REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6538 2017.06.01
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.10.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2017/281 2017.05.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2017.07.26
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13802858.4 2013.10.21
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2964726 2017.04.05
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
CZ 20130677
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
HEDVIGA GROUP, a.s. Husova 464, 738 01 Frýdek, Frýdek-Místek
(72) Shpikës
Emri Adresa
CUBER, Petr Na Osinách 247/8, 736 01 Haví ov- ivotice , CZ
PULLMANOVÁ, Monika Na Slezance 330/5, 739 32 Vratimov , CZ
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
FATOS DEGA NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL
(54) Titull
METODË PËR PRODHIMIN E NJË LËNDE DJEGËSE PËR QËLLIME ENERGJITIKE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Metodë për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike në të cilën një material karbonik përpunohet me anë të shpërbërjes termike në mungesë të flakës, kur një ngarkesë materiali vendoset brënda hapësirës së një ene të lëvizshme dhe ena e lëvizshme ngrohet në një hapësirë të nxehur në mënyrë të përshtatshme, ndërsa një vrimë daljeje dhe një tubacion gazi (7) për nxjerrjen e gazeve të gjeneruara me anë të shpërpërjes termike lidhet te ena e lëvizshme gjatë të paktën disa fazave të shpërbërjes termike të ngarkesës dhe me ndihmën e saj gazet e gjeneruara nga ngarkesa tërhiqen për përpunim të mëtejshëm, derisa nga ngarkesa e materialit në enën e lëvizshme të mbetet përfundimisht një mbetje e ngurtë, për shembuull grimca karbonike si lëndë djegëse për qëllime energjitike, që karakterizohet nga ajo se ena e lëvizshme e përdorur është një enë me presion (1) me një vrimë daljeje gazi (5), që mbyllet pasi futet ngarkesa dhe ena vendoset në njësinë parangrohëse (2), vrima e daljes së gazeve të saj (5) lidhet te një tubacion gazi (7) dhe para dhe/ose pas lidhjes së sipërpërmendur, ajri i pranishëm dhe gazet e krijuara tërhiqen nga ena me presion (1) nëpërmjet vrimës së daljes së gazeve (5) dhe me anë të kësaj, presioni në enën me presion (1) ulet tek 2 deri 5 kPa, ena me presion (1) në gjendje të lidhur te tubacioni i gazit (7) parangrohet deri në temperaturën 90 deri 120 °C, ku parangrohja bëhet për 60 deri 120 minuta dhe gjatë kësaj periudhe kohe presioni në tubacionin e gazit të lidhur (7) mbahet në 2 deri 5 kPa dhe përzierja e gaztë e çliruar me anë të shpërpërjes termike të ngarkesës në enën me presion (1) tërhiqet nëpër tubacionin e gazit (7) pas së cilës vrima e daljes së gazeve (5) mbyllet dhe zgjidhet (nga lidhja), presioni i enës (1) në gjendje të mbyllur zhvendoset te një njësi tjetër, domethënë te një njësi nxehëse (3), hapësirë në të cilën ndodh nxehja në një temperature më të lartë, por jo më shumë se 550 °C, dhe këtu vrima e daljes së gazeve (5) e enës me presion (1) lidhet gjithashtu te tubacioni i gazit (7), vrima e daljes së gazeve (5) hapet dhe ena me presion (1) nxehet maksimalisht për 180 minuta, dhe gjatë kësaj periudhe kohe presioni në tubacionin e gazit të lidhur (7) mbahet në 2 deri 5 kPa dhe përzierja e gaztë e gjeneruar në enën me presion (1) tërhiqet nëpërmjet këtij tubacioni gazi (7).
2 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike 1, që karakterizohet nga ajo se gazet që dalin nga ngarkesa lejohet të çlirohen lirisht gjatë parangrohjes, si edhe gjatë nxehjes së enës me presion (1), dhe të paktën gazet e çliruara në stadin e nxehjes së enës me presion (1) lejohet të kalojnë te ftohësi (17), ku bëhet ftohja e tyre deri në temperaturën maksimalisht 60 °C, gjatë së cilës izolohet kondensati vajor, dhe përzierja e gaztë e pakondensuar lejohet të dalë më pas gjatë tubacionit të gazit (7), përzierja e gaztë e pakondensuar me fraksione të ndryshme nga përpunimi termik i ngarkesës mblidhet në një hapësirë ruajtjeje, për shembull në rezervuarin e gazit (19) me volum të barabartë me katër deri në gjashtë herë volumin e brendshëm të enës me presion (1), ku ajo përzihet për të paktën 10 minuta pa ngrohje të mëtejshme dhe pastaj, me kusht që përmbajtja e përbërësve të djegshëm në përzierjen e gaztë të mbledhur të arrijë tashmë të paktën 20 % në volum dhe të arrihet një vlerë ngrohjeje minimale të paktën 10 MJ/m3, përzierja e gaztë lejohet të dalë nga hapësira e ruajtjes, në një kohë kur gjatë mbledhjes dhe daljes së përzierjes së gaztë ruhet gjithashtu presioni 2 deri 5 kPa.
3 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimeve 1 dhe 2, që karakterizohet nga ajo se hapësirat nxehëse të njësive nxehëse (2,3) ruhen në mënyrë të vazhdueshme në gjendje të nxehtë dhe ngarkesa futet të paktën në dy enë me presion (1) dhe ato nxehen në mënyrë të shkallëzuar, në mënyrë të tillë që pas heqjes së një ene me presion (1), një tjetër enë me presion (1) vendoset në vend të saj.
4 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimit 3, që karakterizohet nga ajo se ngarkesa futet në sistem në më shumë se dy enë me presion (1), ku të paktën disa prej të cilave nxehen në mënyrë të shkallëzuar, në mënyrë të tillë që pas heqjes së disa enëve me presion (1), ato zëvendësohen me enë me presion të tjera (1), me temperaturë dhe përmbajtje që i korrespondojnë shkallës përkatëse të procedurës.
5 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimit 3, që karakterizohet nga ajo se një bartës nxehtësie i lëngshëm (8), me të cilin është pjesërisht e mbushur hapësira që rrethon enën me presion (1) gjatë ngrohjes, përdoret për ngrohjen e enës me presion (1), ndërsa në rastin e nxehjes, ena me presion (1) nxehet gjithashtu edhe me ndihmën e të paktën një burimi nxehtësie shtesë që funksionon sipas një parimi ngrohës tjetër, për shembull element ngrohës elektrik (10).
6 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimit 5, që karakterizohet nga ajo se bartësi i nxehtësisë i lëngshëm (8) që parangroh enën me presion (1) është të paktën përkohësisht i ndërlidhur me bartësin e nxehtësisë të lëngshëm (8) që nxeh një enë me presion tjetër (1) në një vend tjetër të pajisjes në një temperature më të lartë, në mënyrë të tillë që duke përdorur ndërlidhjen e sipërpërmendur, krijohet një qark qarkullimi për qarkullimin e bartësit të nxehtësisë të lëngshëm (8) nga vendi i parangrohjes te vendi i nxehjes dhe bartësi i nxehtësisë i lëngshëm (8) lejohet të qarkullojë të paktën përkohësisht nëpër këtë qark qarkullimi gjatë procesit të përpunimit termik të ngarkesës, kur ndërkohë shpejtësia e rrjedhjes nëpër qarkun e qarkullimit kontrollohet siç duhet.
7 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimit 5, që karakterizohet nga ajo se pasi tërhiqet nga ena me presion (1) një sasi ekonomike e përzierjes së gaztë të gjeneruar, vrima e daljes së gazeve (5) të enës me presion (1) të nxehur, mbyllet, zgjidhet, dhe ena me presion (1) çvendoset nga vendi për nxehje, domethënë nga njësia nxehëse (3), përsëri te vendi për parangrohje, domethënë te njësia parangrohëse (2), ku lejohet që ajo të transferojë nxehtësinë e saj mbrapsht te bartësi i nxehtësisë i lëngshëm (8) për periudhën e kohës ekonomike.
8 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimeve 5 deri 7, që karakterizohet nga ajo se në fillim të procesit, të paktën një enë me presion (1) vendoset te bartësi i nxehtësisë i lëngshëm (8) dhe enët me presion pranë saj (1) vendosen këtu në mënyrë të shkallëzuar krah njëra tjetrës dhe/ose duke këmbyer vendet, ndërsa gazet e gjeneruara tërhiqen në mënyrë të vazhduar, dhe kjo bëhet në sasi të tilla enësh me presion (1) dhe zgjat deri të prodhohet sasia e caktuar e përzierjes së gaztë.
9 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimit 8, që karakterizohet nga ajo se bartësi i nxehtësisë i lëngshëm (8) që përdoret për ngrohjen e enëve me presion (1) është një lëng me bazë nafte, që ngrohet në temperaturën nga 120 deri 300 °C dhe temperatura e tij mbahet në këtë interval temperature gjatë periudhës së tërheqjes së vazhduar të gazeve të gjeneruara nga enët me presion (1).
10 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimeve 8 dhe 9, që karakterizohet nga ajo se të paktën një këmbyes nxehtësie (15) lidhet te një pjesë e pajisjes që përmban bartësin e nxehtësisë të lëngshëm (8) dhe bartësi i nxehtësisë i lëngshëm (8) lejohet të rrjedhë të paktën përkohësisht nëpër këtë këmbyes nxehtësie (15), si të paktën njëri nga mjediset punuese të tij, kur ndërkohë temperatura e disa mjediseve që përmban pajisja kontrollohet duke përdorur nxehtësinë e fituar ose të kthyer nga bartësi i nxehtësisë i lëngshëm (8) me anë të këtij këmbyesi nxehtësie (15), dhe se mjedisi i kontrolluar në këtë mënyrë kalohet nëpër këtë këmbyes nxehtësie (15) si mjedisi punues i dytë i tij.
11 Metoda për prodhimin e një lënde djegëse për qëllime energjitike sipas pretendimeve 1 deri 10, që karakterizohet nga ajo se përzierja e gaztë e prodhuar shtypet në presionin nga 2 kPa deri 20 000 kPa dhe në këtë gjendje ruhet për përdorim të mëtejshëm, dhe/ose kur ajo është në presion 2 deri 5 kPa nxirret për t’u djegur si lëndë jegëse, për shembull për një njësi kogjenerimi (20).