REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6620 2017.07.11
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.07.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/289 2017.05.23
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.08.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13003658.5 2013.07.20
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2826357 2017.04.19
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
V.I.T. S.A. Processing Equipment Sindos Industrial Area, P.O. Box 210, 570 22 Thessaloniki
(72) Shpikës
Emri Adresa
Tsikis, Stefanos A. Papandreou 9C, Kalamaria, 551 32 Thessaloniki , GR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
Vladimir NIKA Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL
(54) Titull
MAKINE PER PRERJEN E GJETHEVE TE DUHANIT ME MBAJTJEN E KERCELLIT PER BIME TE TIPIT ORIENTAL PER KORRJEN DHE GRUMBULLIMIN E GJETHEVE NE KOSHA GRUMBULLIMI RRJETE ME KONVEJER PNEUMATIK
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Makinë për prerjen e gjetheve të duhanit me kërcell për mbajtjen e bimës të tipit oriental për korrjen dhe mbledhjen e gjetheve në shporta grumbullimi rrjetë me transport pneumatik, që përfshin: një mekanizëm për rregullimin e lartësisë së prerjes dhe të vendosjes paralele të planit të prerjes me tokën (figura 3.5, 3.6, 3.7); një bosht rrotullues me fletë elastike për hapjen e gjetheve, duke lehtësuar prerjen e tyre (Fig 2.H-J); një mekanizëm prerjeje që përmban një bosht rrotullues me pjesë drejtvizore fleksibël plastike në të njëjtin drejtim prerjeje si drejtimi i lëvizjes së automjetit, si dhe me pjesë drejtvizore fleksibël plastike me drejtim prerjeje pingul me drejtimin e lëvizjes së mjetit (figura 3, figura 2); boshte rrotulluese (figura 1.5, figura 5.3) me fletë elastike që drejtojnë gjethet drejt kanaleve të zhvendosjes pneumatike; kanale të zhvendosjes pneumatike, që drejtojnë gjethet e prera në shportat e grumbullimit (figura 1.2. figura 3.1, Figura 4.1); shporta rrjetë ku grumbullohen gjethet e prera (figura 1.6, figura 3.2, figura 4.2); një automjet ku janë montuar këto mekanizma duke i furnizuar me energji për lëvizjen dhe funksionimin e pjesëve të makinës (figura 3, figura 4); një mekanizëm për mbajtjen e kërcellit të bimës gjatë prerjes së gjetheve që ka katër rripa horizontal, dy në çdo anë.
2 Makinë për prerjen e gjetheve të duhanit sipas Pretendimit 1, karakterizuar nga mekanizmi i rregullimit të lartësisë së prerjes dhe të vendosjes paralele të planit të prerjes me tokën që përmban: A) cilindra hidraulik (figura 3.6, 4.6, 6.1) që zhvendosin lart ose poshtë mbajtëset (figura 3.5, 4.5, 6.2) ku janë vendosur bazat (figura 3.3, 4.3, 6.6) që mbajnë mekanizmat e lartpërmendura duke rregulluar kështu lartësinë e prerjes; B) një sensor këndi (figura 1.9) i montuar në një nga bazat, që detekton animin e bazave; C) një motor (Fig 3.8, 4.8, 6.4) që mer udhëzime nga sensori, në mënyrë që të rrotulloj një vidë (figura 3.7, 4.7, 6.3) artikuluar në një anë (Fig 3.9, 4.9, 6.5) në kulmin e bazave, ky rrotullim i pershtatshëm i vidës shkakton zhvendosjen e mbajtëses, duke modifikuar animin e bazave duke i mbajtur gjithmon paralel me tokën.
3 Makinë për prerjen e gjetheve të duhanit sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar nga mbledhja mekanike e gjetheve të prera dhe transferimin e tyre në shporta grumbullimi që tërhiqen nga një mekanizëm i përbërë nga dy boshte rrotulluese me fletë elastike, të vendosur nën mekanizmin e prerjes dhe në çdo anë të trungut të bimës duke i çuar gjethet e prera drejt vrimës së hyrjes ( Figura 1.8) së kanaleve pneumatike të transferimit (figura 1.2, figura 3.1. figura 4.1); mekanizmi sipas Pretendimit 3, karakterizohet gjithashtu nga dy kanale transferimi pneumatik duke i çuar gjethet drejt koshave të grumbullimit (figura 1.6, figura 3.2, figura 4.2) çka realizohet me forcën e ajrit të prodhuar nga një ventilator (figura 1.1) i vendosur në fillim të çdo kanali transferimi dhe duke krijuar një thithje në vrimën e hyrjes të gjetheve (figura 1.8), duke i tërhequr gjethet e prera brenda kanalit dhe duke i shtyrë pastaj drejt shportave.
4 Makinë për prerjen e gjetheve të duhanit sipas çdonjerit prej pretendimeve nga 1 deri në 3, karakterizuar nga mbledhja e gjetheve të prera në shporta grumbullimi rrjetë të montuara në dalje të kanaleve të transferimit pneumatik, shportat jane dy tipesh: A) për mbledhjen dhe transportin e gjetheve të duhanit (figura 3.2); B) për grumbullimin, transportin dhe vendosjen e gjetheve brenda tyre për tharjen e tyre (figura 4.2).