REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6629 2017.07.12
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.12.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/309 2017.05.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12819051.9 2012.12.20
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2794134 2017.03.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
AT 18602011
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Commerzialbank Mattersburg im Burgenland Aktiengesellschaft, Judengasse 11, 7210 Mattersburg
(72) Shpikës
Emri Adresa
Philipp, Franz Josef Kreitenweg 11, A-7212 Forchtenstein , AT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
(54) Titull
PROCES PER PRODHIMIN E ENERGJISE NGA MATERIALE MBETURINA ME PERMBAJTJE ORGANIKE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Metodë për rikuperimin e energjisë nga mbetjet (1) që përmbajnë substanca organike, ku a) mbetjet (1) që përmbajnë substanca organike i nënshtrohen, në formë të parabluar, një matjeje për identifikimin e komponentëve, dhe për përcaktimin e raportit midis pjesës së materialit që përmban karbon dhe pjesës së materialit që përmban silikat, për tu siguruar që, nën efektin e shtimit të mundshëm të një materiali (3) që përmban karbon dhe/ose silikat, raporti i materialit që përmban karbon me materialin që përmban silikat të jetë rreth 90% deri në rreth 10% në mbeturinat e destinuara për një transformim të mëtejshëm. b) në vazhdim të procesit, kryhet një matje e vazhdueshme e pjesëve (5) të materialit që përmban karbon dhe materialit që përmban silikat, c) mbetjet (1) që përmbajnë substanca organike kalojnë një bluarje më të madhe (2), dhe përzihen (4a) me materiale shtesë (3) që përmbajnë tektosilikate, duke vazhduar bluarjen deri në rangun e mikronit, d) vazhdohet me presimin (6a) e përzierjes së mbetjeve të bluara, me shtimin e filosilikateve, (7a) me një ngrohje (6b) të përzierjes dhe ndarjen (6c) e kesaj të fundit në faza individuale të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë, dhe mbas kësaj përzihen (8a) mbetjet e ngurta me filosilikatet që shtohen (7b), dhe peletizohen (8b) e) peletat e prodhuara i nënshtrohen një pirolize (9) dhe f) gjatë pirolizës substancat e gazta të përftuara dërgohen në një rezervuar (10) dhe/ose në një proces të kombinuar në pompa nxehtësie (11), karakterizuar në atë që g) substancat e ngurta të përftuara gjatë pirolizës kalojnë përmes një njësie (12) për ndarjen e materialeve që përmbajnë silikat nga materialet që përmbajnë karbon, materialet që përmbajnë karbon të përftuara në këtë mënyrë ruhen në formë produkti të përfunduar (13).
2 Metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që matja e komponentëve individual (5) kryhet me anë të një difraktometri me metodën e pluhurit.
3 Metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që materialet që përmbajnë silikat të përftuar gjatë ndarjes (12) së materialit që përmban silikat nga materiali që përmban karbon, rikthehet në etapën a).
4 Metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që substancat e gazta të përftuara si rezultat i ndarjes (6c), në etapën d), dërgohen eventualisht në të njëjtën kohë me substancat e gazta të përftuara në etapën c), në rezervuarin (10) dhe/ose në një proces të kombinuar në pompa nxehtësie (11).
5 Metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ndarja (6c) në etapën d), të substancave të ngurta, të lëngshme dhe të gazta, kryhet përmes një lëvizjeje rrotulluese.