut polipeptid.
6 Molekula e antitrupave të pretendimit 5, ku domeni CH2 është i lidhur me fragmentin scFv me anë të domenit variabël të vargut të lehtë (domeni VL) të fragmentit scFv që përfshin pozicionin e dytë të lidhjes.
7 Molekula e antitrupave të pretendimit 5, ku domeni CH2 është i lidhur me fragmentin scFv me anë të domenit variabël të vargut të rëndë (domeni VH) të fragmentit scFv që përfshin pozicionin e dytë të lidhjes.
8 Molekula e antitrupave e një prej pretendimeve të mëparshme, a. Ku fragmenti Fab përfshin një zonë çernierë; dhe/ose b. Ku pozicioni i parë lidhës lidh një antigen sipërfaqësor të asociuar me tumor dhe pozicioni i dytë lidhës lidh një nga CD3, qelizën receptore T (TCR), CD28, CD16, NKG2D, Ox40, 4-1 BB, CD2, CD5 dhe CD95.
9 Molekula e antitrupave e pretendimit 1, ku një cisteine në një prej dy pozicioneve 226 dhe 229 që mungojnë ose janë të gjymtuar është zëvendësuar nga një aminoacid tjetër (numërimi i pozicioneve të sekuencës sipas indeksit EU).
10 Molekula e antikorpeve e cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, që përmbajnë të paktën një gjymtim të përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga një eliminim i aminoacidit 228, një eliminim i aminoacidit 229, një eliminim i aminoacidit 230, një eliminim i aminoacidit 231, një eliminim i aminoacidit 232, një eliminim i aminoacidit 233, një zëvendësim Glu233→Pro, një zëvendësim Leu234→Val, një eliminim i aminoacidit 234, një zëvendësim Leu235→Ala, një eliminim i aminoacidit 235, një eliminim i aminoacidit 236, një eliminim i aminoacidit 237, një eliminim i aminoacidit 238, një zëvendësim Asp265→Gly, një zëvendësim Asp297→Gln, një zëvendësim Ala327→Gln, dhe një zëvendësim Ala330→Ser (numërimi i pozicioneve të sekuencës sipas indeksit EU).
11 Molekula e antikorpeve e cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku fragmenti Fab është i lidhur me domenin CH2 me anë të një domeni të vargut të rëndë të fragmentit Fab, ose me anë të një domeni të vargut të lehtë të fragmentit Fab, ku domenet e vargjeve të rënda të fragmentit Fab janë mundësisht të vendosura në terminalin N të vargut polipeptid.
12 Një komponim farmaceutik që përfshin një molekulë antikorpesh të tillë siç përcaktohet në një prej pretendimeve të mësipërme.
13 Një molekulë antikorpesh siç përcaktohet në një prej pretendimeve 1 deri 11 për përdorim në trajtimin e një sëmundjeje, ku sëmundja është mundësisht një sëmundje proliferative, ku sëmundja proliferative është mundësisht e përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga dëmtime hemopoetike, siç janë mieloiku akut dhe kronik dhe leoçemia limfatike apo limfomat, tumoret e fortë siç janë tumoret e rrugëve gastrointestinale, të mushkrive,të veshkave, të prostatës, të gjirit, të trurit, të vezoreve, të uterusit, tumoret mesenkimale dhe melanomat.
14 Një acid nukleik që kodifikon një molekulë antitrupash siç përcaktohet në cilindo prej pretendimeve 1 deri 11, ose një vektor që përfshin molekulën në fjalë të acidit nukleik, ose një qelizë pritëse që përfshin molekulën e acidit nukleik në fjalë ose vektorin në fjalë.
15 Një metodë për prodhimin e një molekule antikorpesh sipas një prej cilitdo pretendim nga 1 deri 11, që përfshin shprehjen e një acidi nukleik që kodifikon molekulën e antikorpeve në kushte që lejojnë shprehjen e acidit nukleik, ku molekula e antikorpeve shprehet mundësisht në një qelizë pritëse ose në një sistem pa qelizë.